-
Our work
-
Fields of work
- Arms control
- Border management
- Combating trafficking in human beings
- Conflict prevention and resolution
- Countering terrorism
- Cyber/ICT Security
- Democratization
- Economic activities
- Education
- Elections
- Environmental activities
- Gender equality
- Good governance
- Human rights
- Media freedom and development
- Migration
- National minority issues
- Policing
- Reform and co-operation in the security sector
- Roma and Sinti
- Rule of law
- Tolerance and non-discrimination
- Youth
- Field operations
- Projects
-
Meetings and conferences
- Summit meetings
- Review Conferences
- Ministerial Council meetings
- Plenary meetings of the Permanent Council
- Plenary Meetings of the Forum for Security Co-operation
- Security Review Conferences
- Annual Implementation Assessment Meetings
- Economic and Environmental Forum
- Economic and Environmental Dimension Implementation Meetings
- Human rights meetings
- Media conferences
- Cyber/ICT security conferences
- Conference of the Alliance against Trafficking in Persons
- Gender equality conferences
- Annual OSCE Mediterranean conferences
- Annual OSCE Asian conferences
- Partnerships
-
Fields of work
-
Countries
- All
-
Participating States
- Albania
- Andorra
- Armenia
- Austria
- Azerbaijan
- Belgium
- Belarus
- Bosnia and Herzegovina
- Bulgaria
- Canada
- Croatia
- Cyprus
- Czechia
- Denmark
- Estonia
- Finland – OSCE Chairpersonship 2025
- France
- Georgia
- Germany
- Greece
- Holy See
- Hungary
- Iceland
- Ireland
- Italy
- Kazakhstan
- Kyrgyzstan
- Latvia
- Liechtenstein
- Lithuania
- Luxembourg
- Malta
- Moldova
- Monaco
- Mongolia
- Montenegro
- The Netherlands
- North Macedonia
- Norway
- Poland
- Portugal
- Romania
- Russian Federation
- San Marino
- Serbia
- Slovakia
- Slovenia
- Spain
- Sweden
- Switzerland
- Tajikistan
- Türkiye
- Turkmenistan
- Ukraine
- United Kingdom
- United States of America
- Uzbekistan
- Asian Partners for Co-operation
- Mediterranean Partners for Co-operation
-
Structures and institutions
- Chairpersonship
-
Secretariat
- Secretary General
- Office of the Secretary General
- Conflict Prevention Centre
- Transnational Threats Department
- Office of the Special Representative and Co-ordinator for Combating Trafficking in Human Beings
- Office of the Co-ordinator of OSCE Economic and Environmental Activities
- Gender Issues Programme
- Opportunities for Youth
- Department of Human Resources
- Department of Management and Finance
- Office of Internal Oversight
- Documentation Centre in Prague
- Institutions
-
Field operations
- Presence in Albania
- Centre in Ashgabat
- Programme Office in Astana
- Programme Office in Bishkek
- Mission to Bosnia and Herzegovina
- Programme Office in Dushanbe
- Mission in Kosovo
- Mission to Moldova
- Mission to Montenegro
- Mission to Serbia
- Mission to Skopje
- Project Co-ordinator in Uzbekistan
- Closed field activities
- Parliamentary Assembly
- Court of Conciliation and Arbitration
- Organizational structure
- About us
Press release
Në fjalimin e parë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Kurz, thekson nevojën për aksion të vendosur
- Data:
- Place:
- VJENË
- Burimi:
- Permanent Council
VJENË, 14 korrik 2016 – Në fjalimin e tij të parë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Kryetari i ardhshëm i Radhës i OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, tha se lufta kundër radikalizimit do të jetë përparësia kryesore e Austrisë gjatë kryesisë së OSBE-së në 2017-n.
Në paraqitjen e programit të kryesisë austriake, ministri Kurz nënvizoi tri kërcënime madhore ndaj sigurisë dhe stabilitetit, me të cilat përballen sot të gjitha Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së dhe Partnerët për Bashkëpunim: shtimi i vazhdueshëm i konflikteve ushtarake; rritja e kërcënimit ndaj sigurisë së brendshme përmes radikalizimit dhe terrorizmit; thellimi i mungesës së besimit ndërmjet shteteve dhe ndërmjet qytetarëve, nga njëra anë, si edhe institucioneve shtetërore dhe organizatave që kanë nevojë të mbrojnë të drejtat dhe vlerat e tyre, nga ana tjetër.
“Përhapja e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm është një nga sfidat më të mëdha të kohërave tona“, theksoi ministri. “OSBE-ja duhet të përdorë të gjitha instrumentet në dispozicion dhe të fokusohet në parandalimin e radikalizimit. Vendimtarë në këtë drejtim janë bashkëpunimi rajonal dhe shkëmbimi i informacionit, përfshi edhe me Partnerët për Bashkëpunim. Të drejtat e njeriut dhe demokracia, si edhe përfshirja e të gjitha grupeve të shoqërisë, bashkë me një shoqëri civile të gjallë, janë baza e stabilitetit të brendshëm. Prandaj, OSBE-ja duhet të kontribuojë për të forcuar institucionet dhe perspektivat ekonomike në rajonin e OSBE-së”.
“Në një kohë ndryshimesh të mëdha dhe rritjeje të pasigurisë, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale duhet të marrin përgjegjësi politike“, tha ministri i Jashtëm austriak, duke nënvizuar se kriza në Ukrainë dhe rreth saj e ka shkërmoqur besimin ndërmjet shteteve dhe ka vërtetuar, në të njëjtën kohë, rëndësinë e OSBE-së dhe të ekspertizës së saj për menaxhimin e krizave. “Gjatë kryesisë sonë, Austria do të konsolidojë rolin e vet si një ndërmjetësuese e sinqertë dhe do të nxitë dialogun dhe bashkëpunimin në rajonin e OSBE-së“, deklaroi ministri i Jashtëm Kurz.
Duke iu referuar pozicionit gjeografik të Austrisë, në zemër të Evropës, Kurz tha se vendi i tij gjithmonë ka pasur kontakte të mira me Perëndimin dhe me Lindjen.
“Ky funksion ndërlidhës gjeografik është një shtysë për ne që të ndërtojmë edhe ura politike“, tha Kurz.
Teksa shpalli qëllimin e tij për të vizituar rajonin e OSBE-së përgjatë vitit, me qëllim që të krijojë personalisht një panoramë të qartë të sfidave të ndryshme, ministri Kurz e përfundoi fjalën duke thënë: “Ne duam të angazhohemi në OSBE, me qëllim që të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë për shoqëritë tona, duke ndihmuar që të ngushtojmë konfliktet aktuale, duke luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin, si dhe duke punuar për të rikthyer besimin ndërmjet Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së. OSBE-ja ka një rol jetik për të luajtur, sepse mund të kontribuojë në zgjidhjen e konflikteve dhe rikthimin e besimit, për të cilat ka në dorë një sërë mjetesh të fuqishme. Strukturat dhe institucionet e OSBE-së, zyrat e saj në terren, janë shtylla të rëndësishme për të rritur bashkëpunimin ndërmjet 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së“.