Representative on Freedom of the Media

Press release

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e medias e alarmuar me vendimin e gjykatës në Shkup për vazhdimin e paraburgimit të gazetarit

VIENË, 25 korrik  2013 – Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, ka dënuar sot vazhdimin e paraburgimit të gazetarit hulumtues, Tomislav Kezharovski në Shkup.

Gjykata penale në Shkup së fundmi ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e gazetarit për 30 ditë të tjera. Ai ka kaluar tashmë 60 ditë në paraburgim që prej arrestimit fillestar më 28 maj, kur ai u arrestua lidhur me një artikull që shkroi në vitin 2008 për revistën Reporter 92 në të cilën zbuloi identitetin e dëshmitari në një rast vrasjeje.

"Është e papranueshme që një gazetar të arrestohet për raportimin e tij. Unë tashmë kam intervenuar dy herë për këtë rast muajin e kaluar. Sot, jam veçanërisht e shqetësuar për faktin se gjykata ka zgjatur paraburgimin e tij për tridhjetë ditë të tjera,” tha Mijatoviç.

Tre ditë më parë, Kezharovski ka filluar një grevë urie në shenjë proteste për vazhdimin e  paraburgimit të tij. Ai thuhet se është në një gjendje të keqe mendore dhe fizike si rezultat i arrestimit të tij. Shoqëria civile dhe shumë kolegë të Kezharovskti tashmë kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e tij.

"U bëj thirrje autoriteteve që të dëgjojnë këta zëra të shoqërisë civile, dhe gjithashtu i bëj apel  Tomisllav Kezharovskit që të përfundojë grevën e urisë", tha Mijatoviç.

"Edhe një herë, theksoj rëndësinë e lejimit të gazetarëve për të kryer raportim hulumtues mbi çështjet e interesit publik, të lirë nga kërcënimet e burgimit dhe të pa detyruar që të zbulojnë burimet e tyre. U bëj thirrje autoriteteve në Shkup të konsiderojnë këtë çështje si urgjente dhe serioze. Paraburgimi i vazhdueshëm Kezharovskit tashmë ka një ndikim të rëndë për lirinë e medias në vend," përfundoi Mijatoviç.

Komunikatën e parë për shtyp lidhur me paraburgimin fillestar të Kezharovskit mund ta gjeni këtu: http://www.osce.org/fom/102198

Contacts

  • Office of the OSCE Representative on Freedom of the Media
  • Wallnerstrasse 6
  • 1010 Vienna
  • Austria
  • Office: +43 1 514 36 6800
    Fax: +43 1 514 36 6802
  • pm-fom@osce.org
  • Gunnar Vrang
  • Office of the OSCE Representative on Freedom of the Media
  • Wallnerstrasse 6
  • 1010 Vienna
  • Austria
  • Office: +43 1 51436 6602
    Mobile: +43 664 1342828
    Fax: +43 1 514 36 6802
  • gunnar.vrang@osce.org