Për të trajtuar problemin e trafikimit me qenie njerëzore të brendshëm dhe atij të jashtëm, Misioni bashkëpunon me një numër të partnerëve lokal. Ky bashkëpunim përfshinë institucionet e nivelit qendror siç janë grupi punues ndër-ministror për çështjet e anti-trafikimit dhe koordinatori i anti-trafikimit, si dhe partnerët e nivelit komunal siç janë policia komunale, punëtorët social, avokatët e viktimave, mësuesit, punëtorët, inspektorët tregtarë dhe ata sanitar, dhe organizatat jo-qeveritare.
Misioni monitoron punën e tyre dhe jep këshilla se si të përmirësohet përputhshmëria me të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe standardet e sundimit të ligjit dhe për të siguruar një qasje të koordinuar. Udhëzuesi i Misionit është i bazuar në Planin e Veprimit të OSBE-së për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe dokumenteve të tjera përkatëse të lëshuara nga institucionet e OSBE-së.
Bazuar në rezultatet e monitorimit, Misioni i këshillon partnerët lokal se si të zbatojnë më mirë Strategjinë e Kosovës dhe Planin e Veprimit Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore për vitin 2008-2011, dhe mban sesione trajnimi mbi çështjet e anti-trafikimit për mësuesit e shkollave fillore, të doganave dhe të zyrtarëve policor. Misioni është i përfshirë në përmirësimin e bashkëpunimit ndër-ministror duke zbatuar projekte që përfshijnë disa ministri, siç është mbështetja e Ministrisë së Drejtësisë në përpjekjet e tyre për të vendosur një linjë telefonike për ndihmë në anti-trafikim.
Në një përpjekje për të ngritur vetëdijesimin dhe për të informuar viktimat potenciale të rreziqeve nga trafikimi njerëzor. Misioni gjithashtu bënë dhe mbështet fushata të informimit publik. Këto përpjekje do të vazhdojnë gjatë 2011 me një fokus në popullatën e re rurale dhe komunitetet joshqiptare.
Dy objektivat madhore për vitin e ardhshëm do të jetë krijimi i një raportuesi për trafikimin e qenieve njerëzore si një organ për të analizuar, monitoruar dhe raportuar, dhe paraqitjen e një skeme të zbatueshme për kompensimin e viktimës.