Publications
Të dhëna për misionin e OSBE-së në Kosovë 2013
Publishing date: 22 prill 2013
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë promovon të drejtat e njeriut, qeverisjen e mirë dhe sigurinë për të gjithë njerëzit në Kosovë përmes monitorimit dhe përkrahjes së punës të institucioneve lokale. I themeluar në vitin 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë është misioni më i madh i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Procesi i zhvillimit të buxheteve komunale në Kosovë: Vlerësim krahasues i proceseve të vitit 2012 dhe 2013
Publishing date: 3 qershor 2013
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Veprimtaritë ekonomike, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport vlerëson procesin e zhvillimit të buxhetit komunal për vitin 2013 dhe analizon shkallën e përputhshmërisë së institucioneve komunale me kornizën ligjore në krahasim me vitin e kaluar fiskal.
Katalog për Këshilla dhe Ndihmë për Viktimat e Dhunës në Familje
Publishing date: 7 mars 2012
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Katalogu për Këshilla dhe Ndihmë për Viktimat e Dhunës në Familje ka për qëllim të ofrojë informacione të qarta dhe të kuptueshme për mjetet dhe burimet e ndryshme në dispozicion të viktimave të dhunës në familje në Kosovë.
Katalog i mekanizmave korrigjues dhe ndihmës për pjesëtarët e komunitetit
Publishing date: 27 tetor 2010
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
qëllimi i këtij katalogu është që të ju sigurojë, si anëtar i komunitetit në Kosovë, informacione mbi atë se çfarë duhet bërë në rast se keni ndonjë brengë apo ankesa lidhur me respektimin e të drejtave tuaja themelore. Ai mbulon fusha të shumta që paraqesin brengë, duke filluar nga ajo se si të luftohet diskriminimi i bazuar në gjini, duke vazhduar te ajo se çfarë duhet bërë nëse mendoni se policia ju keqtrajton për shkak se identifikoheni me një komunitet të caktuar, e deri te ajo se si duhet të sigurohet që emri i fshatit tuaj të shkruhet saktë në të gjitha gjuhët në shenjat e rrugës.
Bashkëpunimi i Kuvendit të Kosovës me shoqërinë civile
Publishing date: 29 mars 2013
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Mirëqeverisja, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport vështron mundësitë për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në punën e Kuvendit. Ai përqendrohet në tri tema: informacionin e nxjerrë nga Kuvendi për publikun, rregullimet institucionale në Kuvend për marrëdhëniet me shoqërinë civile, dhe praktikat e konsultimit publik. Ai e vlerëson punën e Kuvendit kundrejt standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira.
Zbatimi i legjislacionit për shërbimin civil në Kosovë
Publishing date: 21 shkurt 2013
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Demokratizimi, Mirëqeverisja, National minority issues
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport ofron një pasqyrë të zbatimit të Ligjit për shërbimin civil të Kosovës (Ligji për shërbimin civil), duke i kushtuar vëmendje të veçantë nxjerrjes së legjislacionit sekondar nga ana e qeverisë dhe krijimit të organeve zbatuese të paraparë me këtë Ligji. Gjithashtu, raporti vlerëson funksionimin e mekanizmave mbikëqyrës të shërbimit civil të paraparë me Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Ligji për KPMSHCK).
E Drejta për Gjykim Korrekt në Rastet e Ndërlidhura me Zgjedhjet
Publishing date: 16 tetor 2012
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Zgjedhjet, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti nënvizon shqetësime lidhur me të drejtat për gjykim korrekt të vërejtura gjatë procedimit të rasteve të ndërlidhura me zgjedhjet në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë. Ofron rekomandime për veprime korrigjuese drejtuar institucioneve përkatëse relevante.
Masat e zbatimit për legjislacionin që prek të drejtat e njeriut në Kosovë
Publishing date: 27 shtator 2012
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti vlerëson se deri në çfarë shkalle legjislacioni thelbësor që mbron të drejtat themelore të njeriut, si barazinë gjinore, anti-diskriminimin, të drejtat e komuniteteve, të drejtat gjuhësore dhe mbrojtjen kundër dhunës në familje, zbatohet nga institucionet e Kosovës.
Gjendja e institucioneve të pavarura në Kosovë
Publishing date: 11 korrik 2012
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Demokratizimi, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Institucionet e pavarura janë elementi kryesor i një demokracie funksionale. Bashkë me pushtetin legjislativ, atë ekzekutiv dhe gjyqësor mundësojnë një sistem të zhvilluar të ruajtjes së baraspeshës, duke shtuar përgjegjshmërinë dhe duke zbutur ndikimin jo të drejtë politik. Sfidat që e përcjellin demokracinë në tranzicion të Kosovës, megjithatë vazhdojnë të pengojnë zhvillimin e institucioneve duke u nisur që nga mungesat e vazhdueshme të resurseve e deri te ndërhyrjet politike. Rezultatet e gjetura nga studimi kanë theksuar si pikat e forta ashtu edhe dobësitë e institucioneve të pavarura të Kosovës në zhvillim e sipër. Baza e arsyeshme ligjore jep arsye për inkurajim bashkë me strukturën e fortë institucionale që shumica nga institucionet e analizuara e posedojnë.
Raporti përcjellës i monitorimit të kuvendeve komunale (janar – dhjetor 2011)
Publishing date: 2 korrik 2012
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Në këtë raport paraqiten informatat më të reja ndaj botimit të vitit 2011 për vështrimin e aspekteve kyçe të punës së kuvendeve komunale dhe zhvillimet në lidhje me mekanizmat e mbikëqyrjes. Ai mëton t’i shërbejë përfaqësuesve të komunës, ministrisë dhe hisedarëve të tjerë gjegjës të përfshirë në çështjet e qeverisjes lokale si një lloj treguesi për zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve në nivel lokal.