Publications
Fakte: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publishing date: 14 maj 2024
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së punon për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, për promovimin e qeverisjes së mirë dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë publike në Kosovë. I themeluar në vitin 1999, ky është Misioni më i madh i OSBE-së.
Politika ndëshkimore në rastet e posedimit të paligjshëm të armëve
Publishing date: 15 prill 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport ofron analizë të të dhënave nga rastet e posedimit të paligjshëm të armëve të mbledhura nga programi i monitorimit të gjykimeve të Misionit të OSBE-së në Kosovë nga muaji dhjetor 2020 deri në gusht 2023 dhe vlerëson praktikat e dënimit gjyqësor për pajtueshmërinë me gjykimin e drejtë dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë për dënime të drejta dhe të qëndrueshme.
Raport mbi braktisjen e shkollës: Përtej numrave të braktisjes së arsimit të obligueshëm në sistemin e Kosovës 2020-2023
Publishing date: 1 mars 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Arsimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport ofron një përmbledhje të shifrave të braktisjes së shkollës nga komunitetet joshumicë nga sistemi arsimor i Kosovës ndërmjet viteve 2020 dhe 2023, analizon shkaqet e rasteve individuale dhe shqyrton iniciativat e suksesshme për kthimin e fëmijëve në shkollë, sipas mandatit të OSBE-së për të monitoruar dhe promovuar të drejtat e njeriut.
Çështje të Lidhura me Procesin e Rregullt Gjyqësor për të Paraburgosurit me Nevoja të Shëndetit Mendor
Publishing date: 16 shkurt 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport ofron një analizë të të dhënave të mbledhura nga programi monitorees i gjykatave i Misionit të OSBE-së në Kosovë në periudhën janar-dhjetor 2022 dhe identifikon trendet në praktikat e prokurorisë, mbrojtjes dhe gjykatës në lidhje me shqiptimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me nevoja të shëndetit mendor në Kosovë. Ky raport analizon praktikën gjyqësore në raport me pajtueshmërinë me të drejtën për gjykim të drejtë dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Sistemi i drejtësisë në Mitrovicë gjendja para dhe pas dorëheqjes masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ serbë të Kosovës
Publishing date: 9 shkurt 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport shqyrton të dhënat statistikore në dispozicion publik dhe vrojtime faktike të mbledhura rreth funksionimit të institucioneve të sistemit të drejtësisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës para dhe pas dorëheqjes masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ serb të Kosovës në nëntor 2022. Raporti identifikon ndikimin e dorëheqjeve në sistemin e drejtësisë në Mitrovicë me fokus në sundimin e ligjit dhe standardet e gjykimit të drejtë, veçanërisht të drejtën për gjykim brenda një kohe të arsyeshme dhe qasjen në drejtësi.
Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB) 2023
Publishing date: 31 janar 2024
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kjo fletë informative përmban të dhëna për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB)
Fletëpalosje mbi dhunën seksuale dhe ngacmimin seksual
Publishing date: 8 dhjetor 2023
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kjo fletëpalosje synon të rrisë të kuptuarit e nxënësve të shkollave të mesme për atë se çfarë përbën dhunë seksuale dhe ngacmim seksual, si dhe ofron udhëzime për raportim të sigurt. Është në dispozicion në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe.
Menaxhimi i lëndëve penale dhe orarit të gjykimeve
Publishing date: 31 tetor 2023
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i OSBE-së “Menaxhimi i lëndëve penale dhe orarit të gjykimeve” i shqyrton shqyrtimet gjyqësore penale të planifikuara që të mbahen gjatë periudhës tremujore të raportimit në vitin 2023. Ai i shtjellon praktikat më të mira ndërkombëtare të menaxhimit të lëndëve dhe shpalosë gjetjet nga monitorimi i gjykimeve nga OSBE me qëllim vlerësimin e sfidave dhe barrierave për planifikimin efikas të shqyrtimeve gjyqësore penale në Kosovë.
Raporti i Monitorimit të Gjykimeve mbi Masën e Paraburgimit
Publishing date: 25 tetor 2023
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport ofron një analizë të të dhënave të mbledhura gjatë viteve 2022 dhe 2023 mbi përdorimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve të moshës madhore në Kosovë në suazat e programit për monitorim të gjykimeve të Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Thirrje për aplikim: Trajnim ‘Raportimi i Gjykimit të Simuluar’ për gazetarë dhe studentë të juridikut
Publishing date: 20 tetor 2023
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Trajnimi ‘Raportimi i Gjykimit të Simuluar’ që organizohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për gazetarë të rinj dhe aspirantë si dhe studentë të juridikut nga mbarë Kosova ka për qëllim t’ju sigurojë atyre përvojë të dorës së parë në raportimin nga gjykata. Ata do udhëzohen për praktikat më të mira në marrjen e informacioneve dhe komunikimin me zyrtarët gjyqësor, dhe anasjelltas. Trajnimi do të pasohet nga një punëtori përmbyllëse, si platformë për të diskutuar mësimet e nxjerra nga trajnimi dhe për të formuluar konkluzione dhe rekomandime.