-
Our work
-
Fields of work
- Arms control
- Border management
- Combating trafficking in human beings
- Conflict prevention and resolution
- Countering terrorism
- Cyber/ICT Security
- Democratization
- Economic activities
- Education
- Elections
- Environmental activities
- Gender equality
- Good governance
- Human rights
- Media freedom and development
- Migration
- National minority issues
- Policing
- Reform and co-operation in the security sector
- Roma and Sinti
- Rule of law
- Tolerance and non-discrimination
- Youth
- Field operations
- Projects
-
Meetings and conferences
- Summit meetings
- Review Conferences
- Ministerial Council meetings
- Plenary meetings of the Permanent Council
- Plenary Meetings of the Forum for Security Co-operation
- Security Review Conferences
- Annual Implementation Assessment Meetings
- Economic and Environmental Forum
- Economic and Environmental Dimension Implementation Meetings
- Human rights meetings
- Media conferences
- Cyber/ICT security conferences
- Conference of the Alliance against Trafficking in Persons
- Gender Equality Review Conferences
- Annual OSCE Mediterranean conferences
- Annual OSCE Asian conferences
- Partnerships
-
Fields of work
-
Countries
- All
-
Participating States
- Albania
- Andorra
- Armenia
- Austria
- Azerbaijan
- Belgium
- Belarus
- Bosnia and Herzegovina
- Bulgaria
- Canada
- Croatia
- Cyprus
- Czech Republic
- Denmark
- Estonia
- Finland – OSCE Chairpersonship 2025
- France
- Georgia
- Germany
- Greece
- Holy See
- Hungary
- Iceland
- Ireland
- Italy
- Kazakhstan
- Kyrgyzstan
- Latvia
- Liechtenstein
- Lithuania
- Luxembourg
- Malta
- Moldova
- Monaco
- Mongolia
- Montenegro
- The Netherlands
- North Macedonia
- Norway
- Poland
- Portugal
- Romania
- Russian Federation
- San Marino
- Serbia
- Slovakia
- Slovenia
- Spain
- Sweden
- Switzerland
- Tajikistan
- Türkiye
- Turkmenistan
- Ukraine
- United Kingdom
- United States of America
- Uzbekistan
- Asian Partners for Co-operation
- Mediterranean Partners for Co-operation
-
Structures and institutions
- Chairpersonship
-
Secretariat
- Secretary General
- Office of the Secretary General
- Conflict Prevention Centre
- Transnational Threats Department
- Office of the Special Representative and Co-ordinator for Combating Trafficking in Human Beings
- Office of the Co-ordinator of OSCE Economic and Environmental Activities
- Gender Issues Programme
- Opportunities for Youth
- Department of Human Resources
- Department of Management and Finance
- Office of Internal Oversight
- Documentation Centre in Prague
- Institutions
-
Field operations
- Presence in Albania
- Centre in Ashgabat
- Programme Office in Astana
- Programme Office in Bishkek
- Mission to Bosnia and Herzegovina
- Programme Office in Dushanbe
- Mission in Kosovo
- Mission to Moldova
- Mission to Montenegro
- Mission to Serbia
- Mission to Skopje
- Project Co-ordinator in Uzbekistan
- Closed field activities
- Parliamentary Assembly
- Court of Conciliation and Arbitration
- Organizational structure
- About us
Press release
Kryesuesi i OSBE-së Osmani vizitoi Kosovën, bëri thirrje për dialog si rruga e duhur përpara
- Data:
- Place:
- PRISHTINË/PRIŠTINA
- Burimi:
- OSCE Chairpersonship
PRISHTINË, 26 maj 2023 — Kryesuesi i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, përfundoi vizitën e tij njëditore gjatës së cilës u takua me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe vizitoi Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Në qendër të bisedimeve të tij ishin zhvillimet e fundit dhe situata e sigurisë në veri të Kosovës. Kryesuesi Osmani u bëri thirrje të dy palëve që të ulin tensionet dhe të shmangin armiqësitë e mëtejme. Gjatë vizitës, ai foli edhe për mbështetjen e Misionit të OSBE-së për reformat e vazhdueshme në promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e sigurisë publike. Angazhimi me të rinjtë dhe roli i të rinjve në promovimin e dialogut dhe ndërtimit të besimit ishte gjithashtu fokus i rëndësishëm i vizitës.
“Është thelbësore që të zvogëlohen tensionet në terren në veri të Kosovës, për t’i dhënë hapësirë procesit politik të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. OSBE-ja është e gatshme të vazhdojë të mbështesë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Dialogut”, tha Kryesuesi Osmani.
Gjatë vizitës së tij në Misionin e OSBE-së, Shefi i Misionit Michael Davenport dhe zyrtarë të tjerë informuan z. Osmani për aktivitetet programore të Misionit.
“Mbështetja e aktiviteteve të misioneve në terren është prioritet kyç i kryesimin tonë të OSBE-së. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka kredibilitet dhe besim te njerëzit dhe institucionet, gjë që është vendimtare për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit,” tha Osmani. “Dua të shpreh vlerësimin tim për punën e përkushtuar të Misionit në forcimin e sundimit të ligjit, mbështetjen e institucioneve demokratike dhe angazhimin për një mjedis më të sigurt për të gjitha komunitetet.”
Kryesuesi arriti ta shohë ndikimin e punës së Misionit gjatë vizitës së tij në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku së bashku me kryeministrin Kurti u takua me kadetë policorë nga të gjitha komunitetet.
“Jam impresionuar me punën që pashë sot në Akademi, në aftësimin e gjeneratës së ardhshme të kadetëve të policisë, gra e burra, në shërbim të komunitetit të tyre lokal. Të gjithë përfitojnë nga një forcë e larmishme policore,” tha ai.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Akademisë së të Rinjve të OSBE-së, që është një nga projektet kryesore të Misionit, Osmani e vlerësoi lart këtë model të suksesshëm të angazhimit të të rinjve në vendimmarrje dhe promovimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse, i cili model, sipas tij, mund të përsëritet edhe gjetiu.
“Nëse njëmend e duam pajtimin në këtë rajon, të rinjtë tanë duhet të jenë ura drejt një të ardhmeje më të ndritur,” tha Osmani. “Mesazhi im është se brezi i ri ka rol kritik në ndërtimin e paqes. Si Kryesues i OSBE-së do të jem gjithmonë i gatshëm t’i amplifikoj zërat e të rinjve në formësimin e së ardhmes së tyre.”