Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
OSBE, UNHCR, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, rrisin përpjekjet për t’i dhënë fund pashtetësisë
Publishing date: 19 korrik 2023
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Misioni i OSBE-së në Shkup, së bashku me Përfaqësinë e UNHCR në Maqedoninë e Veriut, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive nisën me punëtorinë rajonale që synon të mbështesë shtetin në përpjekjet për t’i dhënë fund pashtetësisë.
“Shtigjet Rinore” të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri bashkojnë aktivistë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të përforcuar dialogun mes brezave përmes trashëgimisë kulturore
Publishing date: 31 gusht 2022
Content type: News
Në datat 24-28 gusht 2022, njëzet aktivistë të rinj nga Ballkani Perëndimor u mblodhën në Tiranë dhe udhëtuan drejt Gjirokastrës për të diskutuar, mësuar dhe hulumtuar qasjet lidhur me ndërveprimin social dhe promovimin e demokracisë, paqes dhe sigurisë përmes dialogut mes brezave. Që nga viti 2017, “Shtigjet Rinore” të Prezencës së OSBE-së kanë sjellë së bashku qindra të rinj nga rajoni për të krijuar një platformë të përbashkët për promovimin e vlerave demokratike, bashkëpunimit, paqes dhe sigurisë. Edicioni i shtatë i “Shtigjeve Rinore” pati në qendër të tij dialogun mes brezave në formimin e ndërveprimeve sociale, promovimin e vlerave demokratike, krijimin e marrëdhënieve të mira dhe kontributin për paqen dhe sigurinë në nivel vendor dhe rajonal. Pjesëmarrësit diskutuan hendekun e komunikimit ndërmjet brezave dhe efektet e tij gjatë punës në grup, si dhe implikimet e përjetuara dhe rezultatet e punës në grup. Diskutimet u moderuan nga ekspertë të fushës dhe pjesëmarrësit u pajisën me njohuri dhe resurse për të reflektuar dhe vepruar në ndërtimin e urave të reja të komunikimit me bazë kulturore. Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit morën pjesë në seminare të ndryshme lidhur me temat e rrëfimit, rolin e gruas dhe dinamikat e pushtetit, si dhe ndërveprimin mes brezave, me qëllim reflektimin dhe nxjerrjen në pah të praktikave të mira, për të kuptuar si duhet ndikimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së komuniteteve, si dhe për rrjedhojë vetë procesin e demokratizimit. Pjesëmarrësit dëgjuan nga familjet vendase për sfidat e ruajtjes së konceptit të vjetër të familjes tradicionale në kontrast me jetën moderne, kontributin e figurave historike për lirinë, si për shembull intelektualja gjirokastrite Musine Kokalari. Ata e bënë këtë përmes fjalëve të njërës prej pasardhësve të saj, si dhe vizituan punishten e një marangozi që demonstroi zanatin e vjetër të punimit të drurit dhe sfidën për ta përcjellë këtë traditë brez pas brezi. “Më lanë shumë mbresa pikturat e arta në tavanet e shtëpive të vjetra gjirokastrite, sepse kur në to bie drita, rrëzëllimi që krijohet na kujtojnë bukurinë e ditës së re që duhet jetuar dhe festuar për të gjithë familjen”, tha një nga të rejat pjesëmarrëse. Një tjetër i ri pjesëmarrës foli për atë se si, “ruajtja e trashëgimisë kulturore fillon nga të kuptuarit e saj, të logjikës pas saj, si dhe të historisë që ajo mishëron”. “Kur të kthehem në shtëpi, do të kem shumë pyetje për t’i bërë gjyshes sime,” tha ai. Gjatë katër ditëve të mbushura me veprimtari, pjesëmarrësit punuan së bashku për të evidentuar elemente të trashëgimisë kulturore, parë këto në këndvështrimin e bashkëpunimit mes brezave, si dhe shqyrtuan mundësitë për ndërveprim ndërmjet brezave në komunitetet e tyre përkatëse. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, të rinjtë pjesëmarrës u takuan, ndër të tjerë, me Ambasadorin e Austrisë në Tiranë Christian Steiner, Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Albert Hani, Nënkryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës, Esmeralda Llongo, si dhe zyrtarin e Ambasadës Greke në Tiranë, Panagiotis Anagnostoupoulos. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e organizoi edicionin e shtatë të “Shtigjeve Rinore” me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim, Ambasadave të Greqisë dhe Italisë në Shqipëri, si dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, RYCO-n dhe Misionet e tjera të OSBE-së në rajon.
Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet organeve të zbatimit të ligjit dhe komunitetit hebre në Maqedoninë e Veriut fokusi i ngjarjes së organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe ODIHR
Publishing date: 13 prill 2022
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Misioni i OSBE-së në Shkup, së bashku me Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) më 12 prill 2022 organizuan një ngjarje që solli së bashku zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe gjyqësorin me përfaqësuesit e komunitetit hebre të Maqedonisë së Veriut.
Misioni i OSBE-së në Shkup dhe bashkëpunëtorët bëjnë thirrje për qasje proaktive në parandalimin e dhunës në familje
Publishing date: 6 prill 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Barazia gjinore, Sundimi i ligjit
SHKUP, 6 Prill 2020- Misioni i OSBE-së në Shkup, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut dhe Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje u bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse që të bëjnë përpjekje shtesë për të parandaluar dhunën në familje gjatë krizës së COVID-19, si dhe të vendosen mekanizma efikas për mbrojtjen e viktimave.
OSBE mbështet tryezë diskutimi në Shkup mbi avancimin e të drejtave të komuniteteve më të vogla, duke u përqendruar në arsim, kulturë dhe media
Publishing date: 6 dhjetor 2017
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Arsimi
SHKUP, 6 dhjetor 2017- Përfaqësues të lartë të ministrive përgjegjëse për arsim, kulturë dhe shoqëri informatike dhe administratë u mblodhën në Shkup për të diskutuar mënyrat për avancimin e mëtejmë të të drejtave të komuniteteve më të vogla...
Punëtoria e OSBE-së për pjesëmarrjen politike të personave me aftësi të kufizuara u mbajt në Shkup
Publishing date: 29 shtator 2017
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Promovimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara në jetën politike dhe publike ishte fokusi i punëtorisë së organizuar nga ana e OSBE-së, që u mbajt më 28 shtator 2017 në Shkup...
Shefja e Misionit të OSBE-së Nina Suomalainen takon prokuroren Katica Janeva
Publishing date: 10 nëntor 2015
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Të drejtat e njeriut
SHKUP, 10 tetor 2015- Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen, ka takuar sot prokuroren për rastet lidhur me përmbajtjen e përgjimeve të paautorizuara Katica Janeva për të diskutuar lidhur me rolin e saj dhe sfidat...