Misioni i OSBE-së në Kosovë është misioni më i madh në terren, dhe promovon të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë dhe ndihmon zhvillimin demokratik të institucioneve. Selia e Misionit është e vendosur në Prishtinë dhe ka pesë qendra rajonale dhe 30 ekipe në terren që mbulojnë komunat në mbarë Kosovën.
Misioni ndihmon institucionet e Kosovës që t’i përmbahen parimeve për të drejta të njeriut dhe qeverisjes së mirë përmes politikave të monitorimit proaktiv që përfshinë monitorimin, analizimin, raportimin, dhe rekomandimin për veprime korrigjuese të mangësive të vërejtura. Kur është e nevojshme, Misioni ofron mbështetje me trajnime dhe këshilla. Për shkak të ri-konfigurimit të Misionit të OKB-së në Kosovë dhe reduktimit të stafit në prezencën e tij në terren, Misioni i OSBE-së ka marrë përgjegjësi të shtuar në rolin e monitorimit, në veçanti lidhje me paralajmërimin e hershëm dhe raportim.
Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë është Ambasadori Jean-Claude Schlumberger nga Franca, i cili është emëruar në tetor të vitit 2012. Ambasadori Schlumberger gjithashtu e kryen detyrën e Zëvendësit të Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (PPSP).
Seksioni për Shtyp dhe Informim Publik është pikë kontakti i Misionit për kërkesat për shtyp dhe publik. Gjithashtu organizon fushata për informim të publikut për mbështetje të programeve të Misionit.
Webfaqja e Misionit ofron një pasqyrë përmbledhëse të punës së vet. Për më shumë informata ju lutem kontaktoni zëdhënësin e misionit, Nikola Gaon.