OSCE Mission in Kosovo

Press release

OSBE mbështet Grupin e grave deputete në mbledhjen e fondeve për çështjen e shëndetit të grave

Prishtinë, 26 nëntor 2012 – Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës kanë lansuar sot një fushatë vetëdijesimi për rëndësinë e testimit të hershëm dhe zbulimin e kancerit të gjirit, si dhe të mbledhjes së fondeve për blerjen e një mamografi mobil.

“Gratë deputete të Kuvendit të Kosovës kanë ndërmarrë një iniciativë shumë të rëndësishme për mbështetësit e tyre në mbarë Kosovën”, tha Shefi i Misionit të OSBE-së Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

“OSBE mbështet punën e Grupit të grave deputete në përforcimin e rolit të grave në shoqëri dhe mbështetjen e mbrojtjes së interesave të tyre. Për këtë arsye OSBE ka  kënaqësinë që ta mbështesë këtë fushatë të rëndësishme për shëndetin e grave”.

Aktualisht instrumentet për testimin e kancerit të gjirit janë në dispozicion vetëm në gjashtë qytetet më të mëdha. Mamografia mobile do t’iu ofronte grave në tërë Kosovën qasje më të lehtë në testimin mjekësor shumë të rëndësishëm. Kur të blihet mamografia mobile pajisjet do të dërgohen në vendet rurale për të ofruar testim falas për gratë e të gjitha komuniteteve.

Fushata e emëruar ‘Mos u vononi – ndihmoni luftën kundër kancerit’ do të zgjatë për dy javë dhe do të mbarojë me një ngjarje për mbledhjen e fondeve në Prishtinë.

TV spotin në mbështetje të fushatës mund ta shihni në:
http://www.youtube.com/watch?v=do3PrXCNgJA
 

Contacts

  • Nikola Gaon
  • Mission Spokesperson
  • OSCE Mission in Kosovo
  • Prishtinë/Priština
  • Mobile: +377 44 501 066
    Office: +381 38 500 162
    Fax: +381 38 240 711
  • nikola.gaon@osce.org
  • OSCE Mission in Kosovo
  • Prishtinë/Priština
  • Office: +381 38 500 162
    Office: +381 38 240 100
    Fax: +381 38 240 711
  • press.omik@osce.org