Publications
Monitori i të drejtave pronësore
Publishing date: 18 dhjetor 2019
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe përsonave të zhvendosur.
Vlerësim i Procesit të Kthimit Vullnetar në Kosovë
Publishing date: 2 dhjetor 2019
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, National minority issues
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti paraqet pasqyrë të gjendjes aktuale të kthimit vullnetar në Kosovë, përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat e zhvendosur në rajon. Raporti mbulon periudhën nga janari 2015 deri në dhjetor 2018 dhe ofron informata të përditësuara pas raportit të vitit 2014 të OSBE-së për kthimin vullnetar.
Strehimoret për viktimat e dhunës në familje në Kosovë
Publishing date: 17 janar 2019
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti ofron një pasqyrë të gjendjes aktuale në strehimoret e viktimave të dhunës në familje në Kosovë, përvijon kornizën ligjore dhe institucionale që parasheh funksionimin e tyre si dhe mekanizmat komunalë për mbrojtjen nga dhuna në familje. Raporti trajton një numër sfidash ekzistuese, si dhe numëron edhe konkluzat dhe një listë rekomandimesh për institucionet, por edhe për vetë strehimoret.
Aktivitetet e Misionit të OSBE-së në Kosovë për parandalimin e dhunës në familje
Publishing date: 28 shkurt 2018
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Përmbledhje e aktiviteteve të Misionit të OSBE-së në Kosovë në fushën e parandalimit dhe luftimit të dhunës në familje.
Përfaqësimi i komuniteteve në Shërbim Civil të Kosovës: Vazhdim i raportit të mëparshëm
Publishing date: 31 maj 2017
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport përcjellës ofron një pasqyrë të nivelit të përfaqësimit të komuniteteve që janë pakicë numerike në shërbimin civil në nivel qendror dhe komunal. Ai jep një vlerësim të progresit të bërë nga institucionet e përzgjedhura të Kosovës në zbatimin e obligimeve ligjore përkatëse që garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe proporcional të komuniteteve në shërbimin civil që prej raportit të mëparshëm të vlerësimit të OSBE-së në vitin 2013. Përveç kësaj, raporti identifikon mangësitë në zbatim dhe ofron rekomandime specifike për institucionet kryesore në mënyrë që të lehtësohen përmirësimet në lidhje me punësimin e komuniteteve në shërbimin civil.
Posteri "Ju jeni shpresa e një të ardhme pa diskriminim"
Publishing date: 11 nëntor 2016
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Posteri i fushatës për të promovuar pakon e ligjeve për të drejtat e njeriut në Kosovë synon të informojë publikun e gjerë për të drejtat e tyre dhe risitë që ka sjellë pakoja e cila përfshinë Ligjin për barazi gjinore, Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Ligjin për Avokatin e Popullit si dhe resurset në dispozicion për t’i ushtruar ato të drejta. Theksi është vendosur në rolin dhe përgjegjësitë e Avokatit të Popullit në zbatimin e këtij legjislacioni.
Vlerësim i zbatimit të kornizës ligjore dhe asaj të politikave për riintegrimin e personave të riatdhesuar në Kosovë
Publishing date: 22 dhjetor 2016
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti vlerëson progresin në zbatimin e kornizës ligjore dhe të politikave për riintegrimin e personave të riatdhesuar në Kosovë. Raporti mbulon periudhën 2014- 2015 dhe vë në dukje përmirësimin e performancës së institucioneve komunale në vijim të procesit të decentralizimit, dule rezultuar në miratimin e Planeve Lokale të Veprimit, mbledhjen e përmirësuar të të dhënave pas futjes së sistemit të menaxhimit elektronik të rasteve, dhe forcim të komunikimit në mes të institucionet të nivelit qendror dhe lokal. Raporti konkludon se ndërsa mbetet hapësirë për përmirësime, institucionet kanë bërë përparim të lavdërueshëm sa i përket implementimit të kornizës ligjore dhe të politikave.
Posteri i fushatës Qasja në Drejtësi
Publishing date: 5 tetor 2015
Collections: Materialet e fushates Qasja në Drejtësi
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raport për vlerësimin e të drejtave të komuniteteve Botimi i katërt
Publishing date: 16 dhjetor 2015
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i katërt i vlerësimit të drejtave të komuniteteve i lëshuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë vlerëson përparimin e bërë nga institucionet e Kosovës për sa i përket Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në fushat e dialogut ndërmjet komuniteteve, sigurisë dhe drejtësisë, gjuhës, arsimit, kthimit, kulturës dhe medias. Raporti ka gjetur që, derisa është arritur përparim në disa fusha, mbetet për t’u bërë shumë më shumë për të siguruar mbrojtje të të drejtave të komuniteteve në Kosovë. Raporti përfundon me ofrimin e rekomandimeve për institucionet relevante për atë se si të përmirësohet implementimi i Konventës Kornizë nga ana e tyre.
Fletushka e fushatës Qasja në Drejtësi