Skip Links

Press release

Konkursi i OSBE-së sfidon komunitetin e krijuesve për të rritur ndërgjegjësimin për lidhjen mes ndryshimeve klimatike dhe sigurisë

Data:
Place:
VJENË
Burimi:
OSCE Secretariat
Fields of work:
Veprimtaritë mjedisore

VJENË, 1 shtator 2015 – Me synim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e lidhura me ndryshimet klimatike, OSBE-ja shpall një konkurs ndërkombëtar, në partneritet me eYeka, një komunitet global krijuesish të talentuar, për gjetjen e një imazhi kuptimplotë që të përcjellë mesazhin e rëndësishëm që ndryshimet klimatike rrisin rrezikun e konflikteve.

Ftojmë mendjet tuaja krijuese për të krijuar një imazh goditës që t'i bëjë njerëzit të vetëdijshëm se ndryshimet klimatike cenojnë sigurinë dhe rrisin rrezikun e konflikteve. Kërkojmë 1 imazh, 1 diçiturë dhe 1 përshkrim të shkurtër jo më shumë se dy faqe.

Shpërblimi total për tri vendet e para është 2 000 euro (vendi i parë: 1 000 Euro; vendi i dytë: 600 euro; vendi i tretë: 400 euro).

Ndryshimet klimatike nuk ndikojnë vetëm në mjedis. Ato shumëfishojnë kërcënimet ekzistuese ndaj sigurisë dhe mjedisit. Rritja e konkurrencës për burimet natyrore, shtimi i rasteve të motit ekstrem dhe i fatkeqësive natyrore, si dhe prishja e zinxhirit të prodhimit të ushqimeve janë vetëm disa nga pasojat e ndryshimeve klimatike, që kontribuojnë në rritjen konflikteve dhe përkeqësim social dhe ekonomik në nivel vendor, rajonal dhe global.

Afati për dorëzimin e krijimeve është data 22 shtator. Udhëzimet e hollësishme për konkursin i gjeni këtu.

Të drejtën për të marrë pjesë në konkurs e kanë qytetarët e të 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, 11 vendeve partnere dhe qytetarët në të tërë rajonin e OSBE-së.

 


Contacts

OSCE Secretariat

Organization for Security and Co-operation in Europe

Wallnerstrasse 6
1010 Vienna
Austria

Phone: +43 1 514 360