Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Drejtuesit e OSBE-së shprehin shqetësim lidhur me protestat e dhunshme në Shqipëri, bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale dhe dialog
Publishing date: 13 maj 2019
Content type: Deklaratë për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship, OSCE Secretary General
dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, e dënuan sot me forcë përdorimin e dhunës nga protestuesit e kësaj fundjave në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, si dhe kërcënimet dhe përpjekjet për frikësim drejtuar Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri si dhe Organizatës në përgjithësi. Po ashtu, ata u bënë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të tregojnë vetëpërmbajtje.
ODIHR-i dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizojnë tryezën për legjislacionin me ndjeshmëri gjinore
Publishing date: 20 mars 2019
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
What we do: Demokratizimi, Barazia gjinore
Promovimi i legjislacionit me ndjeshmëri gjinore në Shqipëri ishte në fokus të diskutimeve të një tryeze në Tiranë, më 20 mars 2019. Veprimtaria u organizua nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe parlamentin e Shqipërisë...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet vizitën studimore të parlamentarëve shqiptarë në Liqenin e Konstancës për të mësuar rreth bashkëpunimit shumëpalësh dhe mbikëqyrjes parlamentare
Publishing date: 23 tetor 2018
Një delegacion i anëtarëve të Komisionit Kuvendor për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, i cili përbëhej prej deputetëve të shumicës dhe të opozitës, zhvilloi një vizitë studimore në Liqenin e Konstancës në datat 19 deri në 23 tetor 2018 për të mësuar rreth bashkëpunimit ndërkufitar të lidhur me menaxhimin e liqenit. Vizita u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri sipas një programi përshtatur nevojave të tyre, i cili kishte në qendër bashkëpunimin shumëpalësh mes parlamenteve dhe mekanizmave të mbikëqyrjes parlamentare...
Nevojitet angazhim politik konstruktiv për reforma të qëndrueshme, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Greminger, gjatë vizitës në Tiranë
Publishing date: 29 maj 2018
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Secretariat
What we do: Demokratizimi, Të drejtat e njeriut, Zgjedhjet, Rinia, Sundimi i ligjit
TIRANË, 29 maj 2018 – Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, përfundoi sot vizitën dyditore në Tiranë, gjatë së cilës u takua me zyrtarët më të lartë të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit të gjerë politik ndaj reformave thelbësore në vend dhe ofroi vijimësinë e partneritetit të OSBE-së....
Të rinjtë nga Shqipëria dhe Serbia përfundojnë kursin e trajnimit të mbështetur nga OSBE në Durrës rreth përdorimit e aftësive digjitale për promovimin e vlerave të OSBE
Publishing date: 22 shtator 2016
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Misioni i OSBE-së në Serbi
What we do: Demokratizimi, Rinia
Një trajnim pesë-ditor rreth përdorimit të aftësive digjitale për promovimin e vlerave të OSBE për të rinjtë nga Shqipëria dhe Serbia përfundoi më 22 Shtator 2016 në qytetin e Durrësit. Kursi u organizua nga Misioni i OSBE në Serbi në partneritet me Prezencën e OSBE në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit të Serbisë dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë dhe Këshillin Rinor Kombëtar të Serbisë...
Sekretarët e Përgjithshëm të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor diskutojnë pjesëmarrjen e publikut në procesin ligjbërës, në mbledhjen vjetore të mbështetur nga OSBE-ja
Publishing date: 4 dhjetor 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Demokratizimi, Të drejtat e njeriut, Mirëqeverisja
TIRANË, 4 dhjetor 2015 – Sekretarët e Përgjithshëm të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, që u mblodhën në Tiranë më 3 dhe 4 dhjetor, ranë dakord se është e nevojshme të rritet më tej pjesëmarrja e publikut në proceset legjislative. Ata theksuan, po ashtu, se parlamentet dhe shoqëria civile duhet të punojnë së bashku për të mbikëqyrur konsultimin publik të projektligjeve në të gjitha fazat...
Të rinjtë shqiptarë dhe serbë përfundojnë Shkollën Verore për dialogun ndërkulturor në epokën dixhitale organizuar me mbështetjen e OSBE-së
Publishing date: 30 korrik 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Misioni i OSBE-së në Serbi
What we do: Demokratizimi