OSCE Presence in Albania

Press release

Kryetari i Prezencës së OSBE-së mirëpret kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri

TIRANË, 18 shtator 2012 – Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti sot miratimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, të cilat kufizojnë imunitetin e përgjithshëm nga ndjekja penale për deputetët, gjyqtarët dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

“I përgëzoj të gjitha palët politike që miratuan sot këtë ligj të rëndësishëm. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, përfshirë zyrtarët publikë. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri kur shkelet ligji”, tha Wollfarth. “Ndryshimet e miratuara sot nga Kuvendi heqin një pengesë të madhe në hetimin e rasteve të dyshuara për korrupsion. Tani është në dorën e autoriteteve shqiptare të krijojnë një bilanc bindës vendimesh dhe dënimesh ose gjobash të forta dhe të përshtatshme në të gjitha rastet e korrupsionit”.

“Gjithashtu, ftoj për debate dhe konsultime të plota dhe gjithëpërfshirëse, me të gjitha palët e interesuara, në fusha të tjera të rëndësishme, që prekin zemrën e reformës në drejtësi dhe pavarësinë e gjyqësorit. Prezenca e OSBE-s mbetet e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj në këtë proces”, tha ai.

Contacts

  • Joana Karapataqi
  • National Public Affairs Officer
  • Office of Head of Presence
  • OSCE Presence in Albania
  • Sheshi "Italia"
    Sheraton Hotel, 1st Floor
  • Tirana
  • Albania
  • Office: +355 4 223 5993 ext. 232
    Fax: +355 4 224 4204
  • Joana.Karapataqi@osce.org
  • OSCE Presence in Albania
  • Sheshi "Italia"
    Sheraton Hotel, 1st Floor
  • Tirana
  • Albania
  • Office: +355 4 223 59 93
    Fax: +355 4 223 59 94
  • pm-al@osce.org