Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së dhe Prokuroria e Përgjithshme organizojnë tryezë teknike mbi forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore në Shqipëri
Publishing date: 10 prill 2025
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Demokratizimi, Zgjedhjet, Policimi, Reforma dhe bashkëpunimi ushtarak, Sundimi i ligjit
Më 10 prill 2025, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme organizuan një tryezë teknike me synimin forcimin e kapaciteteve për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizojnë tryezë teknike për përmirësimin e fshehtësisë së votimit dhe parandalimin e presionit ndaj zgjedhësve
Publishing date: 11 dhjetor 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
What we do: Demokratizimi, Të drejtat e njeriut, Arsimi, Zgjedhjet, Mirëqeverisja, Rinia, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizuan sot një tryezë teknike për përmirësimin e fshehtësisë së votimit dhe parandalimin e presionit ndaj zgjedhësve. Takimi u fokusua te ruajtja e një prej parimeve më të rëndësishme të zgjedhjeve siç është e drejta për të votuar të lirë dhe në mënyrë të fshehtë. Në të morën pjesë institucione shtetërore, parti politike, agjenci ligjzbatuese, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ndërkombëtarë. Pjesëmarrësit analizuan disa nga sfidat e vazhdueshme të identifikuara në raportet e fundit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet. Në zgjedhjet e ardhshme, këto çështje do të kërkojnë vëmendje akoma më të madhe, për shkak të kompleksitetit që sjellin teknologjitë e reja dhe votimi nga jashtë vendit, veçanërisht për grupet vulnerabël si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata me vështirësi në të shkruar e të lexuar. Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, tha: “Çelësi i suksesit është te bashkëpunimi mes të gjitha palëve, qeveritarë dhe jo-qeveritarë. Institucionet e qeverisjes vendore, organet e zbatimit të ligjit dhe partitë politike luajnë rol kritik në garantimin e zbatimit të rregullave për zgjedhjet. Autoritetet vendore duhet të sigurojnë që qendrat e votimit të përcaktohen duke i dhënë përparësi qasjes dhe sigurisë. Roli i Policisë së Shtetit mbetet thelbësor në ruajtjen e rendit, parandalimin e presionit dhe trajtimin në kohë të çdo shkeljeje të mundshme gjatë procesit zgjedhor. Ndërkohë, partitë politike duhet të veprojnë me përgjegjësi në ndërveprimet e tyre me zgjedhësit dhe të trajnojnë komisionerët dhe zyrtarët partiakë për të shkurajuar veprimet që mund të cenojnë integritetin e votës. Gjithashtu, duhet mbështetur shoqëria civile në kryerjen e detyrës së saj në edukimin e zgjedhësve rreth të drejtës së tyre për të votuar në fshehtësi, duke theksuar edhe përgjegjësinë e këtyre të fundit për të respektuar fshehtësinë e votimit për ta dhe të tjerët”. Kjo ishte tryeza e katërt dhe e fundit teknike që Prezenca e OSBE-së dhe KQZ-ja organizuan këtë vit. Tryezat e tjera u fokusuan tek edukimi i zgjedhësve, shitblerja e votës dhe roli i medias në procesin zgjedhor. Gjetjet dhe rekomandimet e të gjitha tryezave do të mbështesin KQZ-në dhe institucionet e tjera në rritjen e integritetit të zgjedhjeve dhe të besimit të publikut në procesin zgjedhor, përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-s.
Grupi Ndërkombëtar i Punës për Zgjedhjet takon shoqërinë civile
Publishing date: 1 nëntor 2024
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Demokratizimi, Zgjedhjet
Më 1 nëntor 2024, Prezenca e OSBE-së organizoi një takim informues të “Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet” me disa nga organizatat kryesore të shoqërisë civile, që punojnë në mënyrë aktive në çështjet zgjedhore.
