Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Dokumentari i OSBE-së thekson rëndësinë e zbardhjes së krimeve ndaj gazetarëve në Kosovë
Publishing date: 2 nëntor 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Për ta shënuar Ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar dokumentarin “Përtej titujve,” i cili nxjerr në pah kërcënimet në rritje kundër profesionistëve të medias dhe nevojën urgjente për mbrojtje më të fortë institucionale.
Misioni i OSBE-së dhuron 200 aparate për fikjen e zjarrit për të përmirësuar sigurinë nga zjarri në lagjet e Prishtinës
Publishing date: 17 tetor 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar sigurinë publike, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhuroi 200 aparate për fikjen e zjarrit për ndërtesat e banimit kolektiv në lagjet Ulpiana dhe Bregu i Diellit të Prishtinës.
Misioni i OSBE-së mbështet tryeza diskutimi për parandalimin e dhunës në shkolla dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve
Publishing date: 10 tetor 2025
Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështeti Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në organizimin e katër diskutimeve me temë “Parandalimi dhe referimi i dhunës në shkolla dhe zbatimi i politikave për mbrojtjen e fëmijëve”. Diskutimet u mbajtën nga 2 deri më 9 tetor 2025 dhe përfshinë 138 përfaqësues të institucioneve, shkollave dhe këshillave të prindërve, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe sektorit të shëndetësisë nga Ferizaj, Peja, Podujeva dhe Obiliqi. Gjatë diskutimeve u trajtuan shkaqet e dhunës në shkolla, u debatua për strategjitë efektive të parandalimit, procedurat e referimit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, si dhe u ndanë përvoja dhe praktika të mira nga komunat pjesëmarrëse. Përmes prezantimeve, dialogut të hapur dhe rasteve studimore, diskutimet ndihmuan që të kuptohet thelbi i kornizës për mbrojtjen e fëmijëve dhe i masave për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës në shkolla. Këto tryeza diskutimi ishin gjithashtu mundësi për të përmirësuar komunikimin ndërmjet akterëve përkatës dhe për të krijuar një rrjet të koordinatorëve të trajnuar për mbrojtjen e fëmijëve në komunat pjesëmarrëse. “Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve në institucionet arsimore është përgjegjësi e përbashkët dhe me rëndësi thelbësore. Këto tryeza diskutimi konfirmojnë zotimin tonë të përbashkët për të ndërtuar mjedise mësimore gjithëpërfshirëse dhe të mbrojtura, duke garantuar të drejtën e çdo fëmije për arsim dhe siguri,” tha Ambasadori Gerard McGurk, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Një nga përfundimet kryesore të tryezave ishte se mbrojtja e fëmijëve përmes arsimit cilësor kërkon integrimin e temave thelbësore në programet shkollore, si të drejtat e fëmijëve, parandalimi i dhunës, barazia gjinore dhe respektimi i diversitetit, si dhe siguria në internet, mirëqenia mendore dhe emocionale, parandalimi i trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve, edukimi seksual i përshtatur për moshën, aftësitë për jetë dhe strategjitë për zgjidhjen paqësore të konflikteve. Pjesëmarrësit bënë thirrje për vazhdim të mbështetjes institucionale dhe rekomanduan përfundimin e Procedurave Standarde të Veprimit për trajtimin e rasteve të dhunës në shkolla, integrimin e temës së mbrojtjes së fëmijëve në programet e trajnimit të mësimdhënësve, rritjen e përfshirjes së nxënësve dhe prindërve në aktivitetet parandaluese, si dhe përdorimin më të shpeshtë të ushtrimeve simuluese ndërinstitucionale për të forcuar gatishmërinë e reagimit. Përveç lehtësimit të diskutimeve, Misioni i OSBE-së mbështeti edhe printimin dhe shpërndarjen e “Protokollit për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar” dhe udhëzimeve për zbatimin e tij, të cilat u prezantuan dhe u diskutuan gjatë këtyre sesioneve. Këto dokumente japin udhëzime të qarta mbi rolet institucionale, mekanizmat e koordinimit dhe standardet procedurale për trajtimin e dhunës në shkolla. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mandat të mbrojë dhe promovojë të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve, si dhe të mbështesë demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni mbetet i përkushtuar për të ndihmuar institucionet në forcimin e sistemeve të mbrojtjes së fëmijëve dhe në krijimin e mjediseve më të sigurta shkollore.
OSBE-së mban trajnim të avancuar rreth analizës së krimit për Policinë e Kosovës
Publishing date: 26 shtator 2025
Si pjesë e përpjekjeve për të forcuar kapacitetet analitike dhe operative të Policisë së Kosovës, nga data 23 deri më 25 shtator, Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi trajnim të avancuar mbi analizën e krimit për 20 analistë të Departamentit të Inteligjencës dhe Analizës dhe të njësive tjera analitike brenda Policisë së Kosovës.
Kryesuesja e Radhës e OSBE-së Valtonen përfundon vizitën në Beograd dhe në Prishtinë ku rithekson angazhimin e vazhdueshëm për stabilitet dhe siguri në rajon
Publishing date: 17 shtator 2025
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Chairpersonship, Misioni i OSBE-së në Kosovë
VIENË/HELSINKI, 17 shtator 2025 — Kryesuesja e Radhës e OSBE-së, Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, përfundoi vizitën e saj dy-ditore në Beograd dhe në Prishtinë, ku u angazhua në diskutime me zyrtarë të nivelit të lartë për avancimin e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.
Misioni i OSBE-së i dhuron Policisë së Kosovës defibrilatorë për ta përmirësuar reagimin ndaj emergjencave
Publishing date: 12 shtator 2025
Prishtinë, 12 shtator 2025 Në përpjekjet e vazhdueshme për avancimin e sigurisë publike dhe rritjen e gatishmërisë në raste emergjente, Misioni i OSBE-së i dhuroi Policisë së Kosovës 11 defibrilatorë të jashtëm automatik (AED), aparaturë që përdoret gjatë ndërhyrjeve për të shpëtuar jetë në situata kritike.
Misioni i OSBE-së organizon konferencën përmbyllëse të Grupeve të Grave Asambleiste me thirrjen për më shumë përparim në arritjen e barazisë gjinore dhe qeverisjes lokale gjithëpërfshirëse
Publishing date: 23 korrik 2025
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Zgjedhjet, Mirëqeverisja, Barazia gjinore
Prishtinë, 23 korrik 2025 Misioni i OSBE-së mblodhi sot Grupet e Grave Asambleiste (GGA) nga mbarë Kosova në një konferencë përmbyllëse për të diskutuar rreth arritjeve të tyre në promovimin e barazisë gjinore dhe qeverisjes lokale gjithëpërfshirëse me rastin e përfundimit të mandatit të tyre.