Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
25 vjet Gratë, Paqja dhe Siguria: Avancimi i përfshirjes së grave dhe mundësive të barabarta në Maqedoninë e Veriut
Publishing date: 31 tetor 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Ky vit shënon 25 vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurisë së OKB-së- Gratë, Paqja dhe Siguria – një dokument historik që njeh rolin qenësor të grave në ndërtimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë. Për më shumë se dy dekada, Misioni i OSBE-së në Shkup ka punuar për ta shndërruar këtë angazhim në vepra. Duke punuar me institucionet e shtetit dhe shoqërinë civile, Misioni ka promovuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje, ka forcuar sigurinë gjithëpërfshirëse dhe ka avancuar mundësitë e barabarta midis grave dhe burrave për të krijuar një themel të fortë për paqe të qëndrueshme. Rritja e pjesëmarrjes politike Përmes mbështetjes afatgjatë të dhënë Kuvendit, Misioni ka ndihmuar për ta bërë atë model të qeverisjes me ndjeshmëri gjinore. Planet e vazhdueshme të veprimit për mundësi të barabarta midis grave dhe burrave, ndryshimet në Rregulloren e procedurës dhe trajnimi i synuar për deputetët dhe stafin e parlamentit kanë hapur dyert për më shumë gra lidere. Sot, gratë mbajnë 40 përqind të pozitave në parlament – një nga numrat më të larta në rajon. Promovimi i udhëheqjes së grave në sektorin e sigurisë Në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Misioni nisi Programin e Mentorimit Gjinor që ka transformuar lidershipin në polici. Që nga viti 2017, më shumë së 150 policë – gra dhe burra – kanë marrë pjesë në këtë program, përderisa përfaqësimi i grave në pozitat e larta në polici është rritur për 18 përqind. Nisma të ngjashme tani miratohen në institucionet e tjera publike, duke vërtetuar se diversiteti dhe përfshirja kontribuojnë për shërbime publike më profesionale, të përgjegjshme dhe të përqendruara tek njerëzit. Parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave Qasja ndërdimensionale e Misionit forcon reagimin dhe përgjegjësinë e institucioneve për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Përpjekjet përfshinë trajnimin e kadetëve dhe oficerëve policor mbi teknikat e intervistimit me ndjeshmëri gjinore, përmirësimin e kushteve të hapësirave të intervistimit për të mbrojtur dinjitetin e të mbijetuarve dhe për të zhvilluar mjete të bazuara në prova për parandalim të hershëm. Në vitin 2025, e tëra kjo punë ka kulmuar në themelimin e Platformës për Monitorimin e Rasteve të Femicidit – një nismë e përbashkët për të përmirësuar përmbledhjen e të dhënave, koordinimin ndëragjencor dhe veprimin politik kundër femicidit. Forcimi i bashkëpunimit midis grave dhe Institucioneve të të Drejtave të Njeriut Për të ndihmuar në sigurimin që zërat e grave dëgjohen dhe të drejtat e tyre mbrohen, Misioni ka nxitur bashkëpunim midis grave mbrojtëse të të drejtave të njeriut, organizatave të shoqërisë civile dhe institucionet nacionale të të drejtave të njeriut – duke përfshirë Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Komisionin e Parandalimit dhe Mbrojtjes nga Diskriminimi. Ky bashkëpunim rezultoi në Revizionin Gjinor Pjesëmarrës dhe një Plan të veprimit për integrimin e çështjeve gjinore dhe diversitetit, duke siguruar që të dy institucionet aplikojnë