Materiale
Hulumtim mbi viktimizimin nga krimi i urrejtjes, Raport
Ky raport paraqet rezultatet e hulumtimit mbi viktimizimin nga krimi i urrejtjes që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut në qershor dhe korrik të vitit 2018.
Hulumtimi, i pari i këtij lloji i kryer në vend, ofron një pasqyrë më të plotë të viktimizimit nga krimi i urrejtjes në Maqedoninë e Veriut dhe efektet e tij se sa është ofruar deri më sot, si dhe të identifikohet shkalla e mos denoncimit të incidenteve nga krimi i urrejtjes nëpërmjet kryerjes së hulumtimeve në një sërë komunitetesh të tjera të identitetit shoqëror shumicë dhe pakicë në bazë të përkatësisë etnike, religjionit, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar dhe bindjeve politike.
Raporti ka për qëllim të ofroj dëshmi për nevojën e zhvillimit të masave efektive që do të reagojnë ndaj problemit dhe do të luftojnë kundër tij, që do të udhëzojnë politikën dhe strategjinë e synuar nga autoritetet kombëtare dhe lokale dhe do mbështesin organizatat e shoqërisë civile në punën e tyre promovuese.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.