Prishtinë, 10 korrik 2012 – Misioni i OSBE-së në Kosovë do ta organizojë nesër një konferencë për ta prezantuar raportin e vet rreth funksionimit të institucioneve të pavarura dhe raportet e tyre me Kuvendin e Kosovës.
Pjesëmarrësit në konferencë do t’i shqyrtojnë sfidat me të cilat përballen 30 institucionet e pavarura, përfshirë financimin, legjislacionin që ndryshon dhe mospërputhshmërinë me vendimet e marra, si dhe do të diskutojnë rekomandimet për adresimin e këtyre sfidave.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer; Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Ombudspersoni i Kosovës, Sami Kurteshi do të flasin në këtë konferencë.
Ftohen gazetarët që ta ndjekin hapjen e kësaj konference, të mërkurën, më 11 korrik 2012, në orën 10:15 në Hotel Sirius.