Prezenca e OSBE-së dhe Kuvendi i Shqipërisë nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për fuqizimin e partneritetit mes tyre
Publishing date: 20 mars 2024
Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory dhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për të rinovuar dhe fuqizuar partneritetin mes dy institucioneve. Memorandumi krijon kornizën e përgjithshme dhe jep udhëzime për bashkëpunimin mes Prezencës dhe Kuvendit lidhur me programin “Mbështetje për parlamentin e Republikës së Shqipërisë”. “Kuvendi do të vijojë të fuqizojë partneritetin e suksesshëm me Prezencën e OSBE-së për avancimin e reformave demokratizuese dhe integrimin evropian të Shqipërisë”, nënvizoi Nikolla, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes. “Ne jemi krenarë që qëndrojmë si një partner i palëkundur i Kuvendit të Shqipërisë. Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku në përmirësimin e cilësisë së legjislacionit, shërbimeve legjislative, përfaqësimit politik dhe mbikëqyrjes. OSBE-ja në Shqipëri mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kuvendin në këto përpjekje”, tha Pasztory. Sipas memorandumit, Prezenca do të mbështesë Kuvendin në përmirësimin e funksioneve të tij legjislative, mbikëqyrëse dhe përfaqësuese, si edhe administratën parlamentare në përmbushjen e funksioneve të saj, në mënyrë të efektshme dhe gjithëpërfshirëse. Prezenca dhe Kuvendi do të bashkëpunojnë edhe për të shtuar ndërveprimin e Kuvendit me qytetarët dhe për të krijuar e vënë në përdorim mjete novatore për një sistem legjislativ transparent, që përmirëson aksesin në ligjet e konsoliduara dhe arkivat parlamentare. Prezenca e OSBE-së është partnere afatgjatë e Kuvendit të Shqipërisë, mbështetur në mandatin e saj për të ndihmuar përpjekjet e Shqipërisë për konsolidimin e institucioneve demokratike efektive dhe për të promovuar shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, në përputhje me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBE-së.
Prezenca e OSBE-së fuqizon këshilltaret e reja në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë, përmes Programit të Ekselencës së Grave në Nivel Vendor
Publishing date: 14 dhjetor 2023
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Demokratizimi, Barazia gjinore
Rreth 45 këshilltare nga qarqet e Vlorës, Shkodrës dhe Tiranës morën pjesë në tri sesione informuese të posaçme të organizuara nga Prezenca e OSBE-së, si pjesë e Programit të Ekselencës së Grave në Nivel Vendor #WoMEP, gjatë dy javëve të para të dhjetorit 2023. Objektivi parësor i këtyre veprimtarive ishte forcimi i efikasitetit të grave këshilltare të sapozgjedhura. Duke i pajisur ato me mjetet e nevojshme, seancat informuese synuan t'i fuqizojnë përfaqësueset vendore, duke u mundësuar atyre të shkëlqejnë në rolet e tyre. Pjesëmarrëset u angazhuan në mënyrë aktive në diskutime për të identifikuar nevojat dhe pritshmëritë e tyre, duke kontribuar në planifikimin strategjik të aktiviteteve të WoMEP-it për vitin 2024. Gratë këshilltare, gjithashtu, u thelluan në përcaktimin e përparësive zhvillimore për qeverinë vendore dhe kuptimin e ndërlikimeve të buxheteve vendore dhe politikave fiskale. Që nga viti 2020, WoMEP qëndron si një nismë kryesore në përpjekjet e Prezencës për të nxitur barazinë gjinore në nivel vendor. Ky program novator është krijuar posaçërisht për të fuqizuar gratë këshilltare që shërbejnë në 61 këshillat bashkiakë të Shqipërisë, duke theksuar aspekte kritike si barazia gjinore, lidershipi dhe aftësitë menaxhuese. Qëllimi përfundimtar është të mbështesë dhe drejtojë gratë këshilltare, duke nxitur ndryshime të prekshme brenda këshillave bashkiakë.
Prezenca e OSBE-së nis projektin për të çuar më tej reformën dhe proceset zgjedhore në Shqipëri
Publishing date: 18 tetor 2023
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Demokratizimi, Zgjedhjet
Më 17 tetor 2023, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri prezantoi një projekt mbi reformën dhe proceset zgjedhore, që synon të kontribuojë për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës në Shqipëri, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR. Projekti i OSBE-së “Mbështetje për reformën dhe proceset zgjedhore në Shqipëri” financohet nga qeveritë e Suedisë, Zvicrës dhe Polonisë. Ai do të zgjasë deri në nëntor 2026. Objektivat kryesore të projektit përfshijnë mbështetjen e autoriteteve me ekspertizë dhe asistencë për zbatimin e votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare; kontribut në përmirësimin dhe depolitizimin e administratës zgjedhore nëpërmjet një trajnimi zgjedhor sistematik dhe profesional; dhe fuqizimin e demokracisë së drejtpërdrejtë. Për më tepër, projekti do të ndihmojë autoritetet shqiptare për të përmirësuar kapacitetet logjistike zgjedhore, duke kontribuar në modernizimin e kapaciteteve të trajnimit dhe të informimit dhe në rritjen e infrastrukturës teknologjike për zbatimin e duhur të votimit nga jashtë vendit. “Ky projekt shënon një gur kilometrik të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt forcimit të zgjedhjeve në Shqipëri dhe garantimit që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të vlerësohet në procesin zgjedhor. Ai pasqyron përkushtimin tonë për të nxitur një proces zgjedhor që është transparent, gjithëpërfshirës dhe u përgjigjet nevojave dhe aspiratave të popullit shqiptar,” tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bruce Berton, gjatë prezantimit të projektit. Në veprimtari folën edhe ambasadori i Suedisë në Shqipëri Niklas Ström, ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber dhe Shefi i Seksionit Politik dhe Ekonomik të Ambasadës së Polonisë Tomasz Frączkiewicz. “Kontributet bujare të qeverive tuaja e fuqizojnë më tej Prezencën për të ndihmuar partnerët tanë shqiptarë me një qasje më të thellë dhe më gjithëpërfshirëse në një sërë fushash. Ne e vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj vizionar dhe besimin e palëkundur në misionin tonë”, tha ambasadori Berton. Përfituesit kryesorë të projektit janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë dhe qytetarët shqiptarë. Puna e projektit do të kryhet në bashkërendim me partnerë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe me OSBE/ODIHR-in. Nisma është pjesë e synimit të përgjithshëm të Prezencës për të promovuar demokratizimin, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, si dhe për të konsoliduar institucionet demokratike, në përputhje me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBE-së.
