OSCE Mission in Kosovo

News

OSBE trajnon agjencitë për zbatim të ligjit në hetimin e korrupsionit dhe mashtrimeve në prokurim

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri ka përfunduar më 19 tetor 2012 trajnimi i organizuar nga Misioni i OSBE-së për hetim të korrupsionit dhe mashtrimeve në prokurim.

Trajnimi dy-javor, të cilin e kanë ndjekur më shumë se 20 hetues nga policia, Departamenti Special kundër Korrupsionit, dogana, Inspektorati i Policisë së Kosovës dhe Qendra e Inteligjencës Financiare, është fokusuar në identifikimin e mangësive në procedurat e prokurimit dhe tenderimit, si dhe hetimin e praktikave të mundshme korruptive.

“Mbikëqyrja dhe hetimi i aktiviteteve të dyshimta të prokurimit janë qenësore në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Naim Hoxha, këshilltar për luftimin e krimit të organizuar në Misionin e OSBE-së në Kosovë. “Me këtë trajnim ne po ndihmojmë në ngritjen e kapaciteteve të disa agjencive të rëndësishme dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre”.

Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizim dhe zhvillim të sektorit të sigurisë publike.

Contacts

  • Nikola Gaon
  • Mission Spokesperson
  • OSCE Mission in Kosovo
  • Prishtinë/Priština
  • Mobile: +377 44 501 066
    Office: +381 38 500 162
    Fax: +381 38 240 711
  • nikola.gaon@osce.org
  • OSCE Mission in Kosovo
  • Prishtinë/Priština
  • Office: +381 38 500 162
    Office: +381 38 240 100
    Fax: +381 38 240 711
  • press.omik@osce.org