qasje gjithëpërfshirëse në punën e tyre. Nismat për trajnim dhe raportim të përbashkët gjithashtu kanë përmirësuar dokumentimin dhe reagimin ndaj rasteve të diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore, duke krijuar përgjegjësi dhe mekanizma mbrojtëse më efektive. Përfshirja e barazisë në ligj dhe politikë Në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në vitin 2024 Misioni ndihmojë në përpilimin e Doracakut për vlerësimin e ndikimit rregullator mbi barazinë gjinore – tani një mjet i detyrueshëm për shqyrtimin e të gjitha projektligjeve. Ky dokument siguron që legjislacioni në përpilim të vlerësohet për ndikimin që ka ndaj grave dhe burrave, duke detyruar përfshirjen e proceseve të drejta dhe gjithëpërfshirëse të hartimit të politikave dhe praktikave të qeverisjes. Ndërsa bota shënon 25 vjetorin e agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria, Misioni i OSBE-së në Shkup riafirmon përkushtimin e vet për fuqizimin e grave dhe promovimin e mundësive të barabarta si çelës për paqe dhe qëndrueshmëri afatgjate. “Sigurimi që gratë dhe burrat gëzojnë mundësi të barabarta për pjesëmarrje në vendimmarrjen është thelbësore për paqen dhe sigurinë demokratike. Përmes partneriteteve të forta dhe angazhimit të qëndrueshëm, Maqedonia e Veriut vazhdon të dëshmojë se progresi është i mundur kur të gjithë gëzojnë zërin dhe rolin e barabartë në formësimin e së ardhmes,” tha ambasadori Kilian Wahl, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup. #SheForPeace #WithWomenForPeace #WPSMatters #GenderEquality #OSCESkopje
Ndërtojmë Ura të Reja: nxënësit, mësimdhënësit, dhe OShC-të festojnë Projektin e OSBE-së për inkluzion dhe dialog
Publishing date: 16 shtator 2025
Më shumë se 200 nxënës, prindër, mësimdhënës dhe partnerë të shoqërisë civile u bashkuan sot në Shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në Butel, Shkup, për të kremtuar projektin “Ndërtojmë Ura të Reja” të Misionit të OSBE-së në Shkup. Nisur më vitin 2022, nga Misioni, kjo nismë ka shërbyer si katalizator për inkluzion, dialog dhe besim midis komuniteteve të ndryshme mbarë Maqedonisë së Veriut. Gjatë dy viteve të kaluara, afërsisht 2,600 të rinj u angazhuan në aktivitete të përbashkëta arsimore dhe artistike të cilat forcuan kohezionin shoqëror dhe krijuan lidhje dhe miqësi të fuqishme midis komuniteteve. Falë kësaj nisme, 30 shkolla shtetërore futën klasa të përbashkëta kurrikulare, duke mundësuar që më shumë se 2,000 nxënës nga komuniteti maqedonas, shqiptar, turk, romë dhe boshnjak të mësojnë së bashku lëndët e shkencave, gjuhë, art dhe sport. Për shumë nga këto, kjo ishte mundësia e parë për të ndarë klasën me moshatarët e tyre nga komunitetet e tjera. Këto orë vërtetuan se edukimi i përbashkët nxitë jo vetëm progres akademik por gjithashtu dhe respekt, miqësi dhe besim të fort. Për më tepër, 13 organizata të shoqërisë civile shndërruan kreativitetin në gjuhë të dialogut dhe inkluzionit. Duke përdorur muzikën, teatrin, komikët, dhe artet vizuale ata angazhuan 600 të rinj drejtpërdrejtë dhe prekën mijëra më shumë përmes koncerteve dhe ekspozitave. Këto nisma i pajisën të rinjtë me mjetet për të sfiduar stereotipat, ndërtuar besimin dhe inspiruar tolerancën në komunitetet e tyre. “Urat e ndërtuara përmes këtij projektit janë të forta dhe do të zgjasin për një jetë