Publications
Doracak për trajtimin e monedhave virtuale në procedurat penale
Publishing date: 15 korrik 2022
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sajber/ TIK Siguri, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky doracak, i zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, synon të përmirësojë kapacitetet e përfaqësuesve të organeve për zbatimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut kur kanë të bëjnë me monedhat virtuale në procedurat penale duke ofruar informacion praktik për hetuesit dhe prokurorët lidhur me zbulimin, hetimin, ndjekjen penale dhe sekuestrimin e monedhave virtuale në procedimin penal.
Zhvatja seksuale si formë e korrupsionit: Përgjigje juridike dhe institucionale
Publishing date: 19 prill 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport analitik paraqet gjetjet nga analiza krahasuese e kryer e legjislacionit ekzistues, kornizës ligjore ndërkombëtare dhe intervistave dhe fokus grupeve gjysmë të strukturuara. Rekomandimet e përfshira në këtë raport kanë të bëjnë me rregullimin e zhvatjes seksuale si formë e korrupsionit në Kodin Penal, Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit dhe në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Grave nga Dhuna dhe Dhuna në Familje. Inkriminimi i zhvatjes seksuale në legjislacionin kombëtar do ta bënte Maqedoninë e Veriut ndër vendet e pakta në rajonin e OSBE-së që ka të njohura dhe institucionalizuara ligjërisht format gjinore të korrupsionit, gjë që do të zvogëlonte ndikimin e tij tek gratë.
Çfarë është pushteti lokal dhe si e zgjedhim atë- në format lehtë të kuptueshëm
Publishing date: 15 tetor 2021
Content type: Broshurë
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Zgjedhjet, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Në këtë broshurë, Doracaku për votuesit "Çfarë është pushteti lokal dhe si e zgjedhim atë" është shndërruar në një format të lehtë për t'u lexuar, në mënyrë që të jetë i arritshëm për personat me aftësi të kufizuara në të mësuar, si dhe audiencën më të gjerë. Broshura, e përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Zgjdhjeve (KSHZ) i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, synon të rrisë njohuritë e votuesve mbi vetëqeverisjen lokale, organet që zgjedhen në zgjedhjet lokale, si dhe specifikat lidhur me zgjedhjet lokale. Doracaku ofron informacion të shkurtër dhe të thjeshtë mbi rolin dhe kompetencat e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë në procesin zgjedhor.
Çfarë është pushtetit lokal dhe si e zgjedhim atë- Doracak për votuesit
Publishing date: 15 tetor 2021
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Zgjedhjet, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Doracaku, i përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, synon të rrisë njohuritë e votuesve mbi vetëqeverisjen lokale, organet që zgjidhen në zgjedhjet lokale dhe specifikat lidhur me zgjedhjet lokale. Doracaku ofron informacion të shkurtër dhe të thjeshtë mbi rolin dhe kompetencat e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë në Maqedoninë e Veriut, të drejtën për t'u zgjedhur, modelet elektorale të përdorura për zgjedhjen e kryetarit dhe këshillit të komunës, fushatën zgjedhore, si dhe financimin e zgjedhjeve lokale. Për më tepër, ai jep një pasqyrë të parimeve themelore të qeverisjes demokratike dhe mundësive për pjesëmarrjen e qytetarëve në një proces vendimmarrës në nivel vendor pas zgjedhjeve.
Broshurë informative për votues të rinj- në format lehtë të kuptueshëm
Publishing date: 15 tetor 2021
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Zgjedhjet, Mirëqeverisja, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Broshura Informative për Votuesit e Rinj paraqet përmbajtjen e Doracakut për Votuesit e Rinj, të përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, në një format lehtë të lexueshëm. I njejti synon të paraqesë informacionin lidhur me pjesëmarrjen politike dhe elektorale të të rinjve në vend, pse zgjedhjet dhe votimi janë të rëndësishme për gratë dhe burrat e rinj, rëndësinë e zgjedhjeve përfshirëse, si dhe përfshin udhëzimet për procesin e votimit në format të lehtë për personat me vështirësi në mësim.
Doracak për votuesit e rinj- Botimi i dytë
Publishing date: 15 tetor 2021
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Zgjedhjet, Mirëqeverisja, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Doracaku, i përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, synon të inkurajojë pjesëmarrjen politike dhe elektorale të të rinjve në vend. Ai shpjegon modelet dhe organet për pjesëmarrjen politike të të rinjve; pse zgjedhjet dhe votimi janë të rëndësishme për të rinjtë, si dhe rëndësinë e zgjedhjeve përfshirëse. Doracaku gjithashtu jep udhëzime hap pas hapi për procesin e votimit. Doracaku u botua fillimisht në vitin 2020. Ky është botimi i dytë i ndryshuar në përputhje me ndryshimet më të fundit të Kodit Zgjedhor.
BARAZIA GJINORE KA RËNDËSI! Doracak për deputetët dhe personelin parlamentar mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave
Publishing date: 15 tetor 2021
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Doracaku ofron pasqyrë teorike të angazhimeve ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut lidhur me barazinë gjinore, hartimin e legjislacionit të ndjeshëm gjinor dhe mbikëqyrjen parlamentare të barazisë gjinore. I njëjti jep shembuj konkret mbi praktikat më të mira nga vendi dhe parlamentet në mbarë botën për integrimin gjinor në operacionet parlamentare. Publikimi është përgatitur nga Misioni i OSBE-së në bashkëpunim me stafin parlamentar për të mbështetur deputetët në punën e tyre drejt promovimit dhe avancimit të barazisë gjinore.
Doracak për Këshillat Rinore Lokale
Publishing date: 28 qershor 2021
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Mirëqeverisja, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Doracaku për Këshillat Rinore Lokale, i përgatitur në partneritet të ngushtë me Agjencinë për Rini dhe Sport, është një mjet praktik dhe i vlefshëm si për zyrtarët komunal ashtu edhe për të rinjtë lidhur me angazhimin e tyre në Këshillat Rinore Lokale. Ai synon të inkurajojë pjesëmarrjen lokale të të rinjve në këto organe në përputhje me Ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore. Doracaku përmban hapa praktikë se si të themelohet Këshilli Rinor Lokal, cakton rolet dhe përgjegjësitë për zyrtarët komunalë dhe anëtarët e këshillit rinor, si dhe procesin e dorëzimit ndërmjet udhëheqjes në largim dhe atij pasardhës. Ai u përgatit në gjuhën maqedonase dhe u përkthye në gjuhët angleze, shqipe, turke, serbe dhe rome.
Doracak për votuesit e rinj
Publishing date: 7 prill 2021
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Zgjedhjet, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Doracaku, i përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, ka për qëlliim të inkurajojë pjesëmarrjen politike dhe elektorale të të rinjve në vend. Ai shpjegon modelet dhe organet për pjesëmarrjen politike të të rinjve; pse zgjedhjet dhe votimi janë të rëndësishme për gratë dhe burrat e rinj, si dhe shpjegon domethënien e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse. Publikimi gjithashtu ofron udhëzime hap pas hapi për vetë procesin e votimit. Doracaku është hartuar gjithashtu që të ndihmojë KSHZ-në dhe organizatat rinore në mbarë vendin në programet e tyre trajnuese.
Aspektet gjinore të korrupsionit me theks te Republika e Maqedonisë së Veriut
Publishing date: 10 mars 2021
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Mirëqeverisja, Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky punim, i përgatitur nga Misioni i OSBE-së në Shkup, është përpjekje e parë për të diskutuar lidhjet midis korrupsionit dhe pabarazisë gjinore, duke e ndërlidhur me situatën në Maqedoninë e Veriut. Punimi i referohet kontekstit kombëtar dhe angazhimeve ndërkombëtare dhe të OSBE-së në fushën e qeverisjes demokratike dhe parandalimin e korrupsionit, formave specifike gjinore të korrupsionit, korrelacionit midis përfaqësimit të grave në jetën politike dhe nivelet e korrupsionit. Ky dokument përfaqëson hap fillestar për të hapur një debat, duke e ngritur këtë temë në një nivel më të lartë vëmendjeje tek politikëbërësit, shoqëria civile dhe publiku i gjerë drejt njohjes, dokumentimit dhe institucionalizimit të formave gjinore të korrupsionit në legjislacionin kombëtar dhe, përfundimisht, të kontribuojë në zvogëlimin e ndikimit të korrupsionit tek gratë.