Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Luftimi i trafikimit të paligjshëm të armëve dhe kontrabanda e emigrantëve në fokusin e evenimentit rajonal të nivelit të lartë të mbajtur në Shkup
Publishing date: 5 nëntor 2024
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Kontrolli i armëve, Menaxhimi i kufijve, Policimi
SHKUP, 5 nëntor 2024- Krimi i organizuar parqet një kërcënim urgjent në Evropën Juglindore, ku trafikimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe kontrabanda me emigrantët rrezikojnë sigurinë rajonale dhe globale. Për t’u kundërvënë këtyre çështjeve dhe për të nxitur aksion të koordinuar në mbarë rajonin, Misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me EU4FAST, organizon një Konferencë të nivelit të lartë të bashkëpunimit midis policisë dhe doganave që mbahet në Shkup nga 5 deri më 7 nëntor.
Qendra e re rajonale: Revolucion në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit
Publishing date: 30 shtator 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Në kontekstin e sfidave të përhershme të sigurisë në Evropën Juglindore, u arrit një moment i rëndësishëm në luftën kundër kërcënimeve transnacionale. Sot, Misioni i OSBE-së në Shkup hapi Qendrën rajonale moderne të certifikimit dhe trajnimit të K9 në Gjorçe Petrov, një hap qenësor në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit në rajon. Qendra do të shërbejë si vend për trajnim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim rajonal. Kjo është më shumë se vetëm avancim – kjo qendër përfshinë hapësira të reja për K9 dhe përmirësim në kushtet e objekteve ekzistuese. Mobiliteti i ekipeve të K9 është rritur gjithashtu me donacionin e 14 makinave të specializuara dhe 3 rimorkio, duke mundësuar që policia të përgjigjet në mënyrë më të shpejtë dhe efikase në tërë rajonin. Hapja solemne e Qendrës shënon fillimin e epokës së re të efikasitetit operativ dhe bashkëpunimit, me efekte afatgjate mbi sigurinë rajonale, aftësitë e zbatimit të ligjit dhe partneritetin. Mbi përpjekjet për të rritur kapacitetet e AVL-ve për detektim Rritja e kapaciteteve detektuese është pjesë e projektit jashtë-buxhetor të Misionit, "Ndihma autoriteteve kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe të keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (ALV)". I financuar nga Belgjika, BE, Franca, Gjermania, Norvegjia, Sllovakia dhe SHBA, projekti ka arritur progres të konsiderueshëm në rritjen e kapaciteteve të detektimit të Njësisë së qenve të policisë në vend. Mësoni më shumë rreth projektit të AVL-ve këtu.
Ndihma e Parë për Qentë e Policisë
Publishing date: 24 qershor 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Kontrolli i armëve, Menaxhimi i kufijve, Policimi
Ashtu si kolegët e tyre që janë njerëz, qentë e shërbimit rrezikojnë jetën e tyre në operacionet e policisë dhe kërkojnë ndihmën e parë të menjëhershme kur lëndohen. Përgjigjet e shpejta nga mbajtësit e tyre mund të bëjnë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes për këto kafshë të mirë trajnuara dhe besnike. Programi i parë Rajonal i Trajnimit për Kujdesin dhe Ndihmën e Parë të Qenve në Detyrë fillon sot. Kjo nismë mbledh së bashku mbajtës të qenve të policisë dhe ekspertë nga pesë juridiksione për të rritur aftësitë e tyre në trajtimin e qenve, kujdesin për qentë dhe ndihmën e parë. Pjesëmarrësit do të marrin trajnim praktik nga ekspertët e Shoqatës Federale Gjermane të shpëtimit të qenve, një nga organizatat më me përvojë dhe më të mëdha të qenve të kërkimit dhe shpëtimit në Evropë. Interpretimi i gjuhës së trupit të qenve, ndihma e parë për qentë e lënduar dhe skenarë të tjerë real të trajnimit do të jenë temë e trajnimit 5-ditor, i cili do të zhvillohet në Qendrën e sapoformuar të trajnimit K9 në Gjorçe Petrov. I organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, trajnimi përfaqëson një komponent kyç të përpjekjeve të Misionit të OSBE-së për të rritur kapacitetet e K9 në vend dhe rajon. Programi do të përmirësojë bashkëpunimin në operacionet e qenve të policisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke i pajisur pjesëmarrësit me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të kryer në mënyrë efektive detyrat kritike si kontrolli kufitar, zbulimi i armëve të paligjshme dhe parandalimi i keqpërdorimit të tyre. Qendra e re rajonale e trajnimit të K9 dhe certifikimit të teknologjisë së re, e krijuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, mund të strehojë deri në 40 qen shërbimi. Ai përputhet me standardet më të larta në mirëqenien e kafshëve, parandalimin e sëmundjeve, praktikat profesionale të trajtimit të qenve dhe mirëmbajtjen e standardeve të duhura të strehimit.
Në kërkim të armëve të zjarrit: Prezantojmë gruan e parë trajnere të qenve të policisë
Publishing date: 22 shkurt 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Kontrolli i armëve, Policimi
Pranë K9 partneres së saj të paduruar, qen i racës Bariu Belg (Malinois) 5 muajshe, e quajtur Ada, Kristina Shikova do të punojë për detektim jashtë në terren që nga fillimi i verës. Kristina po trajnohet për t’u bërë trajnere e qenve të policisë, duke e bërë atë gruan e parë në këtë rol në Maqedoninë e Veriut. Përderisa Ada kupton si të ndjekë urdhrat e Kristinës me anë të topit, aktualisht ajo është në procesin e të mësuarit si të nuhasë makinat për qëllime të detektimit. Brenda vetëm disa muajve, Ada do të mund të kryejë detyrat e nuhatjes me saktësinë më të madhe, veçanërisht për zbulimin e armëve të zjarrit dhe municioneve. Përpjekjet e Misionit të OSBE-së në Shkup për të rritur kapacitetet e zbulimit të Njësisë së qenve të policisë janë pjesë e përpjekjeve për të forcuar kontrollin e armëve në Evropën Juglindore. Avancimi i kapaciteteve detektuese kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në qëllimin më të gjerë për rritjen e sigurisë dhe reduktimin e përhapjes së armëve në rajon. Kristina ka gjashtë vite që shërben në polici, por që kur është punësuar, ka shprehur dëshirë që të punojë në Njësinë e qenve të policisë. Kur u lirua një vend pune, ajo aplikoi menjëherë. "Akoma më duket e pabesueshme, por e shoh më shumë si kënaqësi sesa si punë. Gjithmonë kam dashur të punojë rreth kafshëve," thotë Kristina, duke rikujtuar kur mori lajmin e mirë për emërimin e saj në janar të këtij viti. Trajnimi i saj aktual përfshinë socializimin, dëgjueshmërinë, kontaktin me qenin e caktuar policor, komponentët teorike dhe praktike, si dhe detyrat fizike. Kristina beson se do të mësoj shumë gjatë punës së saj dhe synon të shkëlqejë si trajnere, duke u avancuar në nivelin e radhës për t’u bërë instruktore, të ndihmojë kolegët e ri në mënyrë aktive, si dhe të veproj si shembull për ta. Duke u mbështetur në arritjet e saj, Kristina angazhohet për diversitet më të madh në organet për zbatimin e ligjit dhe nevojën për më shumë gra në forcat policore, duke njohur rolin e tyre në ndërtimin e besimit në komunitet. Ajo inkurajon më shumë gra të aplikojnë për të punuar në Njësinë e qenve të policisë, pasi njeh shumë prej tyre që kanë dëshirën dhe përkushtimin e duhur. Misioni në mënyrë aktive promovon barazinë gjinore përmes nismave për mbështetjen e grave në organet për zbatimin e ligjit, duke ofruar trajnime dhe mbështetje, si dhe duke avokuar për përfshirjen e grave në forcat policore. Që nga viti 2018, Misioni ka bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë së Veriut për të zbatuar punën policore me ndjeshmëri gjinore përmes Programit gjithëpërfshirës të mentorimit gjinor. Rrugëtimi i Kristinës, së bashku me K9 partneren e saj Ada, shërben si një frymëzim për gratë që konsiderojnë karrierë në organet për zbatimin e ligjit dhe Njësinë e qenve të policisë – një kauzë që Misioni i OSBE-së në Shkup e mbështet me krenari. Mbi përpjekjet për të rritur kapacitetet e AV L-ve për detektim Rritja e kapaciteteve detektuese është pjesë e projektit jashtë-buxhetor të Misionit, "Ndihma autoriteteve kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe të keqdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (ALV)".I financuar nga Belgjika, BE, Franca, Gjermania, Norvegjia, Sllovakia dhe SHBA, projekti ka arritur progres të konsiderueshëm në rritjen e kapaciteteve të detektimit të Njësisë së qenve të policisë në vend. Mësoni më shumë rreth projektit të AVL-ve këtu.
Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Brendshme nisin projektin për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së armëve dhe municionit
Publishing date: 30 nëntor 2017
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Reforma dhe bashkëpunimi ushtarak
SHKUP, 30 nëntor 2017- Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme filluan sot në Shkup një projekt të ri që synon zvogëlimin e rrezikut për përhapjen e armëve dhe municionit, si dhe rritjen e sigurisë së rezervave ekzistuese të armëve të vogla dhe të lehta...