Skip Links

Media advisory

Kryetarja e Radhës së OSBE-së, Ann Linde, do të jetë për vizitë në Shqipëri

Data:
Place:
STOKHOLM
Burimi:
Chairpersonship sources

STOKHOLM, 3 tetor 2021 — Kryetarja e Radhës së OSBE-së, njëkohësisht Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, do të jetë për vizitë në Shqipëri më datë 5 tetor 2021.

Kryetarja do të diskutojë për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të Shqipërisë, me homologët Shqiptarë.

Kryetarja Linde do të takojë Presidentin Ilir Meta dhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Kryetarja do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta. Takimi ndërmjet dy ministreve do të ndiqet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40 në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ajo do të takohet gjithashtu me Kryetaren e Kuvendit, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

Për hollësi të mëtejshme në lidhje me konferencën për shtyp, ju lutemi të kontaktoni Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Për më shumë informacion rreth Kryesisë Suedeze të OSBE-së për vitin 2021, ju lutemi të lundroni në faqen zyrtare të OSBE-së: https://www.osce.org/chairmanship.