Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Sistem i ri me përdorimin e lazerit për parandalimin e përdorimit të paligjshëm të armëve
Publishing date: 18 mars 2024
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
SHKUP, 14 mars 2024 –Prezantimi i një sistemi të ri për menaxhimin e armëve të zjarrit të çaktivizuara, i mundësuar nga donacionet e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, do të ndihmojë në parandalimin e keqpërdorimit të armëve dhe përmirësojë sigurinë në tërë Maqedoninë e Veriut.
Për punë më të mirë policore: Konferencë rajonale për avancimin e barazisë gjinore në organet e zbatimit të ligjit
Publishing date: 7 mars 2024
Content type: Komunikatat për shtyp
Shkup, 7 mars 2024 – Barazia gjinore dhe siguria do të gëzojnë vendin qendror në konferencën e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në Shkup më 7 dhe 8 mars. Konferenca do të sjell në një vend agjencitë e zbatimit të ligjit nga rajoni për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira për të arritur barazi gjinore brenda organeve për zbatimin e ligjit.
Në kërkim të armëve të zjarrit: Prezantojmë gruan e parë trajnere të qenve të policisë
Publishing date: 22 shkurt 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Kontrolli i armëve, Policimi
Pranë K9 partneres së saj të paduruar, qen i racës Bariu Belg (Malinois) 5 muajshe, e quajtur Ada, Kristina Shikova do të punojë për detektim jashtë në terren që nga fillimi i verës. Kristina po trajnohet për t’u bërë trajnere e qenve të policisë, duke e bërë atë gruan e parë në këtë rol në Maqedoninë e Veriut. Përderisa Ada kupton si të ndjekë urdhrat e Kristinës me anë të topit, aktualisht ajo është në procesin e të mësuarit si të nuhasë makinat për qëllime të detektimit. Brenda vetëm disa muajve, Ada do të mund të kryejë detyrat e nuhatjes me saktësinë më të madhe, veçanërisht për zbulimin e armëve të zjarrit dhe municioneve. Përpjekjet e Misionit të OSBE-së në Shkup për të rritur kapacitetet e zbulimit të Njësisë së qenve të policisë janë pjesë e përpjekjeve për të forcuar kontrollin e armëve në Evropën Juglindore. Avancimi i kapaciteteve detektuese kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në qëllimin më të gjerë për rritjen e sigurisë dhe reduktimin e përhapjes së armëve në rajon. Kristina ka gjashtë vite që shërben në polici, por që kur është punësuar, ka shprehur dëshirë që të punojë në Njësinë e qenve të policisë. Kur u lirua një vend pune, ajo aplikoi menjëherë. "Akoma më duket e pabesueshme, por e shoh më shumë si kënaqësi sesa si punë. Gjithmonë kam dashur të punojë rreth kafshëve," thotë Kristina, duke rikujtuar kur mori lajmin e mirë për emërimin e saj në janar të këtij viti. Trajnimi i saj aktual përfshinë socializimin, dëgjueshmërinë, kontaktin me qenin e caktuar policor, komponentët teorike dhe praktike, si dhe detyrat fizike. Kristina beson se do të mësoj shumë gjatë punës së saj dhe synon të shkëlqejë si trajnere, duke u avancuar në nivelin e radhës për t’u bërë instruktore, të ndihmojë kolegët e ri në mënyrë aktive, si dhe të veproj si shembull për ta. Duke u mbështetur në arritjet e saj, Kristina angazhohet për diversitet më të madh në organet për zbatimin e ligjit dhe nevojën për më shumë gra në forcat policore, duke njohur rolin e tyre në ndërtimin e besimit në komunitet. Ajo inkurajon më shumë gra të aplikojnë për të punuar në Njësinë e qenve të policisë, pasi njeh shumë prej tyre që kanë dëshirën dhe përkushtimin e duhur. Misioni në mënyrë aktive promovon barazinë gjinore përmes nismave për mbështetjen e grave në organet për zbatimin e ligjit, duke ofruar trajnime dhe mbështetje, si dhe duke avokuar për përfshirjen e grave në forcat policore. Që nga viti 2018, Misioni ka bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë së Veriut për të zbatuar punën policore me ndjeshmëri gjinore përmes Programit gjithëpërfshirës të mentorimit gjinor. Rrugëtimi i Kristinës, së bashku me K9 partneren e saj Ada, shërben si një frymëzim për gratë që konsiderojnë karrierë në organet për zbatimin e ligjit dhe Njësinë e qenve të policisë – një kauzë që Misioni i OSBE-së në Shkup e mbështet me krenari. Mbi përpjekjet për të rritur kapacitetet e AV L-ve për detektim Rritja e kapaciteteve detektuese është pjesë e projektit jashtë-buxhetor të Misionit, "Ndihma autoriteteve kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe të keqdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (ALV)".I financuar nga Belgjika, BE, Franca, Gjermania, Norvegjia, Sllovakia dhe SHBA, projekti ka arritur progres të konsiderueshëm në rritjen e kapaciteteve të detektimit të Njësisë së qenve të policisë në vend. Mësoni më shumë rreth projektit të AVL-ve këtu.
Forcimi i gazetarisë së pavarur në Maqedoninë e Veriut
Publishing date: 3 shkurt 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias, Sundimi i ligjit
Së bashku me Shoqatën e Gazetarëve (SHGM) dhe partnerët tanë të tjerë, Misioni i OSBE-së në Shkup mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për të mbështetur gazetarinë e cilësisë së lartë.
Konkurs për shkrimin e hartimeve për studentet e universiteteve
Publishing date: 16 nëntor 2023
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Arsimi, Mirëqeverisja, Sundimi i ligjit
Pas përfundimit me sukses të master ligjëratave kundër korrupsionit, të organizuar në bashkëpunim me katër Universitetet vendore (Universiteti Sh. Kirili dhe Metodij në Shkup, Universiteti Goce Delçev në Shtip, Universiteti Sh. Kliment Ohridski në Manastir dhe Universiteti i Evropës Jug-Lindore në Tetovë) nga entuziazmi i shprehur i studentëve si dhe për inkurajimin e mëtejshëm të tyre në angazhimin anti-korrupsion, Misioni i OSBE-së në Shkup organizon një konkurs në shkrimin e hartimeve për studentët.
Kryesia e OSBE-së e Maqedonisë së Veriut, UNHCR-ja, Misioni i OSBE-së në Shkup, Komisioneri i Lartë OSBE-së për Pakica Kombëtare dhe ODIHR bashkojnë forcat për t'i dhënë fund pashtetësisë në Evropën Juglindore
Publishing date: 17 tetor 2023
Content type: Komunikatat për shtyp
SHKUP, 17 tetor 2023 – Zgjidhja e të gjitha rasteve të njohura të pashtetësisë në Evropën Juglindore dhe parandalimi i lindjes së fëmijëve pa shtetësi janë zotimet e marra nga autoritetet kombëtare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile gjatë konferencës rajonale të mbajtur sot në Shkup, Maqedonia e Veriut.
OSBE, UNHCR, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, rrisin përpjekjet për t’i dhënë fund pashtetësisë
Publishing date: 19 korrik 2023
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Misioni i OSBE-së në Shkup, së bashku me Përfaqësinë e UNHCR në Maqedoninë e Veriut, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive nisën me punëtorinë rajonale që synon të mbështesë shtetin në përpjekjet për t’i dhënë fund pashtetësisë.