OSCE Mission in Kosovo

Media advisory

Misioni i OSBE-së në Kosovë prezanton rezultatet e kampit arkeologjik për të rinj të Ulpianës

Misioni i OSBE-së në Kosovë prezanton rezultatet e kampit arkeologjik për të rinj të Ulpianës

Prishtinë, 26 korrik 2012 – Misioni i OSBE-së në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Muzeu i Kosovës do ta organizojnë nesër një vizitë te vendbanimi i vjetër romak dhe bizantin i Ulpianës për të prezantuar artefaktet e gjetura dhe për ta shënuar përmbylljen e një kampi arkeologjik multietnik të të rinjve.

Misioni i OSBE-së ka mbështetur organizimin e kampit arkeologjik të të rinjve gjatë nëntë viteve të kaluara në vijë me mandatin e vet për të promovuar dialogun ndëretnik dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Këtë vit, përveç të rinjve nga pjesë të ndryshme të Kosovës, kampit dyjavor dhe vizitave në vendet e trashëgimisë kulturore në Pejë, Prizren dhe Novo Bërdë i janë bashkuar edhe të rinj nga vendet e Evropës Juglindore.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Hjortur Sverrison; drejtoresha e Departamentit për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vjollca Aliu; drejtori Institutit Arkeologjik, Enver Rexha dhe drejtori i Muzeut të Kosovës, Shafi Gashi do të flasin në këtë ngjarje.

Ftohen mediat që të jenë te vendbanimi i vjetër Ulpiana të premten, më 27 korrik 2012, në orën 11:00.

Contacts

  • Nikola Gaon
  • Mission Spokesperson
  • OSCE Mission in Kosovo
  • Prishtinë/Priština
  • Mobile: +377 44 501 066
    Office: +381 38 500 162
    Fax: +381 38 240 711
  • nikola.gaon@osce.org
  • OSCE Mission in Kosovo
  • Prishtinë/Priština
  • Office: +381 38 500 162
    Office: +381 38 240 100
    Fax: +381 38 240 711
  • press.omik@osce.org