Publications
Zbatimi i masës së paraburgimit sipas ligjit për procedurë penale të vitit 2010. Analizë juridike
Publishing date: 15 prill 2015
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Analiza për zbatimin në praktikë të masës së paraburgimit dhe korniza teorike ligjore e paraparë në Ligjin për Procedurë Penale1 të vitit 2010 (në tekstin e mëtejshëm LPP i vitit 2010), i cili vendosi reforma konceptore në legjislacionin e procedurave penale në vend, duke futur elemente karakteristike për sistemet akuzuese, është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës për Drejtësi Penale dhe Kriminologji dhe Sektorit të sundimit të së drejtës në Misionin e OSBE-së në Shkup. Të dhënat e paraqitura në Analizë kanë të bëjnë me periudhën e nëntë muajve të parë të zbatimit të LPP të vitit 2010, përkatësisht nga 1 dhjetori i vitit 2013 deri më 31 gusht të vitit 2014 në katër gjykata themelore (Manastir, Tetovë, Shkup dhe Shtip).
Promovim i bashkëpunimit nëpërmjet qeverisjes së mirë në implementimin e politikës kundër korrupsionit
Publishing date: 1 dhjetor 2014
Content type: Libër
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky publikim është pjesë e aktiviteteve të projektit në kuadër të bashkëpunimit të Komisionit për parandalim të korrupsionit dhe Misionit të OSBE-së në Shkup në vitin 2013-2014. Në të janë publikuar gjithsej pesë analiza kualitative sipas metodologjisë së Sistemit nacional të integritetit të Transparency International dhe tre hulumtimeve të opinionit publik të kryera nga agjencia Rejting për perceptimin e qytetarëve rreth ekzistimit të korrupsionit në sektorë të përzgjedhur nga programi shtetërorë për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit dhe konfliktit të interest 2011-2015.
Raport analitik për procesin e decentralizimit
Publishing date: 1 shtator 2014
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti analitik për zbatimin e procesit të decentralizimit është rezultat i hulumtimit në terren dhe analizimit të të dhënave të bërë nga Njësia për qeverisje demokratike e OSBE Misionit në Shkup gjatë periudhës korrik 2012 dhe korrik 2013. Rezultatet bazohen në pyetësorin hulumtues (hulumtim terrenik) i cili u zbatuan në komuna të përzgjedhura, analizën e të gjitha materialeve me shkrim të grumbulluara nga institucionet e qeverisë qendrore, analizën juridike dhe diskusionet në tryeza të rrumbullakëta me bashkëpunëtorë. Qëllimi i raporitit është që të vlerësohet progresi i bërë në zbatimin e procesit të decentralizimit në fushat kyçe të reformimit lidhur me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.
Udhëzuesi mbi Bazat e Diskriminimit
Publishing date: 25 mars 2014
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Udhëzuesi mbi Bazat për Diskriminimit (Udhëzuesi) paraqet një shqyrtim sistematik dhe analitik i bazave për diskriminim përmes shqyrtimit të definicioneve ekzistuese (dhe elementeve përbërëse të tyre) në të drejtën ndërkombëtare dhe atë të brendshme, në praktikën ndërkombëtare dhe atë të brendshme të gjykatave dhe organeve, si dhe në literaturën akademike dhe atë gri. Ai sqaron domethënien e tyre, shtrirjen, rrugën evolutive, pyetjet e hapura dhe diskutimet mbi domethënien dhe shtrirjen e tyre, dhe jep shembuj nga praktika e diskriminimit në një bazë të caktuar, dhe me qëllim që t’u ndihmojë praktikuesve (para së gjithash, praktikuesve juridik) në kuptimin, interpretimin dhe aplikimin e tyre.
Liria e shprehjes dhe gjuha e urrejtjes
Publishing date: 1 dhjetor 2013
Content type: Libër
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Broshura është një produkt i mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup, i cili ia ofroi Institutit për Gazetari, Media dhe Komunikim në kuadër të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Para së gjithash, ajo u dedikohet gazetarëve, studentëve të gazetarisë, mediave dhe redaktorëve të tyre, si dhe opinionit të gjerë, të cilët e trajtojnë problematikën e lirisë së shprehjes, gjuhën e urrejtjes, shpifjen dhe ofendimin, si dhe kornizën juridike të Republikës së Maqedonisë.
Publiku në procedurën penale
Publishing date: 3 janar 2014
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Udhëzuesi "Publiku në procedurën penale", i përgatitur nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Shoqata e Prokurorëve Publik, ofron këshilla të dobishme për gazetarët se si të raportojnë në mënyrë më efikase nga proceset gjyqësore. Publikimi jep pasqyrë nga të gjitha fazat e procedurës së re penale, përfshi: kompetencat e të gjithë subjektëve në proces, rastet e përjashtimit të publikut për të qenë të pranishëm në seancën e gjykimit, roli i gazetarëve në raportimin objektiv dhe të saktë nga gjykatat, si dhe përgjegjësia e tyre.
Diskriminimi në konkurset për punësim, raport hulumtues
Publishing date: 1 nëntor 2013
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Në këtë raport hulumtues janë përfshirë rezultatet nga hulumtimi i diskriminimit në konkurset e punësimit. U realizua me modelin nga 988 konkurse të shpallura në katër gazeta të përditshme dhe një ueb-portal, në periudhën nga 15 prilli deri më 15 shtator të vitit 2013. Ky hulumtim është i pari i këtij lloji në shtet dhe i njëjti ofron disa përfitime.
Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike
Publishing date: 3 dhjetor 2012
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kjo broshurë është një produkt final i projekti t “Promovimi i Transparencës dhe Llogaridhënies në Institucionet Publike”, i cili ishte pjesë e planit shumë vjeçar të OSBE-së për të përkrahur implementimin e programit shtetëror për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2011-2015. Projekti kishte per qëllim të forcojë kapacitetetin e Komisionit Shtetërorë për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) dhe të rrisë vetëdijen e shoqatave civile dhe qytetarëve mbi aktivitetet dhe sfidat në fushën e parandalimit të korrupsionit në shtet.
Përmbledhje ërmbledhje e rregullave
Publishing date: 8 shkurt 2012
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kopertina e librit “Garantimi i qasjes për mbrojtës ligjor”, e botuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup.
Avokati i popullit si Mekanizëm Parandalues Nacional
Publishing date: 8 shkurt 2012
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Публикацијата содржи компилација на правни норми кои ја регулираат улогата на Народниот правобранител како Национален превентивен механизам. Publikimi përfshin përmbledhje të normave ligjore që përcakton rolin e Avokatit të Popullit si Mekanizëm Parandalues Nacional.