OSCE Presence in Albania

Press release

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri takohet me koalicionin e vëzhguesve vendorë të zgjedhjeve

TIRANË, 27 nëntor 2012 – Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, u takua sot me përfaqësues të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, për të diskutuar veprimtaritë e planifikuara përpara zgjedhjeve parlamentare të 2013-s.

Wollfarth e përgëzoi përfshirjen e Koalicionit në vëzhgimin e përgatitjeve dhe zhvillimit të zgjedhjeve. “Unë e shoh pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile në procesin zgjedhor si thelbësore për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, rrjedhimisht për krijimin e besimit në procesin zgjedhor”,  tha ai. “Vëzhgimi vendor i zgjedhjeve plotëson përpjekjet ndërkombëtare në këtë fushë. Të dyja mbështesin të njëjtin qëllim: atë të sigurimit që zgjedhjet të jenë vërtet demokratike dhe kuptimplota”.

Ai shtoi se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë ta mbështesë shoqërinë civile.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është një aleancë organizatash joqeveritare dhe jopolitike, që kanë për qëllim zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Koalicioni ka monitoruar dhe ka përgatitur raporte për proceset zgjedhore që nga viti 2003.

Contacts

  • Joana Karapataqi
  • National Public Affairs Officer
  • Office of Head of Presence
  • OSCE Presence in Albania
  • Sheshi "Italia"
    Sheraton Hotel, 1st Floor
  • Tirana
  • Albania
  • Office: +355 4 223 5993 ext. 232
    Fax: +355 4 224 4204
  • Joana.Karapataqi@osce.org
  • OSCE Presence in Albania
  • Sheshi "Italia"
    Sheraton Hotel, 1st Floor
  • Tirana
  • Albania
  • Office: +355 4 223 59 93
    Fax: +355 4 223 59 94
  • pm-al@osce.org