Documents library
Profilet e Komuniteteve të Kosovës
Publishing date: 30 gusht 2024
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky botim i tretë i Profileve të Komuniteteve ofron një përmbledhje të përditësuar e gjithëpërfshirëse të komuniteteve të ndryshme të Kosovës, duke u mbështetur në të dhënat e mbledhura nga burime në nivel komunal dhe qendror.
Deklaratë e Kuintit, BE-së dhe OSBE-së për vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës më 30 maj lidhur me shpronësimin e mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe
Publishing date: 6 qershor 2024
Content type: Deklaratë / fjalim
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, shprehin keqardhje për vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës më 30 maj që të finalizojë shpronësimin e mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Disa nga misionet tona kishin ndarë më herët me Qeverinë vlerësimet e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, që tregon se Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin preliminar të shpronësimit, të cilin Qeveria ende nuk e ka adresuar. Përderisa disa nga pronat e paraqitësve të kërkesës u hoqën nga vendimi përfundimtar i shpronësimit, na vjen keq që qeveria e Kosovës nuk priti që të gjitha procedurat e hapura gjyqësore të gjykoheshin plotësisht përpara se të merrte këtë vendim. Është thelbësore që qeveria të bëjë përpjekje për të siguruar që aktivitetet e shpronësimit të jenë në përputhje me ligjin, që të ndiqet procesi i duhur dhe që të drejtat pronësore të pronarëve dhe titullarëve të të drejtave të respektohen plotësisht. Ndarazi, ne i kemi shprehur shqetësimet tona Qeverisë se projektligji i shpronësimit nuk është në përputhje me zotimet e Kosovës të marra sipas Planit të Ahtisaarit dhe kemi inkurajuar atë që ta modifikojë ligjin në përputhje me rrethanat përpara se ta miratojë atë. Ne inkurajojmë qeverinë e Kosovës që t'i përmbahet sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë themelet e shoqërive vitale dhe demokratike. Për më tepër, ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të riafirmojë përkushtimin e saj ndaj parimeve të Ahtisaarit, duke përfshirë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë.
Monitori i të drejtave pronësore- edicioni i 9-të
Publishing date: 14 mars 2024
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe personave të zhvendosur.
Monitori i të drejtave pronësore- Edicioni i 8-të
Publishing date: 14 gusht 2023
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe personave të zhvendosur.
Monitori i të drejtave pronësore- Edicioni i 5-të
Publishing date: 6 prill 2022
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe përsonave të zhvendosur.
Pasqyrë e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian të Kosovës
Publishing date: 9 janar 2020
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky botim shërben si një përmbledhje gjithëpërfshirëse të jetës dhe situatës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian të Kosovës në të gjithë Kosovën. Pasqyra përfshin 24 komuna ku anëtarët e tri komuniteteve banojnë në një numër më të madh. Për secilën komunë, paraqitet një tabelë e shkurtër demografike dhe lista e vendbanimeve të banuara nga anëtarët e tri komuniteteve. Informacioni statistikor për infrastrukturën, punësimin, arsimin, kujdesin shëndetësor, përfaqësimin në vendimmarrje dhe kthimi dhe riatdhesimi jipet për secilën komunë. Pasqyra gjithashtu përfshin një listë të shkollave ku morën pjesë nxënës Romë, Ashkali dhe Egjiptianë të Kosovës. Profilet komunale shoqërohen me fotografi të gjalla që ilustrojnë jetën e përditshme të anëtarëve të tri komuniteteve.
Deklarata e pjesëmarrësve të Konferencës së OSBE-së për Media në Evropën Juglindore për të shtënat ndaj gazetares Olivera Lakiç
Publishing date: 10 maj 2018
Content type: Vendime / Deklarata
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Misioni i OSBE-së në Bosnjë-Hercegovinë, OSCE Representative on Freedom of the Media, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Misioni i OSBE-së në Malin e Zi, Misioni i OSBE-së në Serbi, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kjo deklaratë shërben si një dënim për gjuajtjen me armë ndaj gazetares hulumtuese Olivera Lakiç, më 8 maj 2018 në Mal të Zi. Deklarata u miratua nga pjesëmarrësit e Konferencës së OSBE-së për Evropën Juglindore në Strugë, më 10 maj 2018.
Raporti i dytë i Vlerësimit të të Drejtave të Komuniteteve
Publishing date: 22 janar 2016
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
This report covers the period July 2009 to June 2010. It focuses on the areas of culture, education, languages, participation in public life and return and reintegration.
Shqyrtim i rasteve penale për mosdeklarim të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë
Publishing date: 27 nëntor 2015
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport shqyrton reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj mosdeklarimit me kohë të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë sipas Ligjit për deklarimin e pasurisë. Monitorimi i OSBE-së tregon mungesë njëtrajtshmërie në praktikë në të tre institucionet relevante përgjegjëse në rastet penale lidhur me deklarimin e pasurisë – Agjencia Kundër Korrupsionit, prokuroritë dhe gjykatat – dhe shumë raste ku e drejta materiale dhe procedurale nuk janë zbatuar si duhet. Mospërputhjet e tilla kanë implikime negative në garantimin e sigurisë ligjore dhe barazisë para ligjit, siç garantohet në kornizën ligjore të Kosovës.
Raport reagimi: Përgjigjet ndaj rasteve të dhunës në familje duke marrë parasysh vdekjen e znj. Zejnepe Bytyçi-Berisha
Publishing date: 24 nëntor 2015
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport analizon përgjigjen e autoriteteve të Kosovës për rastet e dhunës në familje, duke marrë parasysh rastin e fundit të një gruaje që kishte qenë vazhdimisht e nënshtruar dhunës në familje, e cila me gjasë është vrarë nga bashkëshorti i saj, dhe identifikon shqetësime domëthenëse lidhur me mënyrën se si autoritetet e Kosovës i trajtojnë rastet e dhunës në familje.