Documents library
Shqyrtim i rasteve penale për mosdeklarim të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë
Publishing date: 27 nëntor 2015
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport shqyrton reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj mosdeklarimit me kohë të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë sipas Ligjit për deklarimin e pasurisë. Monitorimi i OSBE-së tregon mungesë njëtrajtshmërie në praktikë në të tre institucionet relevante përgjegjëse në rastet penale lidhur me deklarimin e pasurisë – Agjencia Kundër Korrupsionit, prokuroritë dhe gjykatat – dhe shumë raste ku e drejta materiale dhe procedurale nuk janë zbatuar si duhet. Mospërputhjet e tilla kanë implikime negative në garantimin e sigurisë ligjore dhe barazisë para ligjit, siç garantohet në kornizën ligjore të Kosovës.
Qasja në regjistrim civil në Kosovë
Publishing date: 23 korrik 2012
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja, National minority issues, Roma dhe Sinti
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti vlerëson zbatimin e detyrimeve të institucioneve qendrore dhe komunale në aspekt të sigurimit dhe lehtësimit të regjistrimit civil për personat në gjendje më të vështirë, në veçanti komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptas të Kosovës.
Raporti i monitorimit të kuvendeve komunale (Mars 2009 – Dhjetor 2010)
Publishing date: 6 korrik 2011
Content type: Raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Demokratizimi, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport ofron një pasqyrë të mbajtjes së mbledhjeve të shumicës së organeve komunale përfaqësuese ligjvënëse në Kosovë, mes marsit 2009 dhe dhjetorit 2010, gjatë së cilës kohë Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). OSBE-ja ka vëzhguar 529 mbledhje të kuvendeve komunale.