Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet Byronë Kombëtare të Hetimit për fuqizimin e kapaciteteve hetimore
Publishing date: 24 maj 2022
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Më 24 maj, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përmbylli një program trajnimi tre-ditor për 16 hetues të porsapërzgjedhur të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. Programi i trajnimeve kishte për synim forcimin e kapaciteteve të përgjithshme të BKH-së së porsathemeluar për të kryer hetime penale kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe grupeve të kriminalitetit të organizuar transnacional. Trajnimi u përqendrua në tema të tilla, sikurse teknikat speciale për hetimin e grupeve të krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit dhe ligjshmëria e përpunimit të të dhënave personale. Modulet e trajnimit u zhvilluan në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Shqipëri, Policinë Federale Kriminale Austriake dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Duke folur në lidhje me trajnimin, Drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj, vlerësoi përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të kësaj agjencie ligjzbatuese. “Procesi i trajnimit të hetuesve është i një rëndësie dhe fokusi të veçantë, pasi lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale të hetuesve dhe rezultatet konkrete të punës së tyre në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë. Inkurajojmë dhe mirëpresim zhvillimin e sa më shumë aktiviteteve të tilla në të ardhmen, si dëshmia më e mirë e partneritetit mes nesh”, tha ajo. Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të mbështetjes së përbashkët, me përfshirjen e disa prej departamenteve të saj, që Prezenca e OSBE-së ofron në përkrahje të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të luftuar krimet e rënda dhe krimin e organizuar dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal. Në përputhje me mandatin e saj në ndihmë të agjencive ligjzbatuese shqiptare për ngritjen e kapaciteteve, përmirësimin e profesionalizmit dhe mbështetjen e zhvillimit dhe reformave në polici, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vazhdojë ta mbështesë ngritjen dhe funksionimin efikas të BKH-së, në bashkëpunim me Programin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ICITAP dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.
Prezenca e OSBE-së nis projektin e financuar nga Bashkimi Evropian për monitorimin e çështjeve gjyqësore të korrupsionit dhe të krimit të organizuar në Shqipëri
Publishing date: 2 korrik 2021
Më 2 korrik 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, organizuan takimin e parë me organizata të shoqërisë civile për të paraqitur një projekt të financuar nga Komisioni Evropian me titull “Mbështetje për një administrim më efektiv të drejtësisë në çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri përmes monitorimit të proceseve gjyqësore”.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë prezanton Strategjinë e saj të parë, zhvilluar me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së dhe KAS-it
Publishing date: 22 prill 2021
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së dhe Zyrën e Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), prezantoi Strategjinë e saj të parë, në një veprimtari, më 22 prill 2021.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri u paraqet prokurorëve manualin “Roli drejtues i prokurorit”
Publishing date: 20 prill 2021
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri paraqiti një manual për rolin drejtues të prokurorit, në një takim online me drejtuesit e prokurorive të rretheve gjyqësore nga mbarë vendi, më 20 prill 2021.
Prezenca e OSBE-së dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për forcimin e kapaciteteve të Gjykatës
Publishing date: 14 prill 2021
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, më 14 prill 2021, për të forcuar bashkëpunimin për përmirësimin e kapaciteteve të Gjykatës në përmbushjen e detyrave të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në të ardhmen
Publishing date: 13 prill 2021
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, më 13 prill 2021, me qëllim formalizimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Memorandumi do të lehtësojë ndërveprimin në zbatimin e veprimtarive të përbashkëta në ta ardhmen...
Prezenca e OSBE-së organizoi një seminar rreth proceseve të lustracionit në Shqipëri
Publishing date: 23 shkurt 2021
Më 22 Shkurt 2021, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një seminar online për të diskutuar politikat dhe proceset e lustracionit në vend që nga rënia e regjimit diktatorial 30 vjet më parë. Veprimtaria me titullin “Lustracioni në Shqipëri: E kaluara dhe e ardhmja”, e zhvilluar si pjesë e veprës së Prezencës në fushën e drejtësisë transitore, mblodhi bashkë institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, ekspertë dhe profesionistë, si dhe pedagogë dhe studentë të Universitetit të Tiranës dhe të universiteteve private...