Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në forcimin e proceseve zgjedhore përmes dorëzimit të softuerit zgjedhor
Publishing date: 22 gusht 2024
Sot, në një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të proceseve zgjedhore në Kosovë, Misioni i OSBE-së i dorëzoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) softuerin për digjitalizimin e numërimit të votave dhe tabulimin e rezultateve të zgjedhjeve. Softueri i sapo zhvilluar, produkt i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Misionit të OSBE-së, KQZ-së dhe kompanisë softuerike CACTTUS, përfaqëson arritje të rëndësishme në përpjekjet e vazhdueshme për digjitalizimin e infrastrukturës zgjedhore në Kosovë. I krijuar në përputhje me detyrimet e reja që burojnë nga ligji zgjedhor i ndryshuar e plotësuar së fundmi, softueri do të lehtësojë menaxhimin e zgjedhjeve, do ta përmirësojë saktësinë e të dhënave, do të sigurojë rezultate në kohë dhe të besueshme dhe do ta rrisë transparencën e numërimit dhe tabulimit të rezultateve për publikun. “Ky softuer është më shumë se vetëm avancim teknologjik, ai përfaqëson përparim thelbësor në forcimin e demokracisë, rritjen e besimit të publikut dhe siguron që zgjedhjet në Kosovë të zhvillohen me integritet dhe transparencë maksimale, duke përdorur dy gjuhët zyrtare dhe duke pasur parasysh nevojat e të gjitha komuniteteve,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, në ceremoninë e dorëzimit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha: “Në këtë kohë të zhvillimit të madh të teknologjisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bënë hapa të konsiderueshëm në digjitalizimin e operacioneve zgjedhore. Softueri i KQZ-së, i cili është zhvilluar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka për qëllim të avancojë shërbimet e institucionit për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve.” “Andaj, në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpreh mirënjohjen për OSBE-në dhe Ambasadorin Davenport, në ndihmën e dhënë në këtë drejtim,” shtoi ai. Misioni i OSBE-së do të vazhdojë ta mbështesë KQZ-në për të forcuar më tej proceset zgjedhore në Kosovë, për t'i bërë ato më profesionale, më gjithëpërfshirëse dhe më të ndjeshme në aspektin gjinor.
Misioni i OSBE-së përmbyllë programin e trajnimit fillestar për anëtarët e rinj të kuvendeve të komunave të Kosovës
Publishing date: 6 maj 2022
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Demokratizimi, Zgjedhjet, Mirëqeverisja
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përmbyllur serinë prej 23 punëtorish për anëtarët e kuvendeve të komunave të zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet lokale të tetorit 2021.Trajnimet u përqendruan në rolin e anëtarëve të kuvendeve në përfaqësimin e interesave të elektorateve të tyre përkatëse dhe avancimin e funksionimit të kuvendeve të komunës pjesë e së cilave janë.
Misioni i OSBE-së mbështetë integritetin e proceseve zgjedhore në Kosovë
Publishing date: 27 prill 2022
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Demokratizimi, Zgjedhjet, Mirëqeverisja
Në Strugë të Maqedonisë Veriore, më 21 prill, u përmbyll seminari katërditor me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbi rishikimin e rregullave zgjedhore. Qëllimi i seminarit ishte rishikimi dhe harmonizimi i këtyre rregullave sipas ligjit aktual për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligjet e tjera të lidhura në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve dhe Misionit të OSBE-së, bazuar në mësimet e nxjerra nga proceset e mëparshme zgjedhore. Gjatë këtij seminari, KQZ-ja, me mbështetje të Ekipit Zgjedhor të Misionit të OSBE-së, identifikoi çështjet që kërkojnë ndryshime ligjore dhe përgatiti një sërë rekomandimesh për referencë të Komisionit të përkohshëm Kuvendit të Kosovës për përmirësimin dhe fuqizimin e procesit zgjedhor dhe grupit të tij këshillues. KQZ-ja shqyrtoi rregullat më të rëndësishme në lidhje me regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, certifikimin e subjekteve politike dhe kodin e tyre të mirësjelljes, vëzhguesit e zgjedhjeve, si dhe rregullat zgjedhore në lidhje me listën e votuesve dhe votimin jashtë Kosovës. Gjithashtu, u ndanë informata mbi standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira për zgjedhjet. “Procedurat e qarta zgjedhore ndihmojnë KQZ-në në organizim të duhur të zgjedhjeve, por edhe rrisin besimin publik në proceset e përgjithshme zgjedhore,” tha Nathania Tabone, Këshilltare e Lartë Ligjore për Zgjedhjet në Misionin e OSBE-së. Ndryshimet në rregullat zgjedhore për të cilat KQZ-ja ka rënë dakord gjatë seminarit do të finalizohen nga KQZ-ja në javët në vijim. Draft-rregulloret përfundimtare duhet t’i nënshtrohen një konsultimi publik me palët e tjera kyçe të interesit zgjedhor, siç janë organizatat e specializuara të shoqërisë civile për zgjedhjet dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdojë të ofrojë këshilla teknike dhe ekspertizë për KQZ-në, Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Sekretariatet e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e ofruara nga misionet ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve.
Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështet trajnimin për votim përmes alfabetit Braille në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit
Publishing date: 12 shkurt 2021
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Zgjedhjet
Më 12 shkurt 2021, Misioni i OSBE-së përfundoi një seri prej pesë punëtorish me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës (SHVK) për të mbështetur votuesit e verbër dhe me shikim të dobësuar që të votojnë në mënyrë të pavarur në zgjedhjet parlamentare.
Njoftim i Misionit të OSBE-së në Kosovë rreth operacionit për grumbullimin e votave
Publishing date: 31 mars 2017
PRISHTINË, 31 mars 2017 – Të dielen, 2 prill 2017, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë me prani të stafit të OSBE-së, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë...
Misioni i OSBE-së nis serinë e punëtorive për OJQ-të që monitorojnë organet zgjedhore në Kosovë
Publishing date: 1 tetor 2014
Me 29-30 shtator 2014, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbajtur në Prishtinë punëtorinë e parë nga pesë sa do të mbahen gjithsej për dhjetë OJQ lokale me temë monitorimin e performancës së organeve zgjedhore...
OSBE përfundon me sukses operacionin në veri të Kosovës në mbështetje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Publishing date: 9 qershor 2014