Publications
Hulumtim mbi viktimizimin nga krimi i urrejtjes, Raport
Publishing date: 27 qershor 2019
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport paraqet rezultatet e hulumtimit mbi viktimizimin nga krimi i urrejtjes që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut në qershor dhe korrik të vitit 2018. Hulumtimi, i pari i këtij lloji i kryer në vend, ofron një pasqyrë më të plotë të viktimizimit nga krimi i urrejtjes në Maqedoninë e Veriut dhe efektet e tij se sa është ofruar deri më sot, si dhe të identifikohet shkalla e mos denoncimit të incidenteve nga krimi i urrejtjes nëpërmjet kryerjes së hulumtimeve në një sërë komunitetesh të tjera të identitetit shoqëror shumicë dhe pakicë në bazë të përkatësisë etnike, religjionit, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar dhe bindjeve politike. Raporti ka për qëllim të ofroj dëshmi për nevojën e zhvillimit të masave efektive që do të reagojnë ndaj problemit dhe do të luftojnë kundër tij, që do të udhëzojnë politikën dhe strategjinë e synuar nga autoritetet kombëtare dhe lokale dhe do mbështesin organizatat e shoqërisë civile në punën e tyre promovuese.
Doracak për promovimin e parimeve të qeverisjes demokratike në këshillat e njësive të vetqeverisjes lokale
Publishing date: 4 mars 2019
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Doracaku është hartuar për të promovuar zbatimin e parimeve të qeverisjes demokratike në punën e këshillave komunale në Maqedoninë e Veriut. Ai ka për qëllim të promovojë konceptin e përfshirjes, efikasitetit, transparencës dhe hapjes në punën e Këshillit komunal.
Udhëzues për siguri të gazetarëve gjatë ngjarjeve me rrezik të lartë
Publishing date: 13 nëntor 2018
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky udhëzues ka për qëllim tejkalimin e hendekut ndërmjet gazetarëve dhe autoriteteve. Në të përfshihen rekomandime për rritjen e sigurisë së gazetarëve dhe ofrohen praktikat më të mira për rolin mbrojtës të institucioneve, si dhe rekomandime për policinë, prokurorët publikë dhe gazetarët që mbulojnë ngjarje kritike.
Udhëzues për siguri të gazetarëve gjatë ngjarjeve me rrezik të lartë
Publishing date: 8 nëntor 2018
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Udhëzuesi për sigurinë e gazetarëve synon tejkalimin e hendekut midis gazetarëve dhe autoriteteve. Në të përfshihen rekomandime për rritjen e sigurisë së gazetarëve, praktika më të mira mbi rolin mbrojtës të institucioneve, si dhe rekomandime për policinë, prokurorët publikë dhe gazetarët që mbulojnë ngjarje kritike.
Përmirësimi i cilësisë së sektorit publik nëpërmjet kornizës së përbashkët për vlerësim (CAF)
Publishing date: 26 shkurt 2018
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Qëllimi i publikimit është të lehtësojë zbatimin e modelit të Kornizës për Vlerësim të Përbashkët (CAF) si një instrument evropian për menaxhimin e cilësisë për sektorin publik në vend. Kjo broshurë jep informacion praktik mbi strukturën e modelit CAF, përfitimet nga zbatimi i tij dhe procesi i implementimit të tij. Mijëra organizata në shumë vende zbatojnë modelin CAF dhe kanë vërtetuar se mund të jep rezultate, duke kontribuar kështu në një administratë publike moderne, efikase dhe profesionale.
Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara
Publishing date: 15 shkurt 2018
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky publikim shqyrton efikasitetin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Këtë e bën nëpërmjet analizës së tërthortë të kornizës ligjore, politike, institucionale dhe infrastrukturore, duke u fokusuar në rezultatet, efektet dhe rezultatet e secilit veçmas, si dhe në ndikimin e përgjithshëm të tyre. Konkluzionet dhe rekomandimet, në përputhje me të dhënat e fituara dhe me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Direktivën e Këshillit 2000/78 / EC për Trajtimin e Barabartë në Punësim dhe Profesion, ofrojnë udhëzime për hapat e mëtejmë për rritjen e përfshirjes së plotë të personave me aftësi të kufizuara në tregun e hapur të punës. Publikimi nuk është në dispozicion në gjuhën angleze.
Strategjia rinore e Komunës së Kërçovës 2017-2022
Publishing date: 24 janar 2018
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Arsimi, Mirëqeverisja, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Strategjia e parë rinore e Komunës së Kërçovës 2017-2022 u përpilua nga Këshilli Rinor i Kërçovës me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup. Strategjia, e miratuar unanimisht nga Këshilli i komunës së Kërçovës më 23 nëntor 2016, është dokument për përkrahje publike që synon përforcimin e angazhimit strategjik të Komunës së Kërçovës dhe Këshillit Rinor të komunës për të punuar në promovimin e çështjeve rinore.
Raporti Hulumtues- Ndikimi i Stereotipeve dhe Distancës Etnike për Shfaqjen e Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtjes dhe Krimit nga Urrejtja
Publishing date: 26 janar 2017
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: National minority issues
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport hulumtues ofron një pasqyrë të stereotipave ekzistuese dhe ndikimin e tyre në krijimin e distancës ndëretnike, dhe mundësinë e monitorimit të situatës në fushën e ndërveprimit etnik në shtet. Raporti më tej fokusohet dhe në prezantimin e rezultateve lidhura me çështjet e diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimet e urrejtjes në një kontekst kombëtar.
Zbatimi praktik i marrëveshjes për llojin dhe lartësinë e sanksionit penal në vitin e parë të zbatimit të Ligjit të ri për procedurë penale. Analiza juridike
Publishing date: 21 korrik 2016
Content type: Libër
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Analiza paraqet një kontribut të përbashkët të Shoqatës së Prokurorëve Publik dhe Sektorit për Sundimin e së Drejtës pranë Misionit të OSBE në Shkup ndaj procesit të vendosjes së politikës dhe praktikës së unifikuar penale në sistemin tonë juridiko-penal. E njëjta i trajton të dhënat që kanë të bëjnë me marrëveshjet e realizuara në katër juridiksionet e gjykatave të apelit në: Manastir, Gostivar, Shkup dhe Shtip, brenda periudhës nga 1 dhjetori 2013 deri në 31 mars të vitit 2015.
Doracak për krimin kompjuterik
Publishing date: 15 janar 2014
Content type: Libër
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Fokusi i këtij Doracaku është i orientuar në disa aspekte, e para së gjithash në fenomenologjinë e komunikimit elektronik dhe në zëvendësimin e sistemit konvencional të ndjekjes së informatave me një sistem të ri, i cili mundëson transfer të sasive të mëdha të të dhënave në distancë të madhe në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase. Ky Doracak nuk ka për qëllim të japë udhëzime për veprim hap pas hapi, por ideja është që të ofrohet një vegël e dobishme – udhëzues që do të përmbajë terme që do ta lehtësojnë identifikimin e mjeteve me të cilat kryhet ky lloj i kriminit, lloji i provave që duhet të sigurohen, si dhe mënyra e drejtë e sigurimit të tyre, me çka do të lehtësohet procesi i vërtetimit të provave. Udhëzuesi u dedikohet kryesisht prokurorëve, por mund ta përdorin poashtu edhe gjykatësit e së drejtës penale, si dhe avokatët mbrojtës.