Publications
Pjesëmarrja e grave të komunitetit në jetën politike dhe publike në Maqedoninë e Veriut
Publishing date: 25 nëntor 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Barazia gjinore, National minority issues, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Gratë kanë pozicione politike dukshëm më të dobëta se burrat për sa i përket angazhimit dhe ndikimit politik si në vendet e pasura ashtu edhe në rajonet në zhvillim. Gratë nga komunitetet jo-shumicë shpesh përjetojnë diskriminim të dyfishtë në bazë të gjinisë dhe etnisë së tyre. Ky pozicion i pafavorshëm vërehet në mënyrë të ngjashme midis grave nga komunitetet jo-shumicë në Maqedoninë e Veriut. Rrjedhimisht, ky studim synon të ofrojë një shqyrtim gjithëpërfshirës të niveleve dhe rrethanave që rrethojnë pjesëmarrjen politike të grave nga komunitetet jo-shumicë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar pabarazitë e shumanshme me të cilat përballen gratë e komunitetit në përpjekjet e tyre për t'u bashkuar me jetën politike dhe publike. Studimi përdor një përzierje të metodave kërkimore sasiore dhe cilësore, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave parësore përmes një sondazhi në terren që përfshin 1002 të anketuar dhe gjashtë intervista dhe analizë dytësore të të dhënave.
Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Мaqedoninë e Veriut- Hulumtim për të rinjtë dhe sigurinë
Publishing date: 2 shtator 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Doracak për vlerësimin e ndikimit të rregullativës mbi barazinë gjinore
Publishing date: 13 shkurt 2024
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Mirëqeverisja, Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky Doracak është një mjet praktik për vlerësimin e ndikimit të rregullativës dhe të politikave në nivelin qendror dhe lokal të qeverisjes dhe i njëjti synon të lehtësojë procesin e përfshirjes së perspektivës gjinore në vendimmarje. Doracaku ofron informacion bazë dhe udhëzime praktike se si të vlerësohet ndikimi i barazisë gjinore në politikat, vendimet dhe rregulloret e miratuara. Metodologjia dhe mjetet praktike të paraqitura në këtë Doracak mund të zbatohen edhe për grupet e tjera vulnerabël të shoqërisë, si: personat me aftësi të kufizuara, grupet minoritare, etj.
Barometri për mundësi të barabarta- Raport
Publishing date: 7 dhjetor 2023
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
"Barometri për mundësi të barabarta" është sondazhi i sponsorizuar nga OSBE dhe BE, i cili u krye në bashkëpunim me Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Ky studim gjithëpërfshirës zbulon gjetjet kryesore që hedhin dritë mbi perceptimet dhe përvojat lidhur me diskriminimin dhe pabarazinë në shoqërinë tonë. Ai u krye në demografi të ndryshme dhe u krahasua me sondazhet e kyrera në vitin 2009, 2013 dhe 2018, dhe i njëjti na jep një pamje të tendencave në zhvillim në këto fusha.
Raport për zgjidhjet e mundshme për sigurimin e pavarësisë dhe qëndrueshmërisë të Agjencisë Informative Mediatike (MIA)
Publishing date: 5 shtator 2023
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport përmban vlerësim të statusit aktual ligjor, mjeteve të menaxhimit dhe financimit të Agjencisë Informative Mediatike (MIA), analizë krahasuese të rregullimit të statusit ligjor të agjencive të lajmeve, si dhe rekomandime për përditësimin e statusit ligjor të MIA-s.
Udhëzues për kalimin e barrës së provës të Komisionit të Parandalimit dhe të Mbrojtjes nga Diskriminimi
Publishing date: 10 korrik 2023
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Publikimi ka për qëllim të qartësojë konceptin ligjor procedural të kalimit të barrës së provës, kuptimin dhe qëllimin e saj, si dhe të gjitha pyetjet e hapura lidhur me zbatimin praktik të procedurave para Komisionit të Parandalimit dhe të Mbrojtjes nga Diskriminimi dhe gjykatës vendase, për të siguruar zbatim efikas të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ai gjithashtu fokusohet në ndihmën e praktikuesve ligjorë në marrjen e njohurive dhe aftësive në fushën e ligjit të barazisë dhe parimit të mosdiskriminimit, andaj edhe gjërësisht janë përdorur shembuj nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, si dhe praktikat krahasuese nga vendet evropiane.
Vlerësimi i punës së Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë nga perspektiva gjinore dhe nga perspektiva e diversitetit
Publishing date: 23 maj 2023
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Publikimi përfshin vlerësimet e brendshme dhe të jashtme të aktiviteteve dhe strukturës së Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë (AGjPP). Vlerësimi i brendshëm fokusohet në vlerësimin e proceseve të vendimmarrjes, organeve drejtuese dhe strukturës së punonjësve. Këtu përfshihet gjithashtu edhe vlerësimi i nevojave për trajnim të organeve drejtuese dhe punonjësve të AGjPP, për të rritur njohuritë e tyre për diversitetin dhe barazinë gjinore. Analiza e aktiviteteve të jashtme vlerëson nëse diversiteti dhe barazia gjinore janë përfshirë në trajnimet e përgjithshme të zhvilluara në AGjPP, përfshirë aktet nënligjore për arsimin dhe trajnimin fillestar dhe të vazhdueshëm, si dhe kurrikulat vjetore.
Plani mësimor (Kurrikula) për trajnimet mbi zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Publishing date: 13 shkurt 2023
Content type: Libër
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është proces i rëndësishëm dhe kompleks që përfshin aktorë të shumtë të përfshirë në vetë ekzekutimin ose në mbikëqyrjen e ekzekutimit, gjë që mund të ndërlikojë dhe ngadalësojë zbatimin e çdo mase dhe aktiviteti që duhet të shpie në ekzekutimin efektiv të vendimeve. Kurrikula e trajnimit është zhvilluar në bashkëpunim me Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë (AGjPP). Ai ishte projektuar posaçërisht për gjykatësit dhe prokurorët publikë aktualë dhe të ardhshëm, të cilët ndjekin trajnim në AGjPP.
Masat individuale për ekzekutimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si individualizim i ekzekutimit me theks të veçantë në përsëritjen e procedurave
Publishing date: 13 shkurt 2023
Content type: Libër
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky publikim u zhvillua në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë. Ai analizon masat individuale të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Publikimi fokusohet në rishqyrtimin e çështjeve, ose rihapjen e procedurave pas vendimit të GJEDNJ, sipas të cilit konstatohet shkelje e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si një nga mjetet për të arritur të ashtuquajturën restitutio in integrum.
Mesazhet e Strasburgut për Shkupin – Udhërrëfyes për masat e përgjithshme lidhur me ekzekutimin e aktgjykimeve të gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut sa u përket lëndëve të Maqedonisë së Veriut
Publishing date: 13 shkurt 2023
Content type: Libër
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Publikimi u zhvillua në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë. Ai analizon masat e përgjithshme të përmbarimit dhe vlerëson situatën aktuale lidhur me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në rastet kundër Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu identifikon ndryshimet, të cilat janë bërë ose akoma pritet të bëhen si pjesë e procesit të ekzekutimit të këtyre vendimeve, duke zbuluar sfidat kryesore në praktikë.