Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Rinia
Prezenca në Shqipëri nxit edukimin në demokraci duke i përfshirë të rinjtë me institucione si Kuvendi dhe autoritetet vendore. Për më tepër, Prezenca i inkurajon të rinjtë të marrin pjesë në shkëmbime rinore në rajon.
Për shembull, Prezenca, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Serbi, mbështet shkëmbimet rinore në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për Bashkëpunim Rinor.
Fuqizimi i të rinjve për të ndihmuar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm është ndër përparësitë kryesore të Prezencës. Të rinjtë janë agjentë kyçë të ndryshimit dhe kontribuojnë duke ndërgjegjësuar e nxitur përgjigjet e komuniteteve vendore në trajtimin e radikalizimit dhe fragmentimit. Prezenca mbështet edhe përpjekjet e koordinuara me institucionet shqiptare dhe operacione të tjera të OSBE-së në terren për këtë çështje.