Misioni i OSBE-së në Kosovë
Siguria kibernetike/TIK

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, duke folur gjatë punimeve të konferencës “Arsimi si çelës për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizimit online”. Prishtinë, më 2 shkurt 2018. (OSCE/Yllka Fetahaj) Detajet e fotografisë
Misioni punon me institucionet për rritjen e sigurisë kibernetike në Kosovë.
Ndihmon në zhvillimin dhe përkrahjen e rishikimeve vjetore të Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Sigurisë Kibernetike, duke luajtur kështu rol aktiv në zbatimin e tij si pjesë e grupit punues qeveritar. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Misioni mundëson punëtori, konferenca lokale e rajonale, për të adresuar kërcënimet kibernetike vendore e ndërkombëtare, ashtu që të rrisë kapacitetet e policisë në luftim të krimit të organizuar lokal e transnacional.