të tërë,” tha ambasadori Kilian Wahl, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup. “Të rinjtë shijuan që diversiteti nuk është dobësi, por burim i fuqisë. Ky është suksesi i tyre dhe së bashku do ta lëvizim përpara”. Duke përgëzuar ambasadorin Wahl, kolegët nga OSBE dhe partnerët e tjerë diplomatik për përkushtimin e tyre ndaj qëllimit për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme, ambasadorja Aggeler nënvizoi bindjen e përbashkët se paqja dhe mirëkuptimi arrihen përmes projektimit dhe kultivimit të parapërcaktuar. Duke iu drejtuar nxënësve, ambasadorja Aggeler konfirmoi rolin e tyre qenësor si ardhmëria e Maqedonisë së Veriut, duke i inkurajuar ata të përqafojnë inteligjencën, kreativitetin, energjinë dhe guximin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur dhe më të begatshme për komunitetet e tyre dhe rajonin. “Urat që keni ndërtuar këtu përmes kësaj nisme, nuk janë vetëm simbolike—ato janë lidhje reale dhe të forta që frymëzojnë shpresë dhe unitet. Çmimet e sotme nderojnë arritjet e jashtëzakonshme të të rinjve, vizioni dhe përkushtimi i të cilëve vazhdon të formësojë një rrugë pozitive përpara. Së bashku, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë ura të cilat kapërcejnë ndarjet, krijojnë mundësi dhe frymëzojnë brezat që do të vijnë,” theksoi ambasadorja Aggeler. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, nënvizoi vlerën e projektit për kohezion të qëndrueshëm: “Përmes arsimit të integruar dhe bashkëpunimit ndërkulturor mes të rinjve nga shkollat fillore dhe të mesme, gjuhët amtare të të cilëve janë maqedonishtja, shqipja, serbishtja, boshnjakishtja dhe turqishtja, përmes aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore, të rinjtë së bashku ndërtuan mirëkuptim të ndërsjellë dhe lidhje të qëndrueshme. Këto aktivitete edhe një herë konfirmuan të vërtetën se fëmijët dhe të rinjtë shumë lehtë komunikojnë mes vete, pa marrë parasysh sa të ndryshëm janë, nëse të rriturit ua mundësojnë këtë”. Ministrja Janevska shtoi se Ministria do të vazhdojë të përdorë politikat arsimore për të nxitur bashkëjetesën dhe unitetin si themel të vendit. Ceremonia përmbyllëse përfshiu fjalimet mirëseardhëse nga drejtorja e shkollës, znj. Magdica Peeva, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska dhe ambasadoret Kristin Melsom nga Norvegjia dhe Angela P. Aggeler nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si donatorët kryesor të projektit; si dhe performanca kreative dhe garën rinore Treasure Hunt duke simbolizuar punën ekipore, kreativitetin dhe lojën e ndershme. Drejtorët e shkollave dhe përfaqësuesit e OShC-ve u shpërblyen me pllaka si mirënjohje për kontributin e tyre. Ambasadori Wahl shprehu mirënjohjen e tij konsorciumit të donatorëve- Mbretëria e Norvegjisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika e Polonisë, Mbretëria e Holandës dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut – dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, për partneritetin e ngushtë. “Sot nuk festojmë një përfundim, por një fillim,” përfundoi Wahl. “Misioni i OSBE-së në Shkup mbetet i përkushtuar të punojë me dhe për të rinjtë, duke u ndihmuar tyre të vazhdojnë të ndërtojnë urat e besimit të cilat Maqedonia e Veriut i dëshiron për një ardhmëri të qëndrueshme, kreative dhe të përbashkët”.
