Publications
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë – fletëpalosje
Publishing date: 6 shtator 2018
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Demokratizimi, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Perspektiva e burrave ndaj barazisë gjinore në Kosovë
Publishing date: 25 maj 2018
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Në maj të vitit 2018, Misioni i OSBE-së dhe UNFPA kanë publikuar një raport mbi perspektivën e burrave ndaj barazisë gjinore në Kosovë. Raporti përmban informata dhe statistika për një mori çështjesh kyçe që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, siç janë normat gjinore dhe qëndrimet ndaj barazisë gjinore; përvojat e fëmijërisë; dinamikat e marrëdhënieve dhe punët e shtëpisë; dhuna dhe praktikat kriminale; praktikat shëndetësore dhe politikat e ligjet e barazisë gjinore. Raporti është hartuar në bazë të rezultateve të Anketës ndërkombëtare për burrat dhe barazinë gjinore (IMAGES), të realizuar për herë të parë në Kosovë për të kuptuar qëndrimet dhe praktikat e burrave- së bashku me mendimet dhe raportet e grave për sa u përket praktikave të burrave – mbi një varg temash që ndërlidhen me gjininë dhe mënyrat se si burrat mund të ndihmojnë në adresimin e pabarazisë gjinore.
Udhëzues për raportimin e ekstremizmit të dhunshëm
Publishing date: 15 mars 2018
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias, Countering terrorism
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky udhëzues pesëpikësh për gazetarët shërben si pasqyrë e shpejtë dhe e lehtë për gjërat më të rëndësishme që duhet pasur parasysh gjatë raportimit mbi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke i këshilluar gazetarët mbi parimet e raportimit të ndjeshëm ndaj konfliktit, si dhe raportimit etik dhe të bazuar në fakte. Udhëzuesi gjithashtu këshillon gazetarët mbi rëndësinë e njohurisë së terminologjisë që ka të bëjë me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke i përfshirë të gjithë zërat, dhe të mospërdorimit të përmbajtjes nxitëse dhe gjeneralizimeve gjatë raportimit mbi këtë temë.
Aktivitetet e Misionit të OSBE-së në Kosovë për parandalimin e dhunës në familje
Publishing date: 28 shkurt 2018
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Përmbledhje e aktiviteteve të Misionit të OSBE-së në Kosovë në fushën e parandalimit dhe luftimit të dhunës në familje.
Aktivitetet dhe prioritetet e Misionit të OSBE-së në Kosovë në fushën e barazisë gjinore
Publishing date: 19 janar 2018
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Përmbledhje e aktiviteteve të Misionit të OSBE-së në Kosovë për barazinë gjinore
Siguria në komunitetin tonë- Broshurë informuese mbi policinë në bashkësi në të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës
Publishing date: 22 dhjetor 2017
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Policimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë merret me ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës dhe forumeve për siguri në bashkësi, si dhe me monitorimin dhe avokimin e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Siguri në Bashkësi. Me qëllim të ngritjes së vetëdijes rreth forumeve të sigurisë në bashkësi, Misioni ka përgatitur botimin e ri të broshurës për sigurinë në komunitet. Broshura vjen me përmbajtje të re e të ilustruar, tregime mbi praktikat më të mira dhe iniciativat e ndërmarra për projektet në komunitet 2013- 2017, statistika të përditësuara dhe fjalë motivuese të partnerëve nga fusha e sigurisë në bashkësi nga të gjitha rajonet policore, dhe ka për qëllim fuqizimin e partneritetit në mes të policisë dhe publikut në komuna dhe ngritjen e vetëdijes për forumet e sigurisë në komunitet dhe konceptin e policimit në komunitet në mbarë Kosovën.
Performanca dhe Ndikimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete 2015-2016
Publishing date: 14 dhjetor 2017
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Në dhjetor të vitit 2017 Misioni i OSBE-së në Kosovë publikoi raportin që vlerëson performancën dhe ndikimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete, si organ kyç për mbrojtjen e komuniteteve në Kosovë që funksionon në kuadër të Zyrës së Presidentit. Raporti thekson se Këshilli, i cili është themeluar në vitin 2008, është konsoliduar mirë në sistemin institucional, duke mbajtur mbledhje të rregullta dhe duke u angazhuar në komunikim me një spektër të gjerë të institucioneve për të përcjellë çështje të ndryshme të komuniteteve që kanë të bëjnë me politikat dhe legjislacionin. Megjithatë, ndikimi i tij i përgjithshëm në të drejtat dhe mirëqenien e komuniteteve mbetet i kufizuar, pasi që Këshilli ballafaqohet me reagim jo të barabartë dhe të pamjaftueshëm nga spektri më i gjerë institucional si dhe me kapacitete jo-adekuate për kontaktim të komuniteteve jo-shumicë në terren. Raporti vlerëson përbërjen, performancën dhe ndikimin e Këshillit gjatë periudhës kohore 1 janar 2015- 31 dhjetor 2016.
Misioni i OSBE-së në Kosovë Të dhëna për misionin
Publishing date: 6 qershor 2017
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë promovon të drejtat e njeriut, qeverisjen e mirë dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë përmes monitorimit dhe mbështetjes së punës së institucioneve lokale. I themeluar në vitin 1999, Misioni është edhe një nga pranitë më të mëdha të OSBE-së në teren.
Përfaqësimi i komuniteteve në Shërbim Civil të Kosovës: Vazhdim i raportit të mëparshëm
Publishing date: 31 maj 2017
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport përcjellës ofron një pasqyrë të nivelit të përfaqësimit të komuniteteve që janë pakicë numerike në shërbimin civil në nivel qendror dhe komunal. Ai jep një vlerësim të progresit të bërë nga institucionet e përzgjedhura të Kosovës në zbatimin e obligimeve ligjore përkatëse që garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe proporcional të komuniteteve në shërbimin civil që prej raportit të mëparshëm të vlerësimit të OSBE-së në vitin 2013. Përveç kësaj, raporti identifikon mangësitë në zbatim dhe ofron rekomandime specifike për institucionet kryesore në mënyrë që të lehtësohen përmirësimet në lidhje me punësimin e komuniteteve në shërbimin civil.
Nënkryetari i komunës për komunitete (NKKK) dhe Zëvendëskryesuesi i kuvendit të komunës për komunitete (ZKKKK) 2016
Publishing date: 16 mars 2017
Collections: Mekanizmat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve – Fletushka informative
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Demokratizimi, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë