Publications
Transporti i veçantë për komunitetet në Kosovë- Analizë e Politikave
Publishing date: 4 mars 2015
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: National minority issues
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Qëllimi i kësaj analize të politikave është që të paraqesë gjendjen aktuale të transportit humanitar me autobus (THA) me qëllim të informimit të vendimmarrësve dhe mbështetjen e avokimit të Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për politika të qëndrueshme lidhur me transportin e subvencionuar pa pagesë për komunitetet.
Shqyrtim i rasteve të riuzurpimit të paligjshëm në Kosovë
Publishing date: 19 shkurt 2015
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Në këtë raport shtjellohet reagimi i prokurorisë dhe gjykatave ndaj rasteve të riuzurpimit të paligjshëm të pronave nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Pronës dhe jepet një vlerësim i trajtimit të përgjithshëm të këtyre rasteve nga sistemi
Siguria në komunitetin tonë- Broshurë informimi për policimin në komunitet në veri të Kosovës
Publishing date: 11 dhjetor 2014
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Policimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë merret me ndërtimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës dhe forumeve për siguri në bashkësi, si dhe me monitorimin dhe avokimin e zbatimit të Strategjisë për Siguri në Bashkësi dhe Planit të Veprimit 2011-2016. Me synim që të krijojë bashkëpunimin lokal dhe rritjen e besimit të publikut në Policinë e Kosovës, “Broshura Informative mbi policimin në bashkësi në veri të Kosovës" është prezantuar në dhjetor të vitit 2014. Broshura shpjegon filozofinë e policimit në bashkësi me metodat e aplikuara në praktikë, duke e plotësuar atë me shembuj ilustrativ mbi partneritetin dhe bashkëpunimin në mes të policisë dhe qytetarëve në tërë Kosovën.
Vlerësim i procesit të kthimit vullnetar në Kosovë
Publishing date: 4 dhjetor 2014
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: National minority issues
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti ofron një pasqyrë të gjendjes aktuale lidhur me kthimin vullnetar në Kosovë, përfshirë zhvendosjen, si rezultat i konfliktit, të personave në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe brenda vetë Kosovës. Raporti konstaton se ndërsa ka pasur disa përmirësime që nga viti 2012, procesi i kthimit është i ndikuar nga çështjet pronësore të pazgjidhura, vështirësitë administrative në aplikimet për ndihmë dhe nga marrëdhëniet problematike ndër-komunitare dhe incidentet e sigurisë në disa lokacione të kthimit
Monitoruesi i Drejtesise- Edicioni i parë
Publishing date: 8 tetor 2014
Content type: Botim periodik / Gazetë / Revistë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitoruesi i Drejtësisë është publikim gjashtëmujor i gjetjeve të monitoruesve të OSBE-së në gjykatat e shkallës së parë në Kosovë (Gjykatat themelore). Monitoruesi i Drejtësisë synon që politikbërësve dhe akterëve të sektorit të drejtësisë t’u sigurojë treguesit e duhur, të cilët ndryshe nuk do të ishin në dispozicion, për t’i ndihmuar në identifikimin e mangësive të përputhshmërisë në ndarjen e drejtësisë, si dhe për ta përcjellë progresin e arritur në përmirësimin e mangësive në fjalë.
Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve në Kosovë
Publishing date: 5 gusht 2014
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti ofron një vlerësim të lirisë së mediave në Kosovë, zbatimin e kornizës ligjore në fuqi që siguron lirinë e shprehjes dhe të medias, qasjen në informacion, mbrojtjen e burimeve të gazetarëve, standardet profesionale të raportimit dhe nivelit të vetë-cenzurës / cenzurës në media, përfshirë kërcënimet dhe frikësimet e gazetarëve. Raporti gjithashtu vlerëson punën e institucioneve të medias në mbrojtjen e lirisë së medias. Raporti ngritë dy çështje kryesore: e para në lidhje me sfidat dhe shkeljet e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë, dhe e dyta kërkon përgjigjet ndaj shkeljeve dhe sfidave të lirisë së shprehjes dhe të medias dhe sigurisë së gazetarëve.
Vlerësim i mekanizmave të nivelit lokal për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve në Kosovë
Publishing date: 27 qershor 2014
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i vlerëson katër mekanizmat e nivelit lokalë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve – zyrën komunale për komunitete dhe kthim, komitetin për komunitete, nënkryetarin e komunës për komunitete dhe zëvendëskryetarin e kuvendit komunal për komunitete – dhe ofron një shqyrtim të kornizës ligjore dhe të politikave dhe të themelimit e të funksionimin praktik.
Respektimi i të drejtave gjuhësore nga komunat e Kosovës
Publishing date: 23 qershor 2014
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti vë në fokus fushat prioritare në të cilat OSBE-ja ka identifikuar mangësi në pajtueshmërinë komunale me kornizën ligjore dheë njëkohësisht vlerëson mekanizmin e sapoformuar – Zyrën e Komisionerit për Gjuhët.
Misioni i OSBE-së në Kosovë Të dhëna për misionin 2014
Publishing date: 31 mars 2014
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë promovon të drejtat e njeriut, qeverisjen e mirë dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë përmes monitorimit dhe përkrahjes së punës së institucioneve lokale. I themeluar në vitin 1999, Misioni paraqet edhe praninë më të madhe në teren të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Doracak për mbikëqyrjen e buxhetit për komisionet e Kuvendit të Kosovës
Publishing date: 28 prill 2014
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky Doracak ua prezanton anëtarëve dhe stafit të komisioneve të Kuvendit të Kosovës praktikën e re të ushtrimit të mbikëqyrjes buxhetore. Doracaku ofron udhëzim se si të përgatitet dhe zhvillohet detyra mbikëqyrëse e komisionit në shpenzimet buxhetore të ministrive të linjës. Në vijim të kësaj hyrjeje, Kapitulli 2 përvijon ciklin buxhetor në Kosovë dhe përshkruan rolin e Kuvendit të Kosovës në këtë proces. Në vazhdim, ai sqaron shkaqet pse komisionet funksionale duhet të angazhohen në mbikëqyrje të buxhetit. Kapitulli 3 jep këshilla praktike dhe udhëzime hap-pas-hapi të mbikëqyrjes buxhetore. Doracaku është zhvilluar duke u bazuar në punën e suksesshme të Komisioni të Kuvendit për Punë të Brendshme dhe Siguri në mbikëqyrjen buxhetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.