Publications
Barometri për mundësi të barabarta- Raport
Publishing date: 7 dhjetor 2023
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
"Barometri për mundësi të barabarta" është sondazhi i sponsorizuar nga OSBE dhe BE, i cili u krye në bashkëpunim me Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Ky studim gjithëpërfshirës zbulon gjetjet kryesore që hedhin dritë mbi perceptimet dhe përvojat lidhur me diskriminimin dhe pabarazinë në shoqërinë tonë. Ai u krye në demografi të ndryshme dhe u krahasua me sondazhet e kyrera në vitin 2009, 2013 dhe 2018, dhe i njëjti na jep një pamje të tendencave në zhvillim në këto fusha.
Udhëzues për kalimin e barrës së provës të Komisionit të Parandalimit dhe të Mbrojtjes nga Diskriminimi
Publishing date: 10 korrik 2023
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Publikimi ka për qëllim të qartësojë konceptin ligjor procedural të kalimit të barrës së provës, kuptimin dhe qëllimin e saj, si dhe të gjitha pyetjet e hapura lidhur me zbatimin praktik të procedurave para Komisionit të Parandalimit dhe të Mbrojtjes nga Diskriminimi dhe gjykatës vendase, për të siguruar zbatim efikas të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ai gjithashtu fokusohet në ndihmën e praktikuesve ligjorë në marrjen e njohurive dhe aftësive në fushën e ligjit të barazisë dhe parimit të mosdiskriminimit, andaj edhe gjërësisht janë përdorur shembuj nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, si dhe praktikat krahasuese nga vendet evropiane.
Analiza e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe krimin e urrejtjes
Publishing date: 29 gusht 2022
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Analiza përfshin një rishikim të thellë të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes. Duke marrë parasysh jurisprudencën gjithnjë në rritje të GJEDNJ-së në këtë fushë, kjo analizë shqyrton vendimet më domethënëse dhe me më ndikim, si dhe gjykimet më të rëndësishme të fundit mbi temat.
Barometri për mundësi të barabarta
Publishing date: 21 nëntor 2019
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Sondazhi ‘Barometri për mundësi të barabarta,’ i zhvilluar nga Misioni i OSBE-së në Shkup eksploron perceptimet e publikut mbi diskriminimin dhe pabarazinë. Gjithashtu bën një analizë krahasuese të rezultateve të tre sondazheve të kryera në vitin 2009, 2013 dhe 2018, dhe ofron një pasqyrë lidhur me kahjen dhe intensitetin e ndryshimeve të perceptimeve, qëndrimeve, njohurive dhe vetëdijes për diskriminimin dhe pabarazinë në vend, në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2018. Raporti shqyrton përgjigjet e burrave dhe grave lidhur me diskriminimin në shtatë baza- gjininë, përkatësinë etnike, religjionin ose besimin, moshën, paaftësinë, orientimin seksual dhe përkatësinë politike.
Hulumtim mbi viktimizimin nga krimi i urrejtjes, Raport
Publishing date: 27 qershor 2019
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport paraqet rezultatet e hulumtimit mbi viktimizimin nga krimi i urrejtjes që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut në qershor dhe korrik të vitit 2018. Hulumtimi, i pari i këtij lloji i kryer në vend, ofron një pasqyrë më të plotë të viktimizimit nga krimi i urrejtjes në Maqedoninë e Veriut dhe efektet e tij se sa është ofruar deri më sot, si dhe të identifikohet shkalla e mos denoncimit të incidenteve nga krimi i urrejtjes nëpërmjet kryerjes së hulumtimeve në një sërë komunitetesh të tjera të identitetit shoqëror shumicë dhe pakicë në bazë të përkatësisë etnike, religjionit, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar dhe bindjeve politike. Raporti ka për qëllim të ofroj dëshmi për nevojën e zhvillimit të masave efektive që do të reagojnë ndaj problemit dhe do të luftojnë kundër tij, që do të udhëzojnë politikën dhe strategjinë e synuar nga autoritetet kombëtare dhe lokale dhe do mbështesin organizatat e shoqërisë civile në punën e tyre promovuese.
Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara
Publishing date: 15 shkurt 2018
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky publikim shqyrton efikasitetin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Këtë e bën nëpërmjet analizës së tërthortë të kornizës ligjore, politike, institucionale dhe infrastrukturore, duke u fokusuar në rezultatet, efektet dhe rezultatet e secilit veçmas, si dhe në ndikimin e përgjithshëm të tyre. Konkluzionet dhe rekomandimet, në përputhje me të dhënat e fituara dhe me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Direktivën e Këshillit 2000/78 / EC për Trajtimin e Barabartë në Punësim dhe Profesion, ofrojnë udhëzime për hapat e mëtejmë për rritjen e përfshirjes së plotë të personave me aftësi të kufizuara në tregun e hapur të punës. Publikimi nuk është në dispozicion në gjuhën angleze.
Udhëzuesi mbi Bazat e Diskriminimit
Publishing date: 25 mars 2014
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Udhëzuesi mbi Bazat për Diskriminimit (Udhëzuesi) paraqet një shqyrtim sistematik dhe analitik i bazave për diskriminim përmes shqyrtimit të definicioneve ekzistuese (dhe elementeve përbërëse të tyre) në të drejtën ndërkombëtare dhe atë të brendshme, në praktikën ndërkombëtare dhe atë të brendshme të gjykatave dhe organeve, si dhe në literaturën akademike dhe atë gri. Ai sqaron domethënien e tyre, shtrirjen, rrugën evolutive, pyetjet e hapura dhe diskutimet mbi domethënien dhe shtrirjen e tyre, dhe jep shembuj nga praktika e diskriminimit në një bazë të caktuar, dhe me qëllim që t’u ndihmojë praktikuesve (para së gjithash, praktikuesve juridik) në kuptimin, interpretimin dhe aplikimin e tyre.
Diskriminimi në konkurset për punësim, raport hulumtues
Publishing date: 1 nëntor 2013
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Në këtë raport hulumtues janë përfshirë rezultatet nga hulumtimi i diskriminimit në konkurset e punësimit. U realizua me modelin nga 988 konkurse të shpallura në katër gazeta të përditshme dhe një ueb-portal, në periudhën nga 15 prilli deri më 15 shtator të vitit 2013. Ky hulumtim është i pari i këtij lloji në shtet dhe i njëjti ofron disa përfitime.
Përmbledhje ërmbledhje e rregullave
Publishing date: 8 shkurt 2012
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kopertina e librit “Garantimi i qasjes për mbrojtës ligjor”, e botuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup.
Avokati i popullit si Mekanizëm Parandalues Nacional
Publishing date: 8 shkurt 2012
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Публикацијата содржи компилација на правни норми кои ја регулираат улогата на Народниот правобранител како Национален превентивен механизам. Publikimi përfshin përmbledhje të normave ligjore që përcakton rolin e Avokatit të Popullit si Mekanizëm Parandalues Nacional.