Publications
Thirrje për Aplikime për Trajnim për Ngritje Të Kapaciteteve për Organizatat e Shoqërisë Civile
Publishing date: 6 prill 2023
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Demokratizimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) fton përfaqësuesit e organizatave të vogla dhe të mesme të shoqërisë civile (OSHC) të marrin pjesë në një program trajnimi për ngritjen e kapaciteteve, me qëllim (i) rritjen e njohurive dhe pajtueshmërinë me kornizën ligjore dhe administrative në fuqi, (ii) ngritjen e kapaciteteve në hartimin e dokumenteve kyçe të brendshme cilësore, (iii) përmirësimin e aftësive të menaxhimit dhe raportimit financiar, (iv) forcimin e shkathtësive të avokimit dhe partneriteteve ndërsektoriale, si dhe (v) përmirësimin e komunikimit me mediat.
Monitori i të drejtave pronësore- Edicioni i 7-të
Publishing date: 5 prill 2023
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe personave të zhvendosur.
Vështrim i përgjithshëm mbi qendrat mësimore në Kosovë dhe zbatimin e Udhëzimit administrativ nr. 19/2018
Publishing date: 22 mars 2023
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Publikimi ofron një pasqyrë të gjendjes së qendrave mësimore në Kosovë që nga prilli 2022, si dhe mbi zbatimin e Udhëzimit Administrativ (UA) 19/2018 për themelimin dhe funksionimin e qendrave mësimore. Raporti ofron një rrugë se si të vazhdohet përpara dhe rekomandime për hisedarët e ndryshëm për institucionalizimin praktik të Qendrave Mësimore.
Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB) 2022
Publishing date: 13 mars 2023
Collections: Mekanizmat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve – Fletushka informative
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kjo fletë informative përmban të dhëna për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB)
Të drejtat trashëgimore të grave
Publishing date: 31 janar 2023
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Broshura “Të drejtat trashëgimore të grave” ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e opinionit publik, përfshirë gratë nga komunitetet rurale dhe institucioneve relevante lidhur me të drejtat trashëgimore të grave. Duke u bazuar në komentet e pranuara gjatë punëtorive të Misionit mbi të drejtat pronësore të grave më 2021 dhe 2022, Misioni ka përpiluar një sërë çështjesh të përbashkëta në zbatimin e të drejtave trashëgimore të grave. Kjo broshurë jep përgjigje për këto çështje, duke ofruar shpjegime për kuadrin ligjor në një mënyrë të thjeshtuar dhe të personalizuar, me ilustrime përmes rasteve shembuj në format të pyetjeve më të shpeshta, për t’i informuar gratë e prekura, familjarët dhe Organizatat e Shoqërisë Civile për veprimet që mund t’i marrin për t’i mbrojtur dhe zbatuar të drejtat trashëgimore të grave.
Monitori i të drejtave pronësore- Edicioni i 6-të
Publishing date: 29 shtator 2022
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe personave të zhvendosur.
Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga sistemi i drejtësisë penale të Kosovës
Publishing date: 19 shtator 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Countering terrorism, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i OSBE-së “Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga sistemi i drejtësisë penale të Kosovës” mbulon periudhën 2018-2020 dhe shqyrton të dhënat e mbledhura nga ekipi monitorues i OSBE-së për seanca gjyqësore në më shumë se 50 raste të kategorizuara si vepra penale të terrorizmit ose në lidhje me terrorizëm. Raporti gjithashtu ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kornizës ligjore për rastet e terrorizmit dhe vlerëson shkallën në të cilën ligji dhe politika e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Raporti synon të mbështesë praktikuesit ligjorë për të ruajtur standardet më të larta të profesionalizmit në këtë fushë sfiduese të ligjit dhe politikës.
E drejta për përfaqësim efektiv në procedurë penale dhe sistemi i caktimeve sipas detyrës zyrtare
Publishing date: 11 gusht 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i OSBE-së “E drejta për përfaqësim efektiv në procedurë penale dhe sistemi i caktimeve sipas detyrës zyrtare” ofron pasqyrim të standardeve të përfaqësimit të mbrojtjes në procedurë penale dhe të funksionimit të sistemit të caktimeve sipas detyrës zyrtare në Kosovë. Raporti mbulon periudhën 2020-2021 dhe përdorë anketat me praktikuesit ligjorë së bashku me gjetjet e OSBE-së nga monitorimi i gjykimeve, për të vlerësuar disa nga sfidat dhe barrierat për përfaqësimin efektiv të mbrojtjes në procedurë penale në Kosovë.
Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë
Publishing date: 18 korrik 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i OSBE-së “Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë” pasqyron politikat, kornizën ligjore dhe administrative të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Raporti analizon ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet çështjeve të mbrojtjes së trashëgimisë, sigurisë, infrastrukturës dhe planifikimit hapësinor. Janë shqyrtuar edhe kategoritë specifike të mbrojtjes së trashëgimisë në Kosovë, si Zonat e Veçanta të Mbrojtura (ZVM) dhe Këshilli Zbatues dhe Monitorues (KZM). Raporti jep rekomandime për të përmirësuar legjislacionin ekzistues dhe për të përmirësuar kushtet strukturore në fushën e identifikimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë.
Supporting institutions in Kosovo regulate constructions without permit poster
Publishing date: 28 qershor 2022
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
According to data from the Ministry of Environment and Spatial Planning and Infrastructure (MESPI), there are over 350,000 unpermitted constructions in Kosovo. Since 2013, the OSCE Mission has supported MESPI in addressing the issue of legalizing these buildings, which is one of the main concerns of urban planning right now. In workshops across Kosovo supported by the OSCE, municipal officials dealing with this issue identified a lack of public understanding of the legalization process as one of their main challenges. To help resolve this problem, the Mission has developed an information campaign to increase awareness of the legalization process, highlighting in particular that the deadline set to apply to legalize unpermitted constructions is 4 September 2022. We especially encourage people from non-majority communities, displaced persons, and women to use this opportunity to secure ownership of their property, and register their property title in the cadastral records.