Publications
Supporting institutions in Kosovo regulate constructions without permit
Publishing date: 28 qershor 2022
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
According to data from the Ministry of Environment and Spatial Planning and Infrastructure (MESPI), there are over 350,000 unpermitted constructions in Kosovo. Since 2013, the OSCE Mission has supported MESPI in addressing the issue of legalizing these buildings, which is one of the main concerns of urban planning right now. In workshops across Kosovo supported by the OSCE, municipal officials dealing with this issue identified a lack of public understanding of the legalization process as one of their main challenges. To help resolve this problem, the Mission has developed an information campaign to increase awareness of the legalization process, highlighting in particular that the deadline set to apply to legalize unpermitted constructions is 4 September 2022. We especially encourage people from non-majority communities, displaced persons, and women to use this opportunity to secure ownership of their property, and register their property title in the cadastral records.
Udhëzuesi informativ për qasjen në të drejtat pronësore në Kosovë
Publishing date: 7 shkurt 2022
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Udhëzuesi informativ për qasjen në të drejtat pronësore në Kosovë është hartuar për t’i shërbyer praktikuesve që punojnë në fushën e të drejtave pronësore, siç janë organizatat e shoqërisë civile, noterët, zyrat kadastrale dhe organet komunale, ku palët e interesuara mund t’i drejtojë pyetjet e tyre në lidhje me të drejtat pronësore dhe të trashëgimisë. Udhëzuesi ofron informata mbi konceptet kryesore që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore. Aty shpjegohet procesi i regjistrimit të pronës hap pas hapi, si dhe përfshihet një listë e përditësuar e palëve kryesore të interesit të cilat mund të lehtësojnë ushtrimin e të drejtave pronësorë në nivel komunal. Udhëzuesi vë në pah të drejtat e barabarta të grave dhe burrave në gëzimin e pronës së tyre dhe të drejtave të trashëgimisë, si dhe shoqërohet me fletëpalosjen e Qasjes së grave në të drejtat pronësore dhe të trashëgimisë në Kosovë.
Fletë informative për Këshillat Komunalë të Sigurisë në Bashkësi (KKSB) 2021
Publishing date: 12 janar 2022
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kjo fletë informative ofron informata dhe statistika mbi performancën e Këshillave Komunalë për Siguri në Bashkësi (KKSB), organe këto komunale të mandatuara për t’i trajtuar shqetësimet e komuniteteve për sigurinë, dhe ka për qëllim t’u ofroj institucioneve relevante indikatorë të duhur që mund të ndihmojnë në identifikimin e mangësive dhe përmirësimin e zbatimit të rregulloreve.
Udhëzues për zyrtarë të shërbimeve sociale për ndihmë viktimave të dhunës në familje
Publishing date: 26 nëntor 2021
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Qëllimi i “Udhëzuesit për zyrtarë të shërbimeve sociale për ndihmë viktimave të dhunës në familje” është t'iu ndihmojë atyre që të trajtojnë viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës në familje duke pasur në fokus viktimën. Zyrtarët e shërbimit social identifikojnë incidentet e dhunës në familje, ndihmojnë viktimat dhe të mbijetuarat ta përballojnë traumën e përjetuar dhe të rikuperohen nga ajo, t’ia shpjegojnë mundësitë në dispozicion viktimës dhe të mbijetuarës në mënyrë që të mund të marrë vendim të informuar për hapat e radhës. Udhëzuesi është hartuar në bazë të standardeve dhe politikave ndërkombëtare dhe vendore për parandalim të dhunës në familje.
Monitori i të drejtave pronësore
Publishing date: 10 nëntor 2021
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe përsonave të zhvendosur.
Zyra komunale për komunitete dhe kthim (ZKKK) 2020
Publishing date: 5 tetor 2021
Collections: Mekanizmat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve – Fletushka informative
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Këto fletushka informative përmbajnë të dhëna për anëtarësinë dhe funksionimin e zyrave komunale për komunitete dhe kthim (ZKKK) 2020.
Zëvendëskryesuesi i kuvendit të komunës për komunitete (ZKKKK) 2020
Publishing date: 5 tetor 2021
Collections: Mekanizmat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve – Fletushka informative
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kjo fletushkë informuese përmban të dhëna për anëtarësinë dhe funksionimin e Zëvendëskryesuesit të kuvendit të komunës për komunitete (ZKKKK) në vitin 2020.
Nënkryetarët e komunave për komunitete (NKKK) 2020
Publishing date: 5 tetor 2021
Collections: Mekanizmat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve – Fletushka informative
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky dokument sqaron çfarë mandati ka nënkryetari për komunitete (NKK) dhe përmban statistika lidhur me NKK-të për vitin 2020.
Komitetet për komunitete (KK) 2020
Publishing date: 5 tetor 2021
Collections: Mekanizmat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve – Fletushka informative
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky dokument përvijon se çfarë janë komitetet për komunitete (KK) dhe ofron informata rreth KK-ve për vitin 2020.
Vlerësim i themelimit, funksionalizimit dhe performancës së mekanizmave komunalë të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komuniteteve
Publishing date: 6 tetor 2021
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti ofron detaje të hollësishme mbi kornizat ligjore dhe të politikave, si dhe krijimin, funksionimin dhe përbërjen e mekanizmave komunalë që kanë për detyrë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve joshumicë në Kosovë. Raporti vë në dukje se këto mekanizma, gjegjësisht komiteti për komunitete (KK), zyra komunale për komunitete dhe kthim (ZKKK), nënkryetari i komunës për komunitete (NKK) dhe zëvendës-kryesuesi i kuvendit komunal për komunitete (ZKKK), kanë demonstruar se mund të jenë avokues të rëndësishëm për komunat ku ato janë funksionale dhe kanë prodhuar rezultate të qarta substanciale me përfitime për komunitetet të cilave u shërbejnë. Ky raport shërben si përditësim për të vlerësuar zhvillimin e këtyre mekanizmave që nga viti 2014 dhe ofron një seri rekomandimesh për përmirësimin e pajtueshmërisë dhe performancës së këtyre mekanizmave në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë.