Documents library
Raport nga hulumtimi mbi viktimizimin nga krimi i urrejtjes
Publishing date: 12 dhjetor 2023
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti i hulumtimit mbi viktimizimin nga krimi i urrejtjes ofron rezultatet nga sondazhi i dytë i viktimizimit për shkak të krimeve të urrejtjes, i kryer në Maqedoninë e Veriut midis qershorit dhe korrikut 2023 (pas sondazhit të parë në vitin 2018). Hulumtimi paraqet një përmbledhje gjithëpërfshirëse të përhapjes së krimeve të urrejtjes në bazë të përkatësisë etnike, religjionit, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar dhe bindjeve politike, siç perceptohen nga viktimat, si dhe shqyrton mosraportimin e duhur të krimeve të urrejtjes. Hulumtimi vjen katër vjet pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat vendosin “urrejtjen” si formë të kualifikuar të disa veprave penale. Raporti synon të ofrojë prova që do të ndihmojnë në formulimin e masave efektive që i përgjigjen dhe luftojnë këtë dukuri, drejtojnë politikat dhe strategjitë e synuara nga autoritetet kombëtare dhe lokale, si dhe mbështesin organizatat e shoqërisë civile në avokimin e tyre.
Vlerësimi i rreziqeve të korrupsionit në gjyqësor në Maqedoninë e Veriut
Publishing date: 12 qershor 2023
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Vlerësimi i rreziqeve të korrupsioni në gjyqësor ofron një shqyrtim gjithëpërfshirës të rreziqeve të përditshme të korrupsionit që shpesh kalojnë pa u vënë re nga vendimmarrësit në gjykatat dhe prokuroritë publike në Maqedoninë e Veriut. Vlerësimi është kryer në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025, me mbështetjen e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, dhe në partneritet me Shoqatën e Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe Shoqatën e Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo përpjekje nismëtare synon të vlerësojë dhe rendisë rreziqet e korrupsionit në sistemin gjyqësor kombëtar, duke marrë parasysh si aspektet legjislative ashtu edhe ato praktike të zbatimit. Vlerësimi gjithashtu ka për synim të kontribuojë në hartimin e politikave të mirë informuara dhe një përgjigje efektive institucionale ndaj rreziqeve të identifikuara të korrupsionit në gjyqësor. Verzioni shqip fillon nga faqja 95.
Raporti i tretë i përkohshëm dhe përfundimtar i projektit për aktivitetet dhe rastet nën kompetencën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP)
Publishing date: 6 maj 2020
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Zyra e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) u themelua nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut në shtator të vitit 2015 në bazë të marrëveshjes për të tejkaluar krizën politike që u shfaq pas skandalit të përgjimeve në vitin 2015.
Analiza e të dhënave nga procedurat e vëzhguara gjyqësore për rastet e dhunës në familje dhe dhunës së bazuar gjinore në vitin 2019
Publishing date: 9 janar 2020
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Si pjesë e projektit gjatë vitit 2019, Misioni i OSBE-së në Shkup mbështeti monitorimin e rasteve gjyqësore të dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore para gjykatave themelore në të katër rajonet e apelit në vend, të kryera nga rrjeti i 14 organizatave të shoqërisë civile, Koalicioni 'Të gjithë për gjykim të drejtë'. Duke identifikuar dobësitë si dhe pikat e forta në gjykimet e rasteve të dhunës në familje dhe ato gjinore, Analiza shërben për të përcaktuar nëse mbrojtësit e ligjit zbatojnë masa mbrojtëse procedurale për jetën dhe lirinë, si dhe për të prodhuar rekomandime që mbështesin reformën legjislative dhe adresojnë mangësitë duke promovuar standarde vendase dhe ndërkombëtare të gjykimit të drejtë.
Analizë e të dhënave nga monitorimi i procedurave gjyqësore në vitin 2018
Publishing date: 26 gusht 2019
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Gjatë vitit 2018, me qëllim të mbështetjes së reformës në drejtësi, Misioni i OSBE-së në Shkup mbështeti monitorimin e gjykimit të çështjeve të krimit të përgjithshëm para gjykatave kompetente në katër rajonet e Apelit në vend, të kryera nga organizata e shoqërisë civile Koalicioni 'Të gjithë për gjykim të drejtë’, një rrjet i përbërë nga 14 organizata të shoqërisë civile. Monitorimi i gjykimeve synonte rritjen e kontrollit publik mbi sektorin e drejtësisë duke forcuar kapacitetet për monitorim të qëndrueshëm dhe sistematik të gjykimeve nga organizatat civile, që rezultoi në këtë analizë, e cila ofron një pasqyrë të zbatimit të Ligjit për Procedurën Penale. Për më tepër, analiza gjithashtu ofron rekomandime për ndërhyrjet dhe aktivitetet e ardhshme që synojnë përforcimin e kapaciteteve të sistemit gjyqësor në vend, të cilat, nga ana tjetër, duhet të çojnë në rritjen e besimit të publikut në sistemin juridik.
Raporti i dytë i përkohshëm për aktivitetet dhe rastet që janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale Publike
Publishing date: 11 qershor 2019
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Zyra e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) u themelua nga Parlamenti në shtator të vitit 2015, pas një marrëveshje politike të ndërmjetësuar nga BE për të kapërcyer krizën politike që u shfaq pas skandalit të përgjimit në vitin 2015. Raporti pason raportin e parë të përkohshëm të publikuar në gusht të vitit 2018, që mbulon themelimin e Prokurorisë Speciale dhe zhvillimet e rasteve të saj deri në konfirmimin e fazës së aktakuzës. Raporti i dytë, që rezulton nga vëzhgimet e monitorimit të rasteve gjyqësore nga Misioni i OSBE-së në Shkup, mbulon njëzet raste në të cilat PSP ka ngritur aktakuza sipas afatit ligjor të 30 qershorit 2017.
Raport hulumtues: Përshtatje e nevojshme të vendit të punës për personat me aftësi të kufizuar
Publishing date: 30 gusht 2017
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky hulumtim u ndihmon personave me aftësi të kufizuar në tejkalimin e problemit që kanë me moszbatimin e përshtatjes së nevojshme, si dhe krijuesve të politikës së punës, por edhe organeve dhe trupave kombëtare që kanë obligim të veprojnë për zvogëlimin e kësaj dukurie. Ky Raport hulumtues disponon me të dhëna që janë relevante për problemin me përshtatjen e nevojshme të vendit të punës për personat me aftësi të kufizuar, të grupuar në baza të ndryshme, si dhe mundëson nxjerrjen e konkluzioneve të rëndësishme për punën e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi.
Analiza e të dhënave nga monitorimi i procedurave gjyqësore në vitin 2016
Publishing date: 8 gusht 2017
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Gjatë vitit 2016, Misioni i OSBE-së në Shkup ka zbatuar projektin “Rritja e pavarësisë, transparencës dhe efikasitetit të gjyqësorit nëpërmjet monitorimit të gjykimeve së bashku me Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”, rrjet ky i përbërë nga 14 shoqata qytetare për monitorim të rasteve gjyqësore para gjykatave kompetente në katër rajonet e apelit në shtet. Monitorimi i gjykimeve veçanërisht është fokusuar në aplikimin e Ligjit të ri për Procedurë Penale në gjykatat themelore me rezultatet e prezantuara në këtë analizë, e cila përveç se siguron qasje në zbatimin e ligjit të ri, po ashtu ofron rekomandime mbi aktivitetet e ardhshme dhe reformat që synojnë rritjen e kapaciteteve të sistemit gjyqësor në shtet, të cilat si rrjedhojë, do të shpiejnë drejt rritjes së mirëbesimit të qytetarëve në sistemin juridik.
Vlerësim i pavarur për institucionin Avokati i popullit
Publishing date: 30 prill 2005
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
dhjetor 2004- mars 2005.