Thirrje për pjesëmarrje: Trajnim për Angazhim dhe Fuqizim Rinor për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm
Publishing date: 25 gusht 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Misioni i OSBE-së në Shkup është duke bërë thirrje për pjesëmarrje në Trajnimin për Angazhim dhe Fuqizim Rinor për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, që do të mbahet më 15–18 shtator 2025 në Hotelin Romantik në Veles. Kjo nismë synon të pajisë liderët e rinj me njohurinë dhe aftësitë për të trajtuar sfidat në parandalimin e konfliktit dhe sigurisë kombëtare. Ky është programi i tretë i Misionit me fokus në rininë, duke bashkuar 20 studentë që ndjekin studimet e sigurisë, drejtësisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimet politike në universitetet mbarë Maqedonisë së Veriut. Pjesëmarrësit do të punojnë me pjesëtarët e Misionit të OSBE-së dhe ekspertët e institucioneve të sigurisë shtetërore, duke fituar perspektiva praktike mbi kompleksitetet e shoqërive shumë kulturore dhe sfidat moderne të sigurisë. Periudha aplikimit: 25 gusht – 07 shtator 2025. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të informohen me anë të e-mailit, pra të gjithë kandidatët që do të aplikojnë duhet të ofrojnë adresë aktive. Formulari aplikimit është në gjuhën angleze, kurse aplikimet në gjuhët maqedonase dhe shqipe janë të mirëseardhura. Misioni i OSBE-së do të mbulojë të gjitha shpenzimet lidhur me akomodimin, udhëtimin, materialet e trajnimit dhe vaktet. Gjatë ngjarjes do të mundësohet përkthim simultan. Aplikoni këtu: https://forms.gle/cJzrtcie2v5ZCwbV6
Misioni i OSBE-së në Shkup kremton Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me fokus në angazhimin qytetar
Publishing date: 12 gusht 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Misioni i OSBE-së në Shkup shënoi Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke festuar fuqinë e angazhimit qytetar të të rinjve në ceremoninë “ Ndarja e Çmimit për Pjesëmarrje Rinore”, që u mbajt në Suli An (Hamami i Sulit) në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, dhe Këshillit Kombëtar Rinor të Maqedonisë, me mbështetjen e Misionit, evenimenti nderoi individët e rinj, grupet joformale dhe organizatat rinore nismat e të cilëve janë duke transformuar komunitetet mbarë Maqedonisë së Veriut. Në fjalimin e saj, Enrica Vida, shefe e Zyrës së Misionit për Çështje Politike dhe Komunikim, lavdëroi “kreativitetin, pasionin dhe udhëheqjen” e të rinjve dhe paralajmëroi një kategori të re “ Çmimi për të Rinj dhe Sigurinë”, të cilin Misioni do ta nisë në vitin 2026. Çmimi do të njohë liderët e rinj dhe organizatat që kontribuojnë për komunitete më të sigurta dhe të qëndrueshme duke përforcuar angazhimin e Misionit ndaj axhendës së të Rinjve, Paqes dhe Sigurisë. “Pjesëmarrja e të rinjve është më shumë se një e drejtë – është përgjegjësi dhe një mundësi unike për të formësuar ardhmërinë tonë të përbashkët” tha Vida. “Nga projektet për edukimin financiar që lidhin Shkupin dhe Kosta Rikën, deri te fushatat bazë për barazinë gjinore, sigurinë dhe dialogun ndërkulturor, ju po tregoni se angazhimi qytetar është demokraci në vepra”. Ceremonia paraqiti shembuj frymëzues të nismave të udhëhequra nga të rinjtë, nga projektet për ripërtëritjen urbane të Shkupit deri në kampet verore ndërkulturore për fëmijë nga zonat e prekura nga kriza. Këto rrëfime, theksoi Vida, janë “xixa” që shndërrohen në ndryshime të qëndrueshme. Si pjesë e strategjisë trevjeçare, Misioni do të vazhdojë të mbështesë politikat sipas nevojave të rinisë, dialogun e strukturuar me institucionet dhe nismat e ardhshme siç është Grupi Nacional i Punës për Parandalimin e Dhunës midis të Rinjve, një përpjekje e përbashkët me Ministrinë për të zhvilluar zgjidhje të bazuara në prova që pasqyrojnë nevojat dhe perspektivat e të rinjve. Duke sjellë në një vend vendimmarrësit, shoqërinë qytetare dhe liderët e rinj, këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Rinisë riafirmoi një angazhim të përbashkët: fuqizimin e të rinjve si partnerë qenësorë në ndërtimin e shoqërive demokratike, gjithëpërfshirëse dhe paqësore.
Misionet e OSBE-së nxisin bashkëpunimin rajonal mes bashkive kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore
Publishing date: 16 korrik 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, Barazia gjinore
Rreth 50 përfaqësues nga bashkitë, forcat e rendit, sistemi i drejtësisë, shërbimet sociale dhe shoqëria civile nga Kukësi dhe Dragashi u mblodhën në Kukës, më 16 korrik 2025, për të forcuar bashkëpunimin në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
E dërguara e posaçme e Kryesisë së OSBE-së përfundon vizitën e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut
Publishing date: 9 maj 2025
Content type: Komunikatat për shtyp
VJENË/HELSINKI, 9 maj 2025- E dërguara e posaçme e Kryesisë së OSBE-së, ambasadorja Terhi Hakala, përfundoi sot vizitën e saj zyrtare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita riafirmoi përkushtimin e OSBE-së për stabilitet, siguri dhe forcimin e institucioneve demokratike në Evropën Juglindore.
Drejt barazisë midis grave dhe burrave
Publishing date: 14 shkurt 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Barazia gjinore
[embed:https://youtu.be/hUFRrXVgrY8] Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kuvendi është duke bërë progres të prekshëm drejt barazisë midis grave dhe burrave, duke prezantuar politika të reja, forcuar mbikëqyrjen dhe avancuar reformat strukturore. Më 11 shkurt, Komisioni parlamentar për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat miratoi Planin Nacional të Veprimit për avancimin e barazisë midis grave dhe burrave për periudhën 2025-2027. [1] “Ky hap shënon Planin e tretë të radhës me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), duke forcuar përkushtimin e Kuvendit në promovimin e barazisë midis grave dhe burrave,” tha ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. Marina Dimovska, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit, riafirmoi përkushtimin e institucionit për promovimin e mundësive të barabarta për të gjithë. “Kuvendi, si shtëpia që përfaqëson të gjithë qytetarët dhe institucioni demokratik më i rëndësishëm, mbetet fuqia kryesore për promovimin e barazisë midis grave dhe burrave.” Plani i ri i veprimit vendos qëllime ambicioze me synim të forcimit të barazisë midis grave dhe burrave në përfaqësimin politik, proceset legjislative dhe funksionet e mbikëqyrjes. Madje, këto përpjekje përqendrohen në forcimin e organizimit të brendshëm të Kuvendit, duke përfshirë themelimin e njësisë të dedikuar për barazinë midis grave dhe burrave, përmirësimet infrastrukturore për përkrahjen e politikave në sferën e familjes për stafin dhe deputetët, dhe rritjen e kapaciteteve për analizë gjinore. Objektivat kyçe përfshinë avancimin e standardeve etike për të parandaluar të gjithë format e dhunës, duke inkurajuar politikanët burra për të nxitur në mënyrë aktive barazinë, dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për çështjet që lidhen me gjininë. Që nga viti 2019, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe ODIHR kanë mbështetur përpjekjet për ta bërë Kuvendin më gjithëpërfshirës, duke siguruar që perspektivat dhe prioritetet e grave dhe burrave reflektohen në punën e tij. Kuvendi ka paraqitur sesione trajnimi të specializuara për barazinë gjinore, doracak gjithëpërfshirës mbi praktikat më të mira [2], si dhe trajnim induksioni për deputetët e sapozgjedhur. Posti i Këshilltarit Gjinor, i themeluar në vitin 2023, siguron mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme për politikat që reflektojnë nevojat e të gjithë qytetarëve. Këto ndryshime gjithëpërfshirëse janë duke formësuar një Kuvend më të drejtë dhe më përfaqësues. Seanca plenare vjetore që shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas mbanë barazinë në agjendë, përderisa dispozitat me ndjeshmëri gjinore të Rregullave të Procedurës ndihmojnë në shndërrimin e angazhimeve në veprime. Shkëmbimet rajonale forcojnë më tej këto përpjekje, duke promovuar bashkëpunim përtej kufijve për të ndërtuar institucione më gjithëpërfshirëse. Misioni i OSBE-së në Shkup vazhdon të mbështesë institucionet e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e tyre të inkorporojnë praktika me ndjeshmëri gjinore në politikëbërjen, duke siguruar progres të afatgjatë drejt barazisë dhe gjithëpërfshirjes. [1] https://www.sobranie.mk/ns-newsarticle-usvoen-akciskiot-plan-za-unapreduvane-na-ramnopravnosta-megu-zenite-i-mazite.nspx [2] https://www.osce.org/mission-to-skopje/500983