Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Qendra e re rajonale: Revolucion në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit
Publishing date: 30 shtator 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Në kontekstin e sfidave të përhershme të sigurisë në Evropën Juglindore, u arrit një moment i rëndësishëm në luftën kundër kërcënimeve transnacionale. Sot, Misioni i OSBE-së në Shkup hapi Qendrën rajonale moderne të certifikimit dhe trajnimit të K9 në Gjorçe Petrov, një hap qenësor në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit në rajon. Qendra do të shërbejë si vend për trajnim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim rajonal. Kjo është më shumë se vetëm avancim – kjo qendër përfshinë hapësira të reja për K9 dhe përmirësim në kushtet e objekteve ekzistuese. Mobiliteti i ekipeve të K9 është rritur gjithashtu me donacionin e 14 makinave të specializuara dhe 3 rimorkio, duke mundësuar që policia të përgjigjet në mënyrë më të shpejtë dhe efikase në tërë rajonin. Hapja solemne e Qendrës shënon fillimin e epokës së re të efikasitetit operativ dhe bashkëpunimit, me efekte afatgjate mbi sigurinë rajonale, aftësitë e zbatimit të ligjit dhe partneritetin. Mbi përpjekjet për të rritur kapacitetet e AVL-ve për detektim Rritja e kapaciteteve detektuese është pjesë e projektit jashtë-buxhetor të Misionit, "Ndihma autoriteteve kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe të keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (ALV)". I financuar nga Belgjika, BE, Franca, Gjermania, Norvegjia, Sllovakia dhe SHBA, projekti ka arritur progres të konsiderueshëm në rritjen e kapaciteteve të detektimit të Njësisë së qenve të policisë në vend. Mësoni më shumë rreth projektit të AVL-ve këtu.
Qasja gjithëpërfshirëse e tërë shoqërisë është kyçe për të luftuar ekstremizmin dhe radikalizimin e dhunshëm që çon në terrorizëm, theksojnë pjesëmarrësit në stërvitje
Publishing date: 8 nëntor 2017
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Countering terrorism
Shkup, 7 nëntor 2017- Një përqasje gjithëpërfshirëse e tërë shoqërisë për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm që çon në terrorizëm është fokusi i stërvitjes që zhvillohet në Shkup nga data 7 deri në 9 nëntor, e organizuar bashkërisht nga Misioni i OSBE-së në Shkup, ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe konzorciumi Partneritet për Paqe, në bashkëpunim me Zyrën e Komitetit kombëtar për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.
OSBE-ja organizon simulim për aktorët relevantë në Shkup mbi mbrojtjen e infrastrukturës kritike të energjisë nga sulmet terroriste me fokus në kërcënimet që burojnë nga hapësira kibernetike
Publishing date: 27 mars 2017
Content type: News
Where we are: OSCE Secretariat, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Countering terrorism
Përforcimi i mbrojtjes dhe gatishmërisë kundër sulmeve terroriste që targetojnë sistemet industriale të kontrollit janë në fokus të simulimit të mbajtur në Shkup më 27 dhe 28 mars 2017. Njëzet e gjashtë ekspertë nga autoritete shtetërore të ndryshme dhe përfaqësues të sektorit privat, siç janë operatorë, ofrues dhe pronarë, marrin pjesë në aktivitetin nacional të organizuar nga Departamenti i OSBE-së për kërcënime trans-nacionale me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Shkup...
Kryesuesi i OSBE-së Sebastian Kurz në Shkup ndjek debatin e tryezës së rrumbullakët mbi rolin e rinisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm
Publishing date: 13 shkurt 2017
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Countering terrorism, Rinia
SHKUP, 13 shkurt 2017 – Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministër aktual i jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz, Ministri i jashtëm Nikolla Poposki, Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup Ambasadorja Nina Suomalainen dhe Grupi rinor këshillëdhënës joformal i Misionit gjatë debatit në tryezën e rrumbullakët të organizuar gjatë ditës së djeshme në Shkup këmbyen pikëpamjet e tyre mbi perspektivat e rinisë në luftën kundër radikalizmit terrorist dhe ekstremizmit të dhunshëm...