Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbajnë konferencë për shtyp të hënën
SHKUP, 17 tetor 2025- Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve do të mbajnë konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet e tyre në lidhje me zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
Çfarë:
- Konferencë për shtyp e misionit ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut
- Për ata që nuk kanë mundësi të marrin pjesë, mund ta ndiqni transmetimin drejtpërdrejt këtu
Kush:
- Matteo Mecacci, Shef i Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve
- Gobnait Ní Mhuimneacáin, Shefe e Delegacionit të Kongresit
- Marta Temido, Shefe e Delegacionit të Parlamentit Evropian
Kur:
- Më 20 tetor 2025, në orën 15:00 me orën lokale (GMT +2)
Ku:
- Double Tree by Hilton Shkup, salla Platinum 1, Bulevardi ASNOM 17, 1000 Shkup
Regjistrimi:
- Regjistrimi paraprak nuk është i nevojshëm, por do të pranohen vetëm pyetjet e gazetarëve
Vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve është mision i përbashkët i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës (Kongresi), dhe Parlamentit Evropian (PE). Misioni numëron gjithsej 276 vëzhgues, nga 40 shtete, prej të cilëve 254 janë ekspert të ODIHR-it dhe vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër, 15 nga parlamenti dhe stafi i Kongresit, dhe 7 nga PE.
Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni:
Katya Andrusz, ODIHR: +48 609 522 266 ose katya.andrusz@odihr.pl
Stephanie Poirel, Kongresi: +33 6 63 55 07 10 ose stephanie.poirel@coe.int
Raffaele Luise, PE: +32 470952279 ose raffaele.luise@europarl.europa.eu