Publications
Plani mësimor (Kurrikula) për trajnimet mbi zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Publishing date: 13 shkurt 2023
Content type: Libër
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është proces i rëndësishëm dhe kompleks që përfshin aktorë të shumtë të përfshirë në vetë ekzekutimin ose në mbikëqyrjen e ekzekutimit, gjë që mund të ndërlikojë dhe ngadalësojë zbatimin e çdo mase dhe aktiviteti që duhet të shpie në ekzekutimin efektiv të vendimeve. Kurrikula e trajnimit është zhvilluar në bashkëpunim me Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë (AGjPP). Ai ishte projektuar posaçërisht për gjykatësit dhe prokurorët publikë aktualë dhe të ardhshëm, të cilët ndjekin trajnim në AGjPP.
Masat individuale për ekzekutimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si individualizim i ekzekutimit me theks të veçantë në përsëritjen e procedurave
Publishing date: 13 shkurt 2023
Content type: Libër
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky publikim u zhvillua në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë. Ai analizon masat individuale të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Publikimi fokusohet në rishqyrtimin e çështjeve, ose rihapjen e procedurave pas vendimit të GJEDNJ, sipas të cilit konstatohet shkelje e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si një nga mjetet për të arritur të ashtuquajturën restitutio in integrum.
Mesazhet e Strasburgut për Shkupin – Udhërrëfyes për masat e përgjithshme lidhur me ekzekutimin e aktgjykimeve të gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut sa u përket lëndëve të Maqedonisë së Veriut
Publishing date: 13 shkurt 2023
Content type: Libër
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Publikimi u zhvillua në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë. Ai analizon masat e përgjithshme të përmbarimit dhe vlerëson situatën aktuale lidhur me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në rastet kundër Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu identifikon ndryshimet, të cilat janë bërë ose akoma pritet të bëhen si pjesë e procesit të ekzekutimit të këtyre vendimeve, duke zbuluar sfidat kryesore në praktikë.
Ekzekutimi i aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut – mekanizmi i Këshillit të Evropës dhe konteksti institucional kombëtar
Publishing date: 13 shkurt 2023
Content type: Libër
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Publikimi u zhvillua në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë. I njejti ofron një pasqyrë të përgjithshme të procesit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ): shpjegon rolin e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës; shtjellon të ashtuquajturat masa të përgjithshme dhe individuale të ekzekutimit dhe rishikon kornizën ligjore vendase lidhur me ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ.
Udhëzime për zbatimin e parimit të mosdënimit të viktimës së trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit me fëmijë
Publishing date: 14 prill 2020
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Shkup ka përgatitur këtë botim në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit të Paligjshëm dhe Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë ‘Pavel Shatev’, me qëllim që të ndihmojë të gjitha organet dhe subjektet kompetente që trajtojnë veprat lidhur me trafikimin njerëzor dhe trafikimin e fëmijëve të zbatojnë siç duhet parimin e mos-ndëshkimit të viktimave. Udhëzimet kanë për qëllim të shërbejnë si mjet praktik në punën e organeve për zbulim, ndjekje dhe dënimin e këtyre krimeve të rënda, si dhe të organeve dhe institucioneve përgjegjëse për parandalimin, identifikimin, ndihmën dhe mbështetjen e viktimave dhe organizatave të shoqërisë civile për të njohur dhe përcaktuar prezumimet e mos-ndëshkimit të viktimës.
Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara
Publishing date: 15 shkurt 2018
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky publikim shqyrton efikasitetin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Këtë e bën nëpërmjet analizës së tërthortë të kornizës ligjore, politike, institucionale dhe infrastrukturore, duke u fokusuar në rezultatet, efektet dhe rezultatet e secilit veçmas, si dhe në ndikimin e përgjithshëm të tyre. Konkluzionet dhe rekomandimet, në përputhje me të dhënat e fituara dhe me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Direktivën e Këshillit 2000/78 / EC për Trajtimin e Barabartë në Punësim dhe Profesion, ofrojnë udhëzime për hapat e mëtejmë për rritjen e përfshirjes së plotë të personave me aftësi të kufizuara në tregun e hapur të punës. Publikimi nuk është në dispozicion në gjuhën angleze.
Liria e shprehjes dhe gjuha e urrejtjes
Publishing date: 1 dhjetor 2013
Content type: Libër
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Broshura është një produkt i mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup, i cili ia ofroi Institutit për Gazetari, Media dhe Komunikim në kuadër të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Para së gjithash, ajo u dedikohet gazetarëve, studentëve të gazetarisë, mediave dhe redaktorëve të tyre, si dhe opinionit të gjerë, të cilët e trajtojnë problematikën e lirisë së shprehjes, gjuhën e urrejtjes, shpifjen dhe ofendimin, si dhe kornizën juridike të Republikës së Maqedonisë.
Avokati i popullit si Mekanizëm Parandalues Nacional
Publishing date: 8 shkurt 2012
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Публикацијата содржи компилација на правни норми кои ја регулираат улогата на Народниот правобранител како Национален превентивен механизам. Publikimi përfshin përmbledhje të normave ligjore që përcakton rolin e Avokatit të Popullit si Mekanizëm Parandalues Nacional.