Skip Links

Press release

Kryesuesi i OSBE-së Moavero dhe Sekretari i Përgjithshëm Greminger përshëndesin marrëveshjen historike ndërmjet Athinës dhe Shkupit

Data:
Place:
ROMË/VJENË
Burimi:
OSCE Chairpersonship, OSCE Secretary General, OSCE Mission to Skopje
Fields of work:
Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve

ROMË/ VJENË – Kryesuesi i OSBE-së, Ministri i jashtëm i Italisë, Enzo Moavero Milanesi dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger përshëndetën njoftimin mbi marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Athinës dhe Shkupit, të cilën e vlerësuan si një hap të madh drejt avancimit të stabilitetit rajonal. 

“Urime Kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaevit për udhëheqjen dhe angazhimin e tyre ndaj këtij procesi të rëndësishëm për të dy vendet, për Evropën Juglindore dhe për Evropën në tërësi", tha Kryesuesi Moavero. "Kjo është një mundësi unike që duhet të shfrytëzohet dhe ndërtohet më tej.”   

Sekretari i Përgjithshëm Greminger theksoi rëndësinë e dialogut dhe kompromisit në këtë proces. "Kjo marrëveshje historike tani mund të shpie në një zgjidhje afatgjatë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe rajonit në tërësi".

Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu shprehu vlerësimin e tij ndaj Kombeve e Bashkuara, të cilët kanë udhëhequr me përpjekjet e ndërmjetësimit për të zgjidhur këtë çështje për më gjatë se 25 vjet.

 


Contacts

Communication and Media Relations Section

OSCE Secretariat

Giovanni Davoli

Press Officer of the Italian Chairmanship

Ministry for Foreign Affairs and International Cooperation - Rome