Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Kryesia e OSBE-së e Maqedonisë së Veriut, UNHCR-ja, Misioni i OSBE-së në Shkup, Komisioneri i Lartë OSBE-së për Pakica Kombëtare dhe ODIHR bashkojnë forcat për t'i dhënë fund pashtetësisë në Evropën Juglindore
Publishing date: 17 tetor 2023
Content type: Komunikatat për shtyp
SHKUP, 17 tetor 2023 – Zgjidhja e të gjitha rasteve të njohura të pashtetësisë në Evropën Juglindore dhe parandalimi i lindjes së fëmijëve pa shtetësi janë zotimet e marra nga autoritetet kombëtare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile gjatë konferencës rajonale të mbajtur sot në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Kryesuesi i OSBE-së Osmani vizitoi Kosovën, bëri thirrje për dialog si rruga e duhur përpara
Publishing date: 26 maj 2023
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship
PRISHTINË, 26 maj 2023 — Kryesuesi i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, përfundoi vizitën e tij njëditore gjatës së cilës u takua me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe vizitoi Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Zbatimi i agjendës “Gratë, paqja dhe siguria” është kyç për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm, tha kryesuesja e radhës e OSBE-së, Ann Linde, pas përfundimit të vizitës në Kosovë
Publishing date: 8 korrik 2021
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship, Misioni i OSBE-së në Kosovë
PRISHTINË, 8 korrik 2021 — Kryesuesja e radhës e OSBE-së Ann Linde, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme e Suedisë, e përmbylli sot vizitën e realizuar në Kosovë së bashku me Ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Zëvendësdrejtoren Ekzekutive të UN Women, Åsa Regnér. Programi i vizitës përfshiu takime me Misionin e OSBE-së në Kosovë, autoritetet e Kosovës dhe shoqërinë civile. Linde i inkurajoi autoritetet që të kenë dhe më tej në fokus barazinë gjinore dhe gëzimin e të drejtave të njeriut nga gratë dhe vajzat, në veçanti zbatimin e agjendës “Gratë, paqja dhe siguria”. Kryesia suedeze synon që ta bëjë agjendën “Gratë, paqja dhe siguria” pjesë të punës së përditshme të strukturave të OSBE-së...
Drejtuesit e OSBE-së i bashkohen fushatës “16 Ditët e Aktivizimit”, duke u bërë apel shteteve të ndihmojnë në dhënien fund të dhunës me bazë gjinore
Publishing date: 25 nëntor 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
What we do: Barazia gjinore
TIRANË / VJENË / VARSHAVË, 25 nëntor 2020 – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe fillimit të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, drejtuesit e OSBE-së u bënë thirrje Shteteve pjesëmarrëse të shtojnë përpjekjet dhe burimet për të luftuar dhunën kundër grave dhe vajzave, veçanërisht në kohë krizash...
Nevojitet qasje gjithëpërfshirëse e sigurisë për një reagim global ndaj COVID-19, thonë drejtuesit e OSBE-së, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Multilateralizmit dhe të Diplomacisë për Paqen
Publishing date: 23 prill 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
TIRANË/KOPENHAGË/VJENË/VARSHAVË/HAGË, 23 prill 2020 – Nesër, Dita Ndërkombëtare e Multilateralizmit dhe e Diplomacisë për Paqen do të shënohet me një rritje vlerësimi për rëndësinë e sigurisë gjithëpërfshirëse, si dhe me një ndjesi më të fortë urgjence në lidhje me nevojën për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, thanë Kryetari i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe krerët e institucioneve të OSBE-së në një deklaratë, ditën e sotme.
Drejtuesit e OSBE-së bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale në Shqipëri
Publishing date: 28 qershor 2019
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Secretary General, OSCE Parliamentary Assembly, OSCE Secretariat
What we do: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve
BRATISLAVË/KOPENHAGË/VJENË, 28 qershor 2019 – Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, shprehin keqardhjen për tensionin e vijueshëm politik në Shqipëri dhe kanë bërë deklaratën e mëposhtme:...
Deklaratë e Kryetarit të Radhës të OSBE-së, Lajčák, për zhvillimet në Shqipëri
Publishing date: 10 qershor 2019
Content type: Deklaratë për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship
What we do: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, Sundimi i ligjit
Bratislavë/Nikozia, 10 qershor 2019- Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të çojnë në ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.