Prezenca e OSBE-së Shqipëri organizoi Forumin IX vjetor për Zhvillimin e Medias
Publishing date: 18 shtator 2023
Content type: News
What we do: Demokratizimi, Arsimi, Mirëqeverisja, Liria dhe zhvillimi i medias, Rinia
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi më 18 shtator 2023, edicionin e nëntë të Forumit për Zhvillimin e Medias, një platformë dialogu kjo mes medias, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile. Forumi i këtij viti u përqendrua në çështje të lidhura me sigurinë e gazetarëve, legjislacioni që prek mediat dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në punën e mediave në Shqipëri. Gjatë fjalës së hapjes, Ambasadori Bruce Berton, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, theksoi angazhimin e Prezencës për kauzën e lirisë së medias në vend. “Është thelbësore që mediave t’u ofrohen mjetet dhe politikat institucionale për t’i ndihmuar ato që të lundrojnë në një mënyrë të përgjegjshme dhe etike në ekosistemin e informacionit që ndryshon me shpejtësi. Në përputhje me parimet e OSBE-së, të cilat qeveria është angazhuar që t’i zbatojë si një nga 57 shtetet tona pjesëmarrëse, institucionet publike shqiptare duhet t’i krijojnë medias hapësirën e nevojshme që të funksionojë pa pengesa. Për këtë arsye, i nxisim autoritetet që të kenë parasysh ruajtjen e ekuilibrit dhe të peshojnë me kujdes të drejtën për shpërndarjen e informacionit që është i rëndësishëm për publikun. Faktet duhen lënë gjithmonë të dalin në dritë, madje edhe ato që bëjnë thirrje për mbajtjen e përgjegjësisë apo që zbulojnë abuzime a korrupsion,” tha ai. Në hapje të takimit folën edhe Adea Pirdeni, Zv.ministrja e Drejtësisë, Teresa Ribeiro, Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Ambasador Luigi Soreca, I ngarkuar me punë ad interim, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, dhe Giulia Re, Kryetarja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë. Sesioni i dytë i Forumit iu kushtua sfidave kryesore që lindin për shkak të përdorimit të zgjeruar të inteligjencës artificiale dhe ndikimin e saj në media në ditët e sotme. Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e transparencës, aksesit në informacion dhe verifikimit të fakteve si mjet për luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e gazetarisë profesionale. Gjatë Forumit u mbajt një ceremoni e veçantë, gjatë së cilës u shpallën edhe fituesit e konkursit vjetor të Prezencës së OSBE-së për verifikimin e fakteve. Ata janë: Arbjona Çibuku nga Citizens Channel për artikullin e saj "Pylli orbital i Tiranës". Esmeralda Cenollari nga Faktoje.al për shkrimin e saj tërheqës "Bajpasi i Vlorës". Ilda Koçi, po ashtu nga Faktoje.al, për shkrimin e saj mendjemprehtë “Të gjitha rrugët e Shijakut të çojnë në Park, një faturë 40 milionë lekë për parkun që nuk ekziston!”. Konkursi i sivjetshëm u përqendrua në verifikimin e fakteve dhe përdorimin e të dhënave nga burime të hapura, përkrahjen e gazetarisë së bazuar në fakte, si dhe promovimin e përdorimit të të dhënave me burim publik dhe të aftësive solide për mbledhjen e lajmeve.