OSCE Mission in Kosovo

Media advisory

Misioni i OSBE-së organizon konferencë rajonale për mediat e shkruara

PRISHTINË, 21 nëntor 2012 – Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë nesër një konferencë rajonale për gjendjen e mediave të shkruara që të ndihmojë identifikimin e mënyrave për t’i adresuar sfidat që ndikojnë në raportimin e pavarur dhe profesional.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile nga Prishtina, Beogradi, Lubjana, Podgorica, Shkupi, Sarajeva, Tirana dhe Zagrebi.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shefi i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Integrimit Europian në Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë, Thomas Gnocchi, dhe Kryesuesi i Bordit të Këshillit për Media të Shkruara në Kosovë Xhemajl Rexhepi, do të mbajnë fjalime.

Ftohen mediat të marrin pjesë në konferencë të enjten, 22 nëntor 2012, duke filluar nga ora 10:00 në Hotel Afa në Prishtinë.  
 

Contacts

  • Nikola Gaon
  • Mission Spokesperson
  • OSCE Mission in Kosovo
  • Prishtinë/Priština
  • Mobile: +377 44 501 066
    Office: +381 38 500 162
    Fax: +381 38 240 711
  • nikola.gaon@osce.org
  • OSCE Mission in Kosovo
  • Prishtinë/Priština
  • Office: +381 38 500 162
    Office: +381 38 240 100
    Fax: +381 38 240 711
  • press.omik